AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Borxhi publik rikthehet si barrë në shpatullat e shqiptarëve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Delina Ibrahimaj Ministria e Ekonomise. Foto Ilustruese: Xhemali Moku/Birn

Pas disa vitesh kostosh relativisht të ulëta të borxhit publik, rrjedhojë e rënies së interesave në treg, kostoja e borxhit pritet të rritet me shpejtësi gjatë viteve të ardhshme për shkak se sasia e borxhit është rritur dhe përbërja e tij ka ndryshuar, duke rrezikuar ta zhysë vendin në vështirësi të konsiderueshme.

Delina Ibrahimaj Ministria e Financave dhe Ekonomise. Foto: Xhemali Moku/BIRN

Kostja e borxhit publik të shqiptaëve pritet të arrijë në 65.1 miliardë lekë opse 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2024, për shkak se sasia e borxhit është shtuar ndërsa  struktura e borxhit është zhvendosur drejt instrumenteve më të kushtueshme si eurobondi.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e projekt-buxhetit të vitit 2022, bëjnë të ditur se periudha gjatë së cilës borxhi publik u kushtoi shqiptarëve relativisht lirë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka mbaruar. Në vitin aktual, shqiptarët duhet të paguajnë 44 miliardë lekë (afro 370 milionë euro) interesa borxhi ndërsa në vitin 2024, pagesat e interesave do të arrijnë në 65 miliardë lekë (543 milionë euro). Për më shumë, treguesi më i rëndësishëm, interesat e borxhit si përqindje e PBB-së, pritet të përkeqësohet ndjeshëm. Këtë vit për interesa borxhi do të shkojnë 2.5% të PBB-së ndërsa në vitin 2024, ky tregues rritet në 3.1%. Kjo është edhe pika që ekonomistët i shqetëson për shkak se interesat e borxhit mund të jenë më të larta se sa ritmi i rritjes së ekonomisë. Me pak fjalë, në rast se ekonomia shqiptare rritet me 3% në vitin 2024, atëhere shqiptarët punojnë për të paguar interesat e borxhit, një situatë e kundërt kjo me normalitetin, ku borxhi teorikisht duhet të ushqejë një normë më të lartë rritjeje ekonomike. Parashikimi i qeverisë është që në vitin 2024 rritja ekonomike do të jetë 3.9%, pra më e lartë se sa shuma e interesave të borxhit. Rreziqet janë gjithashtu të shtuara për shkak se niveli i borxhit është i lartë. Një rritje e mundshme e interesave të borxhit në tregun shqiptar sjell rritje domethënëse të shumës së parave që duhet të hiqen nga investimet për të shërbyer borxhin.

Ndërkohë, zhvendosja e një pjese jo të vogël të borxhit në valutë përmes eurobondeve e ekspozon vendin nga rreziku i kursit të këmbimit. Vite më parë, ndërsa Banka e Shqipërisë nën këshillën e FMN-së ndërmorri një nismë për përdorimin më të paktë të euros në ekonominë shqiptare, njohur si deeuroizimi, qeveria qendrore duket se eci në drejtim të kundërt, duke shtuar emetimet e obligacioneve në euro, diçka që ka në plan të vijojë ta bëjë.

Borxhi publik i shqiptarëve ishte 1.27 trilionë lekë në fund të qershorit 2021 (10.6 miliardë euro). Deri në fund të vitit ai pritet të arrijë në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky është niveli më i lartë i borxhit publik në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe një nga më të lartit në kontinentin Evropian. Mes vendeve të lindjes, Hungaria është më e afërta me Shqipërinë me borxh publik në masën 70% të PBB-së. Edhe mes vendeve të zhvilluara, janë të rralla vendet që kanë nivele të tilla të borxhit publik.

Një pjesë e shtimit të borxhit i detyrohet pandemisë së koronavirusit dhe tërmetit të vitit 2019, por kjo pjesë është në fakt më e vogla. Qeveria aktuale ka shtuar 3.2 miliardë euro borxhe përgjatë tetë viteve të fundit ndërsa është kritikuar se ka krijuar edhe miliarda euro borxhe të tjera të padeklaruara si të tilla përmes kontratave koncesionare.

Etiketa: BIRNborxh publikBorxheBorxhiBorxhi publikDelina IbrahimajEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFMNMASMinistria e FinancaveMinistria e Financave dhe EkonomisepaktPBBQeveriaraportRritja ekonomikeSHshqipshqiptareTreg
Tjetri
PD akuzon Gjiknurin se ka udhëtuar 17 herë me përfituesit e inceneratorëve

PD akuzon Gjiknurin se ka udhëtuar 17 herë me përfituesit e inceneratorëve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.