AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Planet e qeverisë për koncesione të reja priten me shqetësim nga deputetët

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

Projektimi i shtatë kontratave të reja koncesionare me një vlerë të përllogaritur në 214 miliardë lekë shkaktoi diskutime në komisionin e Ekonomisë, ku ministrja Delina Ibrahimaj tha se ato janë ‘lista potenciale’, ende pa efekt në buxhet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

Qeveria shqiptare projekton dhënien e 7 koncesioneve të reja me një vlerë të parashikuar prej 214 miliardë lekësh [1.7 miliardë euro], sipas të dhënave të projekt-buxhetit për vitin 2022, që u prezantuan të hënën në komisionon parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Projektet më të kushtueshme të partneritetit publik-privat parashikohen të jenë segmenti rrugor Milot-Fier me një vlerë të përllogaritur në 178 miliardë lekë si dhe mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve me vlerë rreth 20 miliardë lekë.

Projektet e tjera që mund të aktivizohen vitin e ardhshëm janë ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe e portit të integruar “Triport Vlorë”, çelësat publikë PKI, rritja e sigurisë rrugore si dhe një koncesion lokal për përmirësimin e infastrukturës në disa lagje të Elbasanit.

Anëtarët e komisionit të Ekonomisë i kërkuan sqarime ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj për 7 kontratat e reja koncensionare të parashikuara, ndërsa ajo i konsideroi ato si potenciale dhe ende ‘pa efekte buxhetore’.

“Lista me 7 koncensione tek lista e kontratave koncensionare janë lista potenciale, që mund të fillojnë gjatë vitit në vijim. Janë publikuar për arsye të transparencës dhe disiplinimit të praktikave buxhetore,” tha Ibrahimaj.

“Kjo listë ka qenë e njëjtë dhe në vitin 2021 dhe jo domosdoshmërisht lista e paraqitur do të fillojë dhe do të bëhet pjesë e buxhetit,” shtoi ajo.

Kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, e pyeti ministren e Financave specifikisht për dy projekte koncesionare, ndërsa deputeti Erjon Braçe kërkoi sqarime për vlerën totale që i kushtojnë buxhetit të shtetit kontratat e Partneritetit Publik-Privat.

Sipas Braçes, në këtë aspekt ka abuzime të mëdha dhe për këtë shkak “duhet të bëhet transparencë nga qeveria”.

Ibrahimaj tha se janë 13.82 miliardë lekë të parashikuara për pagesat e 13 kontratave koncesionare që janë aktualisht në funksion.

“Pagesat janë në rënie,” tha ministrja.

Deputetët e opozitës ngritën pyetje mbi shpenzimet e qeverisë me krijimin e tre agjencive të reja dhe 4 ministrive pa portofol.

“Këto janë rritje shpenzimesh të pakontrolluara,” tha deputetja Jorida Tabaku. Por sipas ministres Ibrahimaj, këto agjenci kanë një staf aktual dhe më pas do të bëhet llogaritja e kostove të stafit të ri, por buxheti i tyre do të jetë i përafërt me ato të vitit 2021.

“Këto janë procese buxhetore normale”- tha Ibrahimaj.

Projekt-buxheti 2022 do të diskukutohet gjatë muajit nëntor në të gjitha komisionet e Kuvendit bashkë me Paketën Fiskale.

Etiketa: buxhetiDelina IbrahimajdeputetEduart ShalsiErjon BraçeEuroFierFinancatJorida TabakuKoncesionMilotProjekt-buxhetiQeveriaQeveria shqiptareSarandëSHshqiptare
Tjetri
Problemet me pasurinë i rrezikojnë karrierën gjyqtares së Apelit Administrativ

KPA mbyll hetimin në çështjen ndaj gjyqtares Alkelina Gazidede

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.