AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Jak Ndoka –Gjykata e Lezhës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari i Lezhës, Jak Ndoka do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare gjatë viteve të deklarimit.Gjyqtari Jak Ndoka i Gjykatës së Lezhës do të përballet të premten më 19 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga  Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Jak Ndoka e ka nisur karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1995. Prej gati dy dekadash, ai ka punuar kryetar dhe gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Jak Ndoka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjykatës së Lezhës, Jak Ndoka.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Jak Ndoka deklaronte pasuri me vlerë 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare llogaritet në vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Ndoka deklaron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.2 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 2.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 26.2 milionë lekë, nga të cilat 57% kanë si burim pagën e Z. Ndoka, 23% pagat e familjarëve, 16% të ardhurat nga shitja e pasurisë së patundshme dhe gati 2% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2008, subjekti Jak Ndoka rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerën 473,231 lekë për të justifikuar shtesën e asetit apartament banimi 73m2 në Shëngjin me vlerë 2,400,000 lekë, pavarësisht të ardhurave vjetore të deklaruara dhe detyrimit të pashlyer ndaj firmës në vlerë 900,000 lekë.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” të cilët lidhen kryesisht me transaksionet e kryera në blerjen e pasurive të patundshme.

Në vitin 2007, subjekti deklaron shtesë aseti apartament banimi dhe njësi shërbimi në Lezhë me vlerë totale 3,800,000 lekë, me burim financiar shitjen e një apartamenti të mëparshëm me vlerë 5,300,000 lekë. Apartamenti i shitur deklarohet si burim edhe për blerjen e apartamentit në Shëngjin në vitin 2008, por subjekti nuk e ka deklaruar më parë huanë që i detyrohej blerësi.

Në vitin 2011 subjekti deklaron të ketë përfituar tokë pemtore dhe arë në Pllanë, Lezhë, sipas ligjit numër 7501 për tokën, në bashkëpronësi 1/6 pjesë të sipërfaqes totale 6,000m2, pa deklaruar vlerë aseti.

Në vitin 2012, subjekti deklaron shtesë apartament banimi sipërfaqe 103m2  në Tiranë, për të cilin deklaron vetëm pagesën 15,000 euro, me burim kursimet në cash për vitet 2009-2011. Në deklarim mungon vlera e plotë e asetit dhe deri në fund të vitit 2016, nuk ka të dhëna të tjera për pagesa shtesë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNEuroflamuj të kuqGjykataGjykata e LezhësGjykata e Rrethit LezhëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareJak NdokaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikryetarLezhëOlsi KomiciPagatPasuri të paluajtshmepasuriaraportreporterreporter.alSHShëngjinSkedaValbonaValbona SanxhaktariXhensila Pine
Tjetri
Policia e Shkodrës arreston 8 të rinj të akuzuar për mashtrim kompjuterik

Policia e Shkodrës arreston 8 të rinj të akuzuar për mashtrim kompjuterik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.