AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Trupa e Pedagogëve përsërit procedurën për kandidatët e KLGJ dhe KLP

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati Indrit Shtupi gjatë prezantimit në Mbledhjen e Posaçme të pedagogëve. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Mbledhja e Posaçme e drejtuesve të IAL-ve për përzgjedhjen e kandidatëve për KLGJ dhe KLP u përsërit të hënën pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit, që e cilësoi përjashtimin e njërit prej kandidatëve të kundraligjshëm.

Kandidati Indrit Shtupi gjatë prezantimit në Mbledhjen e Posaçme të pedagogëve. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Drejtuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe të Shkollës së Magjistraturës u mblodhën për herë të dytë të hënën në mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë  dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve.

Shkak për përsëritjen e procedurës u bë një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit, që e cilësoi në shkelje të ligjit përjashtimin e kandidatit Indrit Shtupi, i cili mungonte për arsye shëndetësore në mbledhjen e datës 12 tetor, gjatë prezantimit të platformave të kandidatëve.

Shtupi, i cili kandidonte për anëtar të KLGJ dhe KLP, ankimoi vendimin e Mbledhjes së Posaçme dhe gjykata i dha të drejtë duke argumentuar se “nuk është zbatuar e drejta për një proces të rregullt ligjor”.  Në vendimin e gjykatës sillet si argument një precedent i ngjashëm nga mbledhja e shtatorit 2017 të trupës së pedagogëve, ku kandidatët në mungesë u vlerësuan dhe u votuan mbi bazën e platformave të paraqitura prej tyre.

Gjatë mbledhjes, kandidati Shtupi prezantoi platformën e tij për KLGJ dhe KLP dhe iu përgjigj pyetjeve të pedagogëve.

“Arsyet e kandidimit tim lidhen me formimin tim si pedagog dhe si jurist,” tha ai, duke shtuar se nëse do të zgjidhej në njërin prej këshillave do të kontribuonte për kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet e drejtësisë. “Qytetarët ndihen të lodhur nga zgjatja e proceseve hetimore dhe gjyqësore,” tha ai, duke parë si zgjidhje shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në cilësinë e drejtuesit të mbledhjes së posaçme sqaroi se përjashtimi i Shtupit nuk ishte subjektiv, por në zbatim të ligjit. “Ka pasur korrektesë në zbatimin e ligjit, edhe sot po të mos kishit ardhur, nuk do të ishit vlerësuar dhe ky organ do të mbante të njëjtin qëndrim,” tha ai. Kandidati tha se nuk e komentonte vendimin e gjykatës.

Pas një vendimmarrje me dyer të mbyllura, organi kolegjial i pedagogëve vendosi që të ripërsërisë votimin pjesërisht duke hedhur në votim vetëm kandidatët që vinin nga universitetet private, listë ku bënte pjesë edhe kandidati Shtupi.

Në fund të votimit të fshehtë, Shtupi mori 6 vota si kandidat për KLGJ-në dhe asnjë votë për KLP-në.

Referuar edhe rezultateve të votimit të mëparshëm, zyrtarisht kandidatë për 2 vende vakante për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë; Artan Koçi nga Universiteti i Tiranës (UT), Endri Papajorgji nga Tirana Business University, Ilir Rusi nga UT, Orjona Muçollari nga UT, Yllka Rupa nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe Indrit Shtupi nga Universiteti Mesdhetar. Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidatë janë; Artan Koçi dhe Mirela Bogdani nga Shkolla e Magjistraturës, Yllka Rupa, Endri Papajorgji dhe Saimir Vishaj, i propozuar nga Universiteti “Luarasi”.

Kuvendi do të votojë në seancë plenare për të zgjedhur mes 8 kandidatëve zyrtarë, katër anëtarët e rinj për institucionet e drejtësisë.

 

Etiketa: AdministrativeArtan HoxhaEndri PapajorgjiGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarIlir RusikandidatëtKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKLPKuvendiLuigj GurakuqiMirela BogdaniprokurorRusiSaimir VishajSHshkollashqipTiranaTiranëUniversiteti i TiranësVendimVendimiVotavotim
Tjetri
Kryegjyqtari i Kukësit përdor kartën e ‘anshmërisë’ për shtyrjen e vetingut

KPA lë në fuqi shkarkimin e Isuf Shehut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.