AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tërmeti dëmton dhjetra shtëpi në Bulqizë

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grupi i vlerësimit të dëmeve në Bulqizë. Foto:Sami Curri.

Mbi 30 banesa pësuan plasaritje dhe dëmtime të tjera pas një tërmeti me magnitutë 4.4. Por dëmet konsiderohen të lehta dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi i vlerësimit të dëmeve në Bulqizë. Foto:Sami Curri.

Ditën e premte një tërmet me magnitudë 4,4 shkalla Rihter dhe epiqendër në Shupenzë të bashkisë Bulqizë, lëkundi verilindjen e Shqipërisë. 

Lëkundjet sizmike u ndjenë në disa qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, por dëmin më të madh tërmeti e shkaktoi në Bulqizë, kryesisht në plasaritje muresh të shtëpive, dëmtim të orendive shtëpiake dhe të disa çative.

Fillimisht Ministria e Mbrojtjes shpërndau një njoftim për mediat, ku bënte me dije se ishin 14 banesa të dëmtuara në bashkinë Bulqizë, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh e të ngjashme. 

Por Flamur Jella, drejtues i Emergjencave Civile në Bashkinë e Bulqizës në një bisedë telefonike për BIRN u shpreh se numri i banesave të dëmtuara ishte më i lartë se ai i dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, që siç tha ai ka sjellë informacion  të orës 11:00 paradite.

“Në të dhënat e mbledhura në terren nga grupi i punës që ne kemi ngritur, por edhe nga kryepleqtë dhe njësitë administrative, rezulton se në total janë 33 banesa të raportuara si të dëmtuara”, tha Jella. 

Sipas tij dItën e hënë nis edhe verifikimi i plotë në terren nga grupi i punës dhe do të përgatiten edhe dosjet e plota për çdo banesë të dëmtuar.

 Ai tha se deri më tani janë raportuar dëmtime të tilla si plasaritje apo ndonjë dëmtim tjetër i vogël, por jo dëme të konsiderueshme apo që mund të jenë kërcënim serioz për jetën e banorëve.

“Shpijat që janë dëmtuar më së shumti kanë qenë ato të amortiziuara që një lëkundje tërmeti sado e vogël sjell një sërë dëmesh”, tha Jella.

Sipas të dhënave EMSC, Bulqiza u godit një sërë tërmetesh ditën e premte. Tërmeti i parë ishte 3.3, tërmeti i dyti 2.7 ndërsa tërmeti i tretë ishte me magnitudë 4.4 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra e tërmetit më të fuqishëm, ka qenë në një thellësi prej 11 km dhe është shënuar në orën 08:10.

Në një deklaratë në profilin e tij në rrjetet sociale, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla bëri me dije se janë shënuar disa dëme materiale, kryesisht në çarje të shtëpive në disa njësi dhe fshatra të ndryshme. “Fatmirësisht nuk ka humbje jete dhe dëmtime të rënda banesash ku të kërkohet evakuimi i banorëve”, deklaron Alla.

 

Etiketa: AdministrativeBanorëBIRNBulqizëLefter AllaMinistria e MbrojtjesPunëRrjetet socialeSHshqiptërmet
Tjetri
Problemet e pasurisë vënë në pikëpyetje karrierën e gjyqtarit Albert Spiro

Albert Spiro u penalizua nga deklarimet e pasakta dhe pamundësia për të provuar një hua

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.