AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK dërgon në gjykatë 7 nga të dyshuarit për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një makinë policie u stacionua në hyrje të kompleksit “Golden” pas zhdukjes së Jan Prengës. Foto: LSA

Dërgohen për gjykim 7 nga të hetuarit si autorë të rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit Jan Prenga. Prokuroria e Posaçme la të kuptohej vijimin e hetimeve ndaj Altin Hajrit, bashkëpronar në resortin “Golden” ku u pa për herë të fundit trupi i pajetë i të ndjerit, ndërsa për pesë persona në hetim, përfshi të afërm të Hajrit çështja u pushua. 

Një makinë policie u stacionua në hyrje të kompleksit “Golden” pas zhdukjes së Jan Prengës. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën përfundimin e hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në fund të muajit dhjetor të vitit 2019, duke konkluduar me pushimin e akuzave për pesë nga të hetuarit dhe dërgimin e çështjes në gjyq për 7 të tjerë përfshi Dritan Rexhepin i cili gjendet i burgosur në Ekuador.

Të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini janë dërguar për gjykim si të pandehur për veprat penale “rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja; “mbajtje pa leje e armëve luftarake”; “fshehja dhe asgjësimi i kufomës”; “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas njoftimit të prokurorisë akuzat u pushuan ndaj të afërmve të Altin Hajrit, pronarit të resortit luksoz “Golden” në afërsi të Shijakut, në garazhin e të cilit u filmua për herë të fundit trupi i Jan Prengës.

Për çështjen ndaj vetë Altin Hajrit, po ashtu i akuzuar për pengmarrjen e Prengës, nuk ka informacion në njoftimin për shtyp, por në përgjigje të një pyetje nga BIRN zëdhënësja e SPAK tha se ndaj disa personave vijonin hetimet. “Për personat e tjerë që mund të rezultojnë si të përfshirë në ngjarjen e ndodhur, po vazhdojnë hetimet”, tha zëdhënësja kur u pyet konkretisht për hetimet ndaj Altin Hajrit.

Në njoftim SPAK thotë se Jan Prenga u rrëmbye për shkak të mosmarrëveshjeve të një bande kriminale të trafikut të drogave të forta nga Amerika Latine me të vëllain e tij në Britaninë e Madhe.

SPAK sqaron se nga hetimi ka rezultuar se të  pandehurit Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jani Prenga me banim në Kamëz. “Kjo, pasi sipas tyre, shtetasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli“, citohet në njoftim.

Sipas prokurorisë, ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike. Ndërsa organizimi i rrëmbimit është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ekzekutimi i këtij rrëmbimi është kryer në Shqipëri nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Policia tha pas zbulimit të ngjarjes se kishte prova të pakundërshtueshme se Jan Prenga ndërroi jetë nga dhuna ditën e rrëmbimit më 17 janar 2019, ndërsa kufoma e tij u zhduk. Ndërkohë, në medie u publikuan pamje nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, ku shfaqeshin autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës teksa largonin trupin e pajetë të 49-vjeçarit Prenga.

Fillimisht u arrestuan si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së Prengës katër persona, Leonard Hajri, Elton Hajri, Bajram Hajri dhe Olsi Turja. Gjithashtu, u arrestua për “fshehje ose asgjësim të kufomës” 30-vjeçari Festim Bexhdilli nga Kavaja, ndërsa u shpall në kërkim Altin Hajri.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, OFL u sekuestrua me bujë kompleksi me mermer të bardhë e stil antik me kolonada, lulishte dhe shatërvanë me pronësi të ndarë mes Altin Hajrit dhe kompanisë “Kastrati”, që ka ofruar prej vitesh mjedise luksi për organizimin e dasmave.

Por, SPAK u tërhoq nga kërkesa e sekuestrimit të këtij kompleksi në fund të procesit dhe gjykata respektive konkludoi se ishte ndërtuar me burime të ligjshme, pasi i ishte nënshtruar më parë hetimit pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”.  Në njoftimin e SPAK thuhet se në kërkesën e dërguar në gjykatë është kërkuar pushimi i akuzës për personat nën hetim Bajram Hajri, Leonard Hjari, Elton Hajri, Aleks Doçaj dhe Ardian Doçaj.

Etiketa: AmerikaAmerika LatineAngliantimafiaArmëBajramBIRNdhunaDritan RexhepiEkuadorGjykatagjykimGjyqHetimHetimetJan PrengaKamëzKastratikokaineNarkotiknarkotikëOFLOrganizata kriminalePoliciaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarshqipShqipëriSPAK
Tjetri
Amoniaku në ujë fajësohet për helmimin e qindra banorëve në Krujë

Tre zyrtarë merren nën hetim për ndotjen e ujit në Krujë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.