AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimi për gjyqtarin Genti Shala

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Genti Shala | Foto : Edmond Hoxha

Komisioneri Publik, Darjel Sina tha se një denoncim i ri rezultoi i pabazuar, ndërsa përdorimi i një mjeti në vitin 2015 nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk ndikonte në analizën financiare. Shala kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së.

Gjyqtari Genti Shala | Foto : Edmond Hoxha

Komisionieri Publik, Darjel Sina paraqiti të enjten konkluzionet përfundimtare për ankimin e kryer nga kolegu i tij, Florian Ballhysa në çështjen ndaj gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Genti Shala.

Sina zëvendësoi edhe në këtë seancë komisionerin Ballhysa, i cili nuk ishte i pranishëm. Pasi lexoi kërkimet e kryera nga institucioni i Komisionerëve Publikë dhe qëndrimin e gjyqtarit Shala gjatë seancës parardhëse më 30 shtator, Sina u shpreh se nga hetimi gjyqësor ishte konstatuar se shkaqet e ngritura në ankim nuk qëndronin dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK, që u kërkua më pas edhe nga subjekti.

Gjyqtari Genti Shala u konfirmua në detyrë më 4 gusht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa një çështje e gjykuar prej tij u transferua për inspektim në ILD. Vendimi i zbardhur i KPK-së tregon se gjyqtari Shala mori vlerësime pozitive për figurën dhe profesionalizmin, si dhe arriti të bindte trupën gjykuese se një apartament i blerë në vitin 2000 për të cilin u ngritën dyshime për pronësinë nëse i përkiste në të vërtetë tezes së tij.

Një ditë para se të përfundonte afati i ankimit, pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM mbërriti një denoncim anonim që ngrinte dyshime se gjyqtari Shala kishte fshehur aksione në një shoqëri ndërtuese. ONM i rekomandoi Komisionerit ankimin e vendimit të KPK me qëllim hetimin e këtij denoncimi, si dhe të një kontrate huaje të vitit 2015 me argumentin se mund të sillte ndryshim në analizën financiare.

Rekomandimi i ONM u prit me dy qëndrime nga komisionerët publikë Darjel Sina dhe Florian Ballhysa – ku i pari u shpreh se vendimi i KPK ishte i drejtë, ndërsa tjetri ushtroi ankim duke u bazuar plotësisht në rekomandimin e ONM-së.

Gjatë seancës së të enjtes, Sina deklaroi se Komisioneri Publik detyrohet që kërkimet ti bazojë në provat e siguruara nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ndryshe nga kërkimet e komisonerit për administrimin e dokumentacionit të regjistrimit të shoqërisë ndërtuese në Gjykatën e Tiranës, Kolegji vendosi në seancën parardhëse që të merret si provë ekstrakti historik nga QKB.

Sina theksoi se nga këqyrja e ekstraktit historik të shoqërisë “Sky 07 Construction sh.p.k.” me administrator Leonard Lulaj, nuk rezulton që gjyqtari Genti Shala të jetë ortak apo të ketë zotëruar ndonjëherë kuota të kësaj shoqërie. Sipas Komisionerit, bazuar në këto prova denoncimi rezulton i pabazuar.

Sipas tij, edhe kontrata noteriale për huapërdorjen e mjetit tregonte se nuk kishte huamarrje të ndonjë vlere monetare dhe për pasojë nuk mund të kishte ndikim në analizën financiare të vitit 2015.

“Komisioni Publik kërkon lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, përfundoi Sina konkluzionet përfundimtare.

Ai vijoi më pas me paraqitjen e qëndrimit të kolegut Florian Ballhysa për një ankesë të mbëritur më 4 tetor nga shtetasi A.S, i cili pretendon se gjyqtari Shala ka shkelur afatet ligjore të shqyrtimit të ankimit të tij ndaj një vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sina shpjegoi se Sallaku kishte kryer ankesë edhe pranë ONM-së, Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, si dhe kishte kryer rekurs në Gjykatën e Lartë ku çështja është ende në fazën e studimit.

Gjyqtari Genti Shala u qëndroi parashtrimeve të tij për të dy shkaqet e ankimit gjatë konkluzioneve përfundimtare. “Denoncimi se zotëroj 15% të kutoave në një shoqëri ndërtuese e deklaroi me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore se është i rremë,” pohoi Shala dhe u shpreh se denoncuesi duket haptazi se ka pasur si qëllim zvarritjen e procesit të rivlerësimit ndaj tij. “Është i bazuar në fantazi dashakeqe. Është e provuar se nuk kam lidhje,” pohoi Shala.

Ai sqaroi se është provuar edhe prej analizës së kryer nga KPK se marrëdhënia e vetme që ai ka me këtë shoqëri ndërtuese është ajo e blerjes së apartamentit, për të cilin nuk janë gjetur probleme. “Kërkoj që denoncimi të konsiderohet i pavërtetë”, këmbënguli Shala.

Për shkakun tjetër lidhur me moshetimin nga KPK të një huaje të vitit 2015, Shala vërejti se kishte dorëzuar si provë aktin noterial të huapërdorjes së mjetit që provonte se nuk ka marrje të vlerave monetare. “Është qartësisht i konstatueshëm se paqartësia e ONM dhe Komisionerit Publik ka ardhur si pasojë e formatit të infomacioneve të Ministrisë së Drejtësisë,” tha Shala. Sipas tij, formatimi teknik e paraqiste gabimisht si hua kontratën e huapërdorjes së mjetit.

“Provat vërtetojnë se nuk qëndron edhe ky shkak dhe duhet të konsiderohet si i pabazuar në prova dhe në ligj”, kërkoi Shala.

Ai tha se ishte njohur me denoncimin e kryer nga shtetasi A.S dhe e kundërshtoi ai, duke pohuar se dosjen në fjalë e kishte dorëzuar brenda afatit ligjor.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues solli në vëmendje të komisionerit procedurën që parashikon se pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, diskutimet e tjera që janë tej kontekstit të objektit të çështjes nuk mund të trajtohen.

“Debati për denoncimin duhet të ishte kryer përpara paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare,” theksoi kryesuesi i trupës gjykuese të KPA, Sokol Çomo.

Megjithatë, Çomo sqaroi se Kolegji e kishte shqyrtuar denoncimin dhe vendosi të mos e hetojë atë. Trupi gjykues vendosi të deklarojë të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për shpalljen e vendimit më datë 11 tetor, ora 13:00.

 

Etiketa: AnalizëAnkimAnkimiDarjel sinaDenoncimEdmond HoxhaFlorianFlorian BallhysaGenti ShalaGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtarehuaILDKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKLigjndikimONMParaQKBSHshtatorSokol ÇomoTiranëVendimi
Tjetri
Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM

KPA prish vendimin për ndërprerjen e vetingut për Shkëlqim Mirin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.