AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PS zyrtarizon kërkesën për zgjatjen e mandatit kushtetues të vetingut

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA

Partia Socialiste dorëzoi në Kuvend kërkesën për zgjatjen me 30 muaj të mandatit të institucioneve të vetingut. Amendimi i Kushtetutës kërkon edhe votat e opozitës, por kjo e fundit nuk ka ende një qëndrim zyrtar.

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA

Partia Socialiste zyrtarizoi të premten kërkesën për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë – dy institucionet e vetingut të parashikuara në Kushtetutë me mandat 5 vjeçar.

Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës është firmosur nga 28 deputetë.

Mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionerëve Publikë përfundon në korrikun e vitit 2022 dhe mazhoranca kërkon zgjatjen e mandatit deri më 31 dhjetor 2024.

“…duke shtuar mandatin edhe 30 muaj të tjerë, të cilat unë besoj se janë të mjaftueshme për t’a përmbyllur procesin e Vetingut,” tha Balla. Ai e cilësoi këtë një çështje teknike, por të rëndësishme për vazhdimin e procesit të vetingut ‘me të njëjtin standard’.

Deri në fund të korrikut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfundoi procesin e rivlerësimit për 421 magjistratë nga 801 subjekte në total ose gati 52% të totalit. Nga këta, u konfirmuan në detyrë vetëm 174 magjistratë, ndërsa pjesa tjetër prej 60% u shkarkuan nga detyra ose u larguan përmes dorëheqjeve.

Partia Demokratike nuk ka deri më tani një qëndrim zyrtar nëse do ta mbështesë nismën për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa është shprehur skeptike ndaj reformës në drejtësi në tërësi. Të enjten në seancë plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e akuzoi mazhorancën se e ka “shkatërruar reformën në drejtësi, duke kapur për bishti drejtuesit e drejtësisë së re”.

Konkretisht socialistët kërkojnë ndryshimin e një togfjalëshi në nenin 179/b pika 8 në Kushtetutë,  ku thuhet se “Mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit tyre”. Pjesa e dytë e këtij formulimi propozohet që të bëhet “përfundon në 31 dhjetor 2024”.

Reforma në Drejtësi u miratua me konsensus mes palëve në verën e vitit 2016.

 

Etiketa: BashadeputetEdi RamakomisionerKomisioni i Pavarur i KualifikimitKryeministri Edi RamaKuvendLulzim BashaMagjistratPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePSRamaReformaTaulant Balla
Tjetri
Grabiten dokumente në zyrat e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë

Zyrtarët e Qarkut Vlorë arrestohen për falsifikim aktesh pronësie

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.