AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dy gazetarë fitojnë Nobelin për paqe

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Komiteti Norvegjez për çmimin Nobel për Paqe i dha çmimin prestigjioz Maria Ressas, një gazetareje investigative nga Fipilinet dhe gazetarit rus Dmitry Muratov, si mirënjohje për luftën e tyre në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Dy gazetarë ndanë çmimin Nobel për paqe për vitin 2021 me motivacionin: “Për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen,” bëri të ditur komiteti i Çmimit Nobel për Paqe në Norvegji.

Maria Ressa, 58 vjeç, gazetare nga Filipinet, është përballur gjatë karrierës së saj me përndjekje të panumërta politike, përfshirë arrestime nga qeveria e Duertes ndërsa është dënuar me gjashtë vjet burg në një gjyq për shpifje të pretenduara nga një biznesmen. Organizata e saj mediatike në Filipine, Rappler, është sulmuar shpesh nga qeveria e presidentit Rodrigo Duterte si “spiune e huaj”.

Ressa u nominua për çmimin Nobel nga udhëheqësi sindikalist norvegjez Jonas Gahr Støre sëbashku me organiztatat Reporterë pa Kufi dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Støre shkroi në letrën e nominimit: “Ajo është njëkohësisht simbol dhe përfaqësuese e mijëra gazetarëve nëpër botë. Nominimi plotëson aspektet kyçe të testamentit të Alfred Nobel në lidhje me promovimin e paqes. Media e lirë dhe e pavarur mund të informojë dhe të ndihmojë për të kufizuar dhe ndaluar zhvillimet që sjellin konflikte të armatosura dhe luftë.”

Dmitry Muratov, 59 vjeç, është gazetar rus që ka drejtuar Novaya Gazeta mes viteve 1995 dhe 2007. Gazeta që ai drejtoi dhe ku vijon të punojë konsiderohet si “gazeta e vetme kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot,” sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Berit Reiss-Andersen, kryetarja e Komitetit të Nobelit për Paqe, lavdëroi gazetarët nga Filipinet dhe Rusia duke thënë: “Duke i dhënë Çmimin Nobel për Paqe dy gazetarëve të shkëlqyer dhe shumë guximtarë që kanë dëshmuar arritje në profesionin e tyre ilustron me të vërtetë se çfarë do të thotë të jesh gazetar dhe se si të ushtrosh lirinë e shprehjes edhe nën rrethanat më të vështira”.

Komitetet e Nobelit për paqen dhe letërsinë janë vënë nën kritika të vazhdueshme për përzgjedhjet e tyre në të shkuarën, ku fituesit kanë qenë në përgjithësi meshkuj të bardhë dhe përfaqësues të qytetërimit perëndimor. Nobeli për paqe është kritikuar në veçanti për dështimin për të vepruar në mënyrë domethënëse në rastin e Aung San Suu Kyi, ish-udhëheqëses së Miamarit, e cila fitoi çmimin Nobel për paqe në vitin 1991 por nuk reagoi dhe as nuk e dënoi gjenocidin e kryer nga ushtria e vendit të saj ndaj minorancës Rohingia, një minorancë popullsie myslimane në vendin e dominuar nga hindutë.

Çmimin Nobel për Paqe e kanë fituar deri më sot 17 gra ndërsa Maria Ressa bëhet gruaja e tetëmbëdhjetë që e fiton atë.

Çmimi Nobel për letërsi, i shpallur të enjten, iu dha shkrimtarit Abdulrazak Gurnah. Ai është shkrimtari i dytë me rrënjë afrikane dhe me ngjyrë që fiton këtë çmim. Librat e tij flasin shpesh për periudhën e kolonializmit dhe për jetën e emigrantit në një vend të huaj. Ai vetë ka jetuar në Britaninë e Madhe që nga viti 1960 pavarësisht se ka lindur dhe ka kaluar vitet e para të jetës në Zanzibar, sot Tanzani. Gjithsej pesë shkrimtarë nga Afrika e kanë fituar këtë çmim, Wole Soyinka nga Nigeria më 1986, Naguib Mahfouz nga Egjipti më 1988, Nadine Gordimer më 1991 dhe John Maxwell Coetze më 2003, këta dy të fundit, nga Afrika e Jugut. Doris Lessing, shkrimtare e rritur në Rhodezi, (sot Zimbabve) dhe që ka jetuar në Britaninë e Madhe, fitoi çmimin Nobel në vitin 2007.

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutarrestimeBiznesmenBurggazetagazetargazetareGjyqgraKufiletërsimbrojtjeMediamyslimanendikimNorvegjipaqeParaQeveriareporterRusiRusiaShpifjeTanzaniUshtriaZimbabve
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Beratit Durim Hasa.

KPK: Durim Hasa nuk provoi pasurinë dhe ka cënuar besimin e publikut

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.