AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ahmetaj e krahason “bashkëqeverisjen” me krijimin e Apple nga Steve Jobs

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. Foto: Xhemali Moku/Birn

Shumica socialiste miratoi në Kuvend ligjin kontravers “për bashkëqeverisjen”, i cili ngre në nivel ligjor platformën elektorale të PS-së. Opozita e kundërshtoi ligjin si një kontroll politik mbi administratën.

Komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. Foto: Xhemali Moku/Birn

Kuvendi miratoi të enjten vetëm me votat e Partisë Socialiste ligjin “për bashkëqeverisjen”, i cili i jep formë ligjore një platforme elektorale të kësaj partie. Projekti i sjellë në Kuvend nga qeveria,  i ndryshuar në formulim, por pa i prekur thelbin në Komisionin e Ligjeve, mori 73 vota pro dhe 42 kundër në seancën plenare.

Në mbrojtje të ligjit dolën një sërë ministrash dhe deputetësh të mazhorancës, të cilët e cilësuan një hap drejt bashkëqeverisjes me qytetarët. Sipas tyre ligji garanton, që çdo ankesë e qytetarëve do të gjejë zgjidhje në kohë reale nëpërmjet kësaj platforme elektronike.

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje që do të funksionojë në bazë të këtij ligji nën varësinë e Kryeministrit merr kompetenca për të kontrolluar punën në administratën qendrore dhe asaj vendore dhe çdo institucioni tjetër publik për të cilët ankohen qytetarët.

Çdo institucion ka detyrim t’i përgjigjet koordinatorit të agjencisë brenda një afati 10-20 ditë. Koordinatorëve u jepen kompetenca për të propozuar masa administrative deri në shkarkim të titullarëve, qofshin ata dhe ministra.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se platforma digjitale ku qytetarët do të ankohen është një progres të cilin opozita e gjykon ngushtë. “Mund t’ju sjell shembuj që nga shpikja e lavatriçes deri tek Apple që janë përqeshur. Edhe Steve Jobs kështu e tallën. E njëjta gjë është edhe me ligjin e bashkëqeverisjen”- tha ai.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri një përshkrim të administratës shtetërore si një sistem burokracie të sofistikuar. “Ata për të cilët po flas nuk denjojnë që të kthejnë përgjigje as në një copë letër”-tha ai duke i veshur Agjencisë atributet e zgjidhjes së halleve të njerëzve në raport me administratën.

Për opozitën kjo agjenci është një kambanë alarmi për demokracinë pasi sjell centralizim të pushtetit dhe kontrollit në duart e kryeministrit. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cilësoi një “qeveri paralele” të Ramës ngritjen e Agjencisë, që sipas saj, “do të jetë zbatuese e funksioneve partiake”. Për deputetin Oerd Bylykbashi ligji bie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Administrative duke e futur punonjësin publik në konfuzion.

Deputetë të tjerë të opozitës e krahasuan agjencinë me strukturat politike të kontrollit të përdorura nga regjimi komunist dhe e cilësuan atë një sistem patronazhist të ligjëruar, që mund të përdorë të dhënat personale të qytetarëve për arsye politike.

Ligji është kritikuar dhe nga organizatat e shoqërisë civile. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dërgoi sugjerime me shkrim në Komisionin e Ligjeve duke argumentuar papajtueshmërinë e ligjit me ligje të tjera dhe rrezikimin e përqendrimit të pushtetit e kontrollit në duart e kryeministrit. Sugjerimet nuk u morën parasysh nga mazhoranca socialiste. Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të kërkojë shfuqizimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Etiketa: AdministrativeAhmetajAppleArben AhmetajbashkeqeverisjeBIRNdeputetdetyrimdialogGjykatëJorida TabakuKomiteti Shqiptar i HelsinkitKompetencakushtetueseKuvendKuvendiLigjMasambrojtjeOerd BylykbashiOpozitaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDprogresPSPunëQeveriaRamaraportregjimi komunistSHShkarkimSteve JobsUlsi ManjaVota
Tjetri
Gjyqtari Ahmet Metaliaj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut

KPK përfundon vetingun pa vendim për inspektoren e KLD Dashurije Gjunkshi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.