AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD kërkon të dhëna për krimet zgjedhore nga 21 institucione

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Opozita dhe mazhoranca miratuan me konsensus një rregullore në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet. Foto: Blerina Gjoka.

Opozita dhe mazhoranca miratuan me konsensus një rregullore të re të premten, duke zhbllokuar ngërçin në komisionin hetimor për zgjedhjet.

Opozita dhe mazhoranca miratuan me konsensus një rregullore në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet. Foto: Blerina Gjoka.

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u zhbllokua të premten, pas debateve proceduriale që shoqëruan 4 mbledhjet e mëparshme. Anëtarët e opozitës dhe të mazhorancës miratuan me konsensus një rregullore të re, duke bërë nul votimin në parim për draftrregulloren e parë për të cilin nuk ranë dakord në formulimin e neneve.

Konsensusi për këtë çështje mes anëtarëve të PD-së dhe PS-së në komision u kritikua nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili e cilësoi “pazari i gjësë”.

“Nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Është vazhdim jo shqyrtim. Keni frikë nga kjo?”, tha ai.

Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi vendimin e tij një “gjest kalorsiak” në funksion të konsensusit. “Nuk ka lidhje me frikën, ka të bëjë me gjetjen e një gjuhe të përbashkët,” iu përgjigj ai Vasilit.

Miratimi i një dokumenti pune më në fund i ka hapur rrugë veprimeve të mëtejshme për hetimin e zgjedhjeve. Partia Demokratike, si inciatore e këtij komisioni, nuk ka humbur kohë,  por ka nisur 21 kërkesa në drejtim të institucione të drejtësisë, institucioneve të pavarura, krerët e qeverisjes qendore dhe lokale, etj. Përmes tyre, PD kërkon informacione për krimet zgjedhore dhe përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.

Pyetjet e ngritura për institucionet kërkojnë të nxjerrin të dhëna për krimet zgjedhore të kallëzuara dhe të hetuara, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale për daljen e të dhënave personale të zgjedhësve, punësimet elektorale, shpërndarjen e lejeve të legalizimit, bonuset e tërmetit apo përfitime të tjera nga Buxheti i shtetit për periudhën janar-prill 2021.

Demokratët kanë përfshirë në listën e tyre edhe Shërbimin Informativ Shtetëror, nga i cili kërkojnë informacion nëse janë konstatuar elementë të krimit të organizuar të përfshirë në fushatë zgjedhore.

Një prej kërkesave i dërgohet edhe kryeministrit Edi Rama në funksion të detyrës si kryetar i Këshilltit Kombëtar të Territorit, ku i kërkohen  të dhëna për lejet e ndërtimit që janë dhënë në të gjitha bashkitë në periudhën parazgjedhore.

Deri më 14 nëntor, komisioni do të presë kërkesat nga anëtarët e mazhorancës në funksion të hetimit të zgjedhjeve.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitEdi RamaEnkelejd AlibeajGjokaKomisionkryetarLokaleOpozitaPartiaPartia DemokratikePDPetrit VasiliPSPunëRamaSHZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Tërmeti dëmton dhjetra shtëpi në Bulqizë

Tërmeti dëmton dhjetra shtëpi në Bulqizë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.