AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ONM dhe komisionerët kërkojnë zgjatjen e vetingut në Kuvend

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësueset e KPK-së në Këshillin Legjislativ të Kuvendit. Foto: Xhemali Moku.

Kreu i Bordit të ONM dhe përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e Komisionerit Publik kërkuan zgjatjen e mandatit për të vazhduar procesin e rivlerësimit – ndërsa vonesat u justifikuan me mungesën e stafit dhe pandeminë e COVID-19.

Përfaqësueset e KPK-së në Këshillin Legjislativ të Kuvendit. Foto: Xhemali Moku.

Përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe institucioneve të vetingut kërkuan zgjatjen e mandatit për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerin Publik të premten, në një seancë dëgjimore me Këshillin për Legjislacionin në Kuvendin e Shqipërisë.

Maciej Popowski, kryetar i Bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM pranë Komisionit Europian tha përmes një lidhjeje online se e mbështeste nismën e kuvendit për amendimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut.

Ai e cilësoi reformën në drejtësi si një nga reformat më të mëdha që Shqipëria kishte ndërmarrë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“ONM rekomandon zgjatjen e punës për të pasur një përfundim me sukses të procesit të reformës në drejtësi,”- tha Popowski, duke arsyetuar se organet aktuale të vetingut kanë eksperiencën dhe strukturat funksionale për ta bërë këtë.

“Zgjatja lejon KPK-në që të finalizojë këto çështje dhe puna që është bërë deri tani të mos ndërpritet dhe të fillojë gjithçka nga fillimi,” shtoi ai, duke premtuar se monitorimi i ONM do të vijojë mbi bazën e praktikës së deritanishme.

Edhe përfaqësuesit e KPK-së dhe Komisionerët Publikë kërkuan zgjatjen e mandatit, ndërsa e justifikuan me arsye objektive mospërfundimin e procesit sipas afateve kushtetuese.

Kryetarja e KPK-së, Pamela Qirko, tha se ky institucion ka bërë vetingun e 60 për qind të subjekteve dhe ka nisur procesi administrativ për 40 për qind të subjekteve të mbetura.

“Organet e rivlerësimit kanë fituar përvojën dhe kanë rritur eficencën,” tha ajo.

Sipas Qirkos, ndërprerja e procesit dhe kalimi tek Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijon mundësi për trajtim të pabarabartë, ndërsa zgjatja e mandateve të rivlerësimit bën që ky parim të mos cënohet.

“Në respekt të parimit të barazisë para ligjit, atyre subjekteve që nuk u ka përfunduar vetingu duhet të kalojnë si subjektet e tjera, nëpër të njëjtën procedurë, të njëjtat filtra dhe të njëjtat institucione,” tha ajo.

Qirko u përball me pyetje nga deputetët për arsyet që kanë çuar në mospërfundimin e procesit brenda afateve të parashikuara.

Deputeti Fatmir Xhafaj kërkoi të dinte nëse zgjatja e afatit do të garantonte ritëm më të shpejtë dhe integritet më të lartë të procesit, duke sjellë në vëmendje se ka pasur akuza publike për disa prej komisionerëve. Xhafaj kërkoi të dinte dhe shkaqet që kanë çuar në vonesën e procesit.

Pyetjeve zgjodhi t’u përgjigjej ish-kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo, e cila fajësoi nga ana e saj Kuvendin që nuk u miratoi kërkesat e vazhdueshme për shtimin e  stafit të këshilltarëve. Ajo përmendi gjithashtu pandeminë e COVID-19 dhe volumin e lartë të punës me hetimin e subjekteve dhe familjarëve të tyre, si pengesat kryesore.

“Çdo vit kam ardhur në Kuvend dhe kam kërkaur staf këshilltarësh ekonomikë dhe ligjorë dhe më janë dhënë gjysmat e atyre që kam kërkuar,” tha Bungo, ndërsa shtoi se pas plotësimit të stafit, KPK e ka rritur ritmin e punës nga 10 vendime në 13 ose 14 të tilla në muaj.

Për akuzat publike ndaj komisionerëve, Bungo tha se “problemi qëndron kush i bën dhe sa bazë kanë”.

“Nëse akuzat kanë baza, të referohen në institucionet përkatëse, nuk mbajmë përgjegjësi për palën e pakënaqur,” u përgjigj ajo.

Qirko i kërkoi gjithashtu Kuvendit që të miratojë një status të veçantë për garantimin e karrierës së tyre dhe e argumentoi këtë kërkesë me faktin që ‘komisionerët e vënë jetën e tyre në rrezik çdo ditë”.

Edhe Komisionerët Publikë, Florian Ballhysa dhe Darjel Sina përmendën si pengesa mungesën e një godine të përshtatshme në muajt e parë të punës, problemet me rekrutimin e stafit dhe pandeminë që i detyroi të punonin nga shtëpia.

“Një çështje ka një kohëzgjatje mesatare një vit,” tha Sina, ndërsa shtoi se kanë bërë 59 ankime dhe për 34 prej tyre ka përfunduar vendimarrja nga Kolegji i Apelimit. Sina theksoi se shtyrja e afatit të Komisionerëve Publikë mund të bëhet për të garantuar standardin e deritanishëm të procesit të rivlerësimit.

Këshilli Legjislativ u zhvillua përsëri pa praninën e anëtarëve të opozitës, të cilët i kanë bojkotur që në nisje diskutimet për nismën kushtetuese duke kushtëzuar praninë me bashkimin e diskutimeve me nismën e tyre për vetingun e politikës, e cila po diskutohet paralelisht nga ky këshill.

 

Etiketa: AkuzaCOVIDCOVID-19Darjel sinadeputetFatmir XhafajFlorianFlorian BallhysaGenta Tafa BungoGjyqKëshilli i Lartë GjyqësorKolegjiKolegji ikomisionerKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrijonkryetarkushtetueseKuvendMonitorimiONMPamela QirkoParaPunaPunërrezikSHshqipShqipëriaVetingu
Tjetri
‘I burgosur model’: Si u lirua anëtari i bandës së Durrësit nga gjyqtari në prag vetingu

‘I burgosur model’: Si u lirua anëtari i bandës së Durrësit nga gjyqtari në prag vetingu

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.