AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mosdeklarimi i dënimit, SPAK dërgon në gjykatë kryebashkiakun e Mallakastrës

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qerim Ismailaj. Foto: Facebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte ngritur akuzë e marrë si të pandehur kryebashkiakun socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, për mosdeklarimin e një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj. Foto: Facebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të hënën se kishte dërguar në gjykatë çështjen ndaj kryebashkiakut socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, për mosdeklarimin e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

“Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve””, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ismailaj rezultoi i dënuar me tre vite burg në Greqi për një sherr të dhunshëm të ndodhur në vitin 2000. Ai nuk e ka vuajtur dënimin ndërsa u zgjodh kryebashkiak për Partinë Socialiste në zgjedhjet pa garë të vitit 2019. Këtë dënim ai rezultoi se nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Megjithatë në korrik Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryebashkiakut socialist të Mallakastrës Qerim Ismailaj, duke pranuar arsyetimin e Ismailajt se ai nuk kishte qenë në dijeni të dënimit.

Ndryshe nga ky qëndrim i KQZ, SPAK beson se mosdeklarimi i dënimit përbën vepër penale. “Shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet”.

Ismailaj nuk qe i arritshëm për koment. Ai sëbashku me disa kryebashkiakë dhe kandidatë për kryebashkiakë nga radhët e Partisë Socialiste u denoncuan nga opozita për mosdeklarim të dënimeve jashtë vendit, bazuar në ligjin e vitit 2016 për pastrimin e politikës nga persona të dënuar për krime.

Si pjesë e ligjit, të gjithë kandidatët për poste politike, të tilla si kryebashkiakët apo deputetët, si dhe një numër zyrtarësh të administratës publike dhe drejtësisë, duhet të plotësojnë një formular ku të përshkruajnë në detaje problemet me drejtësinë në të shkuarën. Disa deputetë dhe kryebashkiakë kanë humbur mandatet pasi kanë dështuar të deklarojnë këto probleme.

Pavarësisht miratimit të ligjit, një numër personash me probleme me drejtësinë vijuan të kandidojnë duke shpresuar se do t’i shpëtojnë kontrolleve. Pas zgjedhjeve të vitit 2019, Valdrin Pjetri, i zgjedhur kryebashkiak i Shkodrës për Partinë Socialiste, u detyrua të japë dorëheqjen pasi u zbulua se kishte qenë i dënuar për drogë në Itali. Po kështu, i zgjedhuri si kryetar Bashkie i Vorës Agim Kajmaku u shkarkua pasi rezultoi me probleme të pambyllura me drejtësinë greke, për të cilat më pas u shpall i pafajshëm.

 

Etiketa: Agim KajmakuAkuzaBurgdeputetFacebookGjykatëGjykatësGreqiHetimetItalikandidatëtKodit PenalKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKrimeKryebashkiakkryetarMallakastërmandatetMosdeklarimOpozitaPartisë SocialistePjetriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQerim IsmailajSHSPAKValdrin PjetriVorëZgjedhjet
Tjetri
‘I paqartë dhe i paplotë’; ONM kërkon rihetim në Kolegj për Kastriot Selitën

KPA: Gjyqtari Kastriot Selita cënoi besimin tek drejtësia

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.