AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Incident për transmetimin ‘live’ në komisionin hetimor për zgjedhjet

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e komisionit hetimor. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Pas largimit të deputetëve socialistë nga komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit,  Kuvendi ndërpreu sinjalin e transmetimit live të mbledhjes, duke shkaktuar përplasje mes kryetarit Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësueses së administratës, Lefterie Luzi.  

Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e komisionit hetimor. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit dështoi sërish të prodhonte rezultate të mërkurën, pas debateve për procedurë mes palëve.

Anëtarët socialistë të komisionit u larguan nga mbledhja, pasi kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj, nuk pranoi të fuste në rendin e ditës votimin e rregullores së komisionit, një çështje e cila u bë shkak edhe për dështimin e mbledhjes së mëparshme.

Pas largimit të deputetëve të PS, Alibeaj e vazhdoi mbledhjen duke u dhënë fjalën anëtarëve të opozitës në komision. Kjo situatë prodhoi konflikt mes tij dhe përfaqësuesve të administratës së Kuvendit, të cilët vendosën të ndërpresin transmetimin live.

Lefterie Luzi, drejtoreshë e Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare në Kuvend, hyri në sallën e Komisionit për të ndërprerë transmetimin, por Alibeaj replikoi me të dhe e paralajmëroi me padi penale për shkelje të ligjit.

“Unë jam e administratës dhe kur mbledhja s’ka kuorum, nuk mund të trasmetohet,” tha Luzi.

Sipas Alibeajt, detyra e administratës është të vazhdojë transmetimin, deri kur kryetari të deklarojë fundin e mbledhjes. “Nëse do merrni urdhra të paligjshme, ose të merrni urdhra për të ndërprerë sinjalin televiziv, do jem i detyruar të ushtroj të drejtat e mia, për gjithëkënd nga ju, deri në kallëzim penal,” tha Alibeaj, ndërsa kërkoi ndërhyrjen e punonjësve të Gardës për largimin e Luzit nga salla.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj e cilësoi veprimin e administratës së Kuvendit një tentativë për “të penguar veprimtarinë e Komisionit”. “Heqin sinjalin që media dhe publiku të mos shohë se çfarë, ku dhe si po hetojmë,” tha ai.

Por sipas sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, administrata ka vepruar në përputhje me rregulloren dhe se ky është një standard i ndjekur edhe më parë.

“Një mbledhje komisioni është e vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të komisionit,” tha Gjonçaj për BIRN.  “Nëse mungon kuorumi, atëherë kjo mbledhje nuk është e ligjshme sepse nuk mund të prodhojë asnjë vendimmarrje, e si e tillë as nuk mund të regjistrohet, zbardhet apo transmetohet,” shtoi ai.

Mbledhja e së mërkurës ishte e katërta në radhë e këtij komisioni që përfundoi pa arritur të marrë asnjë vendim konkret për nisjen e punës. Debatet për formulimin e rregullores dhe mënyrën e funksionimit të drejtimit të komisionit kanë mbajtur peng miratimin e planit hetimor. Alibeaj tha se qëllimi i mazhorancës është “të pengojë të thirret dëshmitar Edi Rama”. Kurse anëtarët socialistë akuzojnë Alibeaj se po synon ta nxjerrë komisionin nga “shinat e ligjshmërisë”.

Etiketa: AdministrataBIRNdeputetEdi RamaEnkelejd AlibeajErvin SalianjiGazment BardhiGenc GjonçajKomisionkonfliktKuvendKuvendiMbledhjeMediaOerd BylykbashipadiPSPunëRamaSHVendimZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arbena Ahmeti –Gjykata Administrative e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arbena Ahmeti –Gjykata Administrative e Tiranës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.