AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Shqipëria n’Kuvendim”; një ushtrim për rolin e qytetarëve në vendimmarrje

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ceremonia e hapjes së aktivitetit “Shqipëria n’Kuvendim”. Foto nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Një grup prej 120 qytetarësh u bënë pjesë e një ushtrimi mbi demokracinë debatuese dhe ndikimin që vetë ata duhet të kenë mbi axhendën parlamentare dhe çështje të tjera politike në vend.

Ceremonia e hapjes së aktivitetit “Shqipëria n’Kuvendim”. Foto nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Për herë të parë në Shqipëri, 120 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë rastësore nga një kampion prej 1200 qytetarësh të anketuar paraprakisht, po marrin pjesë nga data 18 nëntor në një ushtrim të demokracisë debatuese.

Aktiviteti është titulluar “Shqipëria n’Kuvendim” dhe po organizohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.

Pjesmarrja e qytetarëve në mbikëqyrjen parlamentare, demokracia e brendshme e partive politike, reforma e sistemit zgjedhor por edhe çështje si mbrojtja e mjedisit apo emigrimi ekonomik janë disa nga temat që po diskutohen.

Rinor Beka nga NDI Albania tha se ky ushtrim i demokracisë debatuese krijon hapësirë që qytetarët të mund të diskutojnë çështje sensitive të vendit, nën kushtet e duhura dhe në një mënyrë sfiduese, por të kulturuar.

“Ne kemi punuar në dy drejtime”, tha Beka. “Nga njëra anë kemi punuar me parlamentin për të përforcuar mekanizmat e ndikimit të qytetarëve në legjislacion, dhe nga ana tjetër kemi punuar me vetë qytetarët për t’i inkurajuar ata të kenë ndikimin e tyre në axhendën parlamentare,” tha ai.

Adrian Maître, ambasadori i Zvicrës në Shqipëri solli shembullin e përfshirjes qytetare nëpërmjet një referendumi, që së fundmi është duke u përdorur për vendimarrje politike në Zvicër.

“Më 28 nëntor në Zvicër do të ketë një votim popullor mbi një çështje të rëndësishme politike që është kërkuar prej stafit të kujdesit shëndetësor të infermierëve,” tha ambasadori, duke shpjeguar rolin e qytetarëve në vendimarrje.

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha gjatë ceremonisë së hapjes të enjten në mbrëmje se qytetarët janë aleatët më të fortë të demokracisë.

“Demokracia debatuese është një koncept modern. Pjesmarrja e qytetarëve në këtë proces demokratik është thelbësor,” tha Nikolla. “E konsideroj këtë ushtrim edhe një ‘agorà’ të demokracisë shqiptare, ku qindra vajza e djem do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet, qëndrimet, shprehitë dhe argumentet dhe kundërargumentet e tyre, duke kontribuar në konsolidimin e kulturës demokratike në Shqipëri,” shtoi ajo.

Ushtrimi i demokracisë debatuse synon që qytetarët të ndërveprojnë me njëri-tjetrin për të shkëmbyer mendime dhe këndvështrime të ndryshme, duke përfituar edhe nga përvoja e ekspertëve të fushës.

 

Etiketa: demokracidemokraciaEmigrimiinfermierëKrijonLindita NikollaMbrojtjaMbrojtja e mjedisitMjedisitReformaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptarevotimzhvillimZvicër
Tjetri
Shtyhet seanca dëgjimore për gjyqtarin Jak Ndoka

Shtyhet seanca dëgjimore për gjyqtarin Jak Ndoka

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.