AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grabiten dokumente në zyrat e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dollapët e thyer në zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë. Foto:Jerola Ziaj

Një person ka thyer dy zyra të Këshillit të Qarkut në Vlorë dhe dyshohet se ka marrë dokumente për pronat në bregdetin e Dhërmiut.

Dollapët e thyer në zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë. Foto:Jerola Ziaj

Dy zyra të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë u thyen dhe u grabitën të martën pas mesnate, ndërsa dyshohet se janë marrë dokumente në lidhje me pronat në bregdet. Bardhyl Gjika, drejtor i drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës i tha BIRN se një person i pajisur me mjete të forta ka thyer zyrat.

“Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, tha Gjika, ndërsa shtoi se zyrat e sulmuara ishin më të rëndësishmet e Këshillit të Qarkut dhe ruanin dokumente origjinale të pronave në bregdet.

Burime nga policia i thanë BIRN se ishin grabitur dosje të pronave të bregdetit që nuk ishin marrë në dorëzim nga arkiva e ASHK- së, për shkak të mangësive. Gjika tha se ende nuk kishte qartësi se çfarë ishte grabitur në zyra. “Menjëherë erdha këtu kam gjetur policinë gjeta rojet dhe po merret policia. Njëkohësisht po bëjmë një inventar për të saktësuar çfarë mungon”, tha ai.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.

Oficerë të policisë që kërkuan të mos identifikoheshin thanë se vjedhja kishte ndodhur në jo më shumë se 3 -5 min. Sipas të njëjtit burim në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin  Dhërmi, Himarë.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër hyrjeje në godinë dhe u është shmangur atyre. Autoritet dyshojnë se autori, ka vepruar i ndihmuar me informacion nga zyrtarë të institucionit dhe ka marrë vetëm një numër dosjesh me interes.

Etiketa: Agjencia Shtetërore eASHKBardhyl GjikaBIRNbregdetDhërmidosjePolicia
Tjetri
Të imagjinosh një Breton Uds të ri

FMN rekomandon rritje të të ardhurave nga taksat dhe transparencë shpenzimesh

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.