AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve zgjodhi tre anëtarët e rinj të KLGJ-së. Foto arkivë: Edmond Hoxhaj.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve zgjodhi tre anëtarët e rinj të KLGj-së, gjyqtarët Irena Plaku, Ridvan Hado dhe Klodian Kurushi, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët gjyqtarë të Këshillit që u përfundon mandati 3-vjeçar.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve zgjodhi tre anëtarët e rinj të KLGJ-së. Foto: Edmond Hoxhaj.

Trupa e gjyqtarëve të Shqipërisë u mblodh të premten dhe zgjodhi tre anëtarët e rinj për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGj, si dhe anëtarin e Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Tre të zgjedhurit për në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të zëvendësojnë anëtarët gjyqtarë të këtij këshilli, të cilët kanë mandate 3-vjeçare që përfundojnë më 12 dhjetor, konkretisht anëtarin Medi Bici nga radhët e Gjykatës së Lartë, Ilir Toskën nga Apeli dhe Brunilda Kadin nga shkalla e parë. Po më datë 12 dhjetor u përfundon mandati edhe dy anëtarëve nga radhët e juristëve të spikatur, Erjon Muharremajt dhe Maksim Qokut, vendet e të cilëve do të plotësohen nga Kuvendi.

Për zëvendësimin e Medi Bicit garuan mes tyre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi. Gjyqtarët zgjodhën Kurushin me 145 vota kundrejt 93 votave të marra nga Vokshi.

Gjyqtari i Apelit, Ilir Toska do të zëvendësohet nga gjyqtari Ridvan Hado, i cili mori 140 vota të kolegëve kundrejt 101 votave të mbledhura nga rivalja në garë, Vojsava Osmanaj.

Si përfaqësuese e gjykatave të shkallës së parë në KLGJ u zgjodh gjyqtarja Irena Plaku, e cila mori 158 vota. Kandidatja tjetër, Manjola Xhaxho siguroi 75 vota nga kolegët.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve nxorri në pah vakancat e shumta në sistemin e drejtësisë, të shkaktuara nga procesi i vetingut. Nga organika prej 408 gjyqtarësh, aktualisht e ushtrojnë funksionin 263 gjyqtarë dhe ishin të pranishëm në mbledhje 247 prej tyre.

Të tre kandidatët e zgjedhur të premten si anëtarë të KLGj-së janë konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë.

Nga katër kandidatët për anëtarë në Këshillin Drejtues të Këshillit të Shkollës së Magjistraturës, gjyqtarët Ilir Panda, Irida Kacerja, Florjan Kalaja dhe Genti Dokollari, u zgjodh ky i fundit me 80 vota. Edhe gjyqtari Dokollari është konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë.

 

Etiketa: ApeliAsim VokshiFlorjan KalajaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarIlir PandaIlir ToskaIrena PlakuIrida KacerjakandidatëtKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlodian KurushiKuvendiMbledhjeMedi BiciProcesi i vetingutSHshqipVendimVojsava OsmanajVota
Tjetri
Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi arrestohet për tenderin 1 miliard lekë

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi arrestohet për tenderin 1 miliard lekë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.