AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pandora Papers zbulon ministrin e dytë serb me një kompani offshore

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Novica Toncev, ministri i Serbisë përgjegjës për zhvillimin e komunave të varfra. Foto: Faqja e tij zyrtare në Facebook.

Pandora Papers ka zbuluar se përveç Sinisa Mali, një tjetër ministër serb, Novica Toncev, kishte gjithashtu një kompani sekrete të padeklaruar offshore, të regjistruar në Ishujt Virxhin Britanikë.

Novica Toncev, ministri i Serbisë përgjegjës për zhvillimin e komunave të varfra. Foto: Faqja e tij zyrtare në Facebook.

Pasi media investigative serbe KRIK publikoi konfirmimin e pretendimeve se Ministri i Financave i Serbisë, Sinisa Mali, zotëronte një sërë pronash në Bullgari të blera përmes kompanive sekrete offshore, ajo ka raportuar se “Pandora Papers” gjithashtu hedhin dritë mbi aktivitetet e fshehura të një tjetër ministri serb – Novica Toncev, ministër për zhvillimin e komunave të varfra.

Rrjedhja e madhe e dokumenteve financiare nga kompanitë offshore, “Pandora Papers”, ku përfshihen 12 milionë dosje, përbën rrjedhjen më të madhe të tillë në histori.

KRIK tha se dokumentet tregojnë se Toncev themeloi fshehurazi një kompani offshore në Ishujt Virxhin Britanikë në 2010, të cilën, si Mali, ai nuk e raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit të vendit, siç ishte i detyruar ta bënte me ligj.

Toncev hapi një kompani të quajtur “Service for Efficient Energy” në parajsën e njohur fiskale, ku kompanitë mund të themelohen pa bërë të njohur pronarin e tyre.

Përmes kësaj, ai kishte hapur një llogari në Zvicër, arriti në përfundimin KRIK nga dokumentet, të rrjedhura nga agjencia zvicerane SFM, e cila merret me krijimin e kompanive offshore.

Pasi agjencia zvicerane themeloi kompaninë offshore të Toncev, ajo lëshoi ​​një faturë për tarifat për shërbimet e saj, një prej të cilëve ishte hapja e një llogarie në Zvicër.

Toncev, nënkryetar i Partisë Socialiste bashkëqeverisëse të Serbisë, SPS, fillimisht u tha gazetarëve të KRIK se ai nuk kishte lidhje me ndonjë kompani offshore dhe se ndoshta firma e tij ishte falsifikuar.

Ai që atëherë ka pranuar se ka në pronësi një kompani offshore, por pretendoi se nuk e kishte raportuar këtë gjë tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit sepse në atë kohë ajo nuk ishte funksionale. “Kur një kompani fillon të punojë, unë raportoj, dhe ndërsa kur ajo nuk punon, unë nuk e raportoj”, u tha ai gazetarëve.

Toncev tha se ai e themeloi kompaninë me këshillën e një biznesmeni me bazë në Singapor, Darko Tamindzic, i cili i siguroi atij njerëz që e ndihmuan për të themeluar kompaninë. Pak dihet për Tamindzic, 60 vjeç, pavarësisht karrierës së tij të gjatë në fushën e biznesit dhe lidhjeve të tij ndërkombëtare.

Disa nga bashkëpunëtorët e tij i thanë KRIK se ai bën biznes kryesisht në Kinë. Një fotografi e rrallë e tij në internet është shkrepur në nëntor 2014 në Riad, Arabi Saudite, kur u nënshkrua një kontratë e madhe midis kompanisë shtetërore kineze Norinco, e cila merret me prodhimin dhe ndërtimin e armëve, dhe Soroof, një kompani në pronësi të princit të Arabisë Saudite Bander bin Abdullah Al Saud.

Njëra nga kompanitë e Tamindzic gjithashtu kishte një kontratë me një kompani në pronësi të Nikola Petrovic, ish-kreu i kompanisë shtetërore të transmetimit të energjisë elektrike në Serbi, emri i së cilës ka dalë gjithashtu në dokumentet e Pandora Papers. Gjatë kohës së tij në detyrë, edhe ai nuk e raportoi kompaninë  e tij offshore, e regjistruar gjithashtu në Ishujt Virxhin Britanikë, edhe pse e kishte të detyruar ta bënte këtë me ligj.

Etiketa: ArmëBullgaridosjeEmriFacebookfotografigazetarkompani offshoreKorrupsionKRIKLigjMaliMediaNovica ToncevPandora PapersPartisë SocialistePunëPunëtorPunëtorëRiadSerbiSHSingaporZvicër
Tjetri
Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.