AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Huaja 60 mijë euro për blerjen e një apartamenti penalizoi gjyqtaren Irena Hoxha

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Irena Hoxha pas vendiming nga KPK. Foto:BIRN

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Hoxha nuk arriti të dokumentojë mundësitë financiare të kunatit për të kursyer shumën 60 mijë euro –e cila shërbeu si burim për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2010.

Gjyqtarja Irena Hoxha pas vendiming nga KPK. Foto:BIRN

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Hoxha u shkarkua nga detyra më 8 tetor 2021 për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Hoxha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që shkeljet procedurale në trajtimin e një çështjeje nuk u konsideruan penalizuese në kriterin profesional.

Sipas vendimit të arsyetuar të trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Suela Zhegun, gjyqtarja Irena Hoxha nuk arriti të dokumentojë burimet financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2010 kundrejt çmimit 12 milionë lekë.

Në deklaratën veting, Hoxha ka listuar si burime kursimet nga paga gjatë periudhës 2006-2010 në shumën totale 4.5 milionë lekë si dhe një hua të marrë në vitin 2010 nga kunati në shumën 60 mijë euro. Hoxha ka pretenduar se kunati i ka krijuar kursimet nga puna në Greqi dhe nga të ardhurat nga toka bujqësore.

Në lidhje me këtë pasuri, ILDKPKI ka konstatuar mungesë dokumentacioni justifikues ligjor për burimin financiar të huamarrjes në shumën 60 mijë euro dhe për të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga toka bujqësore në Dibër, e lënë në përdorim. Gjithashtu, është konstatuar mosdeklarim në vitin 2010 i pakësimit të gjendjes cash për periudhën 2006-2010 që ka shërbyer për blerjen e këtij apartamenti.

Komisioni vëren se Hoxha e ka korrigjuar në deklaratën “veting” mosdeklarimin e pakësimit të gjendjes cash në vitin 2010 dhe nga kursimet cash është konsideruar në analizën financiare shuma 4 milionë lekë.

Ndërkohë, KPK konstaton se subjekti nuk e ka deklaruar në vitin 2010 huanë e marrë si burim për krijimin e kësaj pasurie. Po ashtu, nuk është vërtetuar që huadhënësi të ketë depozituar në ndonjë llogari bankare të ardhurat e tij prej vitit 2001 deri në 2010-ën, si dhe nuk është vërtetuar kalimi i shumës 60 mijë euro tek subjekti nëpërmjet transaksionit bankar.

Nisur nga deklarimet e Hoxhës se kunati e ka sjellë shumën e dhënë hua dorazi pjesë-pjesë sa herë që vinte në Shqipëri dhe pretendimit se si burim kanë shërbyer edhe të ardhurat e familjes nga bujqësia, Komisioni ka vlerësuar të domosdoshme të kryejë analizë financare mbi mundësinë e vëllait të bashkëshortit për të krijuar kursime në shumën 60 mijë euro.

Në analizën financiare nuk janë përfshirë të ardhurat nga toka bujqësore në pronësi të babait të huadhënësit, pasi nuk janë siguruar të dhëna nëse përllogaritjet e të ardhurave nga toka bujqësore janë bazuar në ndonjë evidencë në kohë reale apo janë bazuar në deklarimet e familjarëve të subjektit.

“…Për rrjedhojë, vlerat e referuara në këto shkresa nuk krijojnë bindjen se janë të ardhura reale të huadhënësit që të kenë shërbyer si burim për krijimin e shumës 60.000 euro,” vlerëson KPK.

Gjithashtu, trupi gjykues evidenton se ka qenë e paqartë përse shuma 4.1 milionë lekë e pretenduar si e ardhur nga toka e vjehrrit të subjektit është përfituar pikërisht nga huadhënësi i cili shkonte dhe vinte në Greqi dhe jo nga dy vëllezërit e tij të cilët banonin në Shqipëri.

Por, duke qenë se huadhënësi P. H. dhe familja e tij ka provuar pagesën e taksës së tokës në pronësi të tij me sipërfaqe 1000 m2, prodhimet, si dhe faktin se ka paguar sigurime shoqërore si i vetëpunësuar në bujqësi për veten dhe për bashkëshorten, KPK ka reduktuar shpenzimet e jetesës së personit të lidhur.

Hoxha ka deklaruar se mospasqyrimi i huasë në vitin 2010 ka qenë një pasaktësi, pasi e ka konsideruar se e ka përmbushur detyrimin me deklarimin e shlyerjes së saj çdo vit. Subjekti ka sjellë në vëmendje qëndrimin e mbajtur nga KPK në një vendim të mëparshëm, sipas të cilit pasaktësitë në deklarimet vjetore të pashoqëruara me dyshime për fshehjen e pasurisë nuk përbëjnë shkak për marrjen e masës disiplinore.

“Përkundër sa pretendon subjekti, Komisioni vlerëson se mosdeklarimi i burimit të krijimit të pasurive në deklaratat vjetore merr një peshë specifike të posaçme në rastet kur pasuria nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, çka krijon premisa për dyshime,” vlerëson trupi gjykues.

Megjithëse Komisioni ka konsideruar bindëse disa nga shpjegimet e subjektit për të ardhurat e huadhënësit, ai ka rezultuar në pamundësi në shumën 2.5 milionë lekë për kursimin e vlerës 60 mijë euro.

Hoxha ka cilësuar të padrejtë analizën e KPK-së lidhur me shpenzimet e jetesës duke kërkuar reduktimin e tyre, pasi ka deklaruar rregullisht të ardhura nga toka bujqësore. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar se likuiditetet në cash me burim të ardhura nga toka bujqësore, pa të drejtë nuk janë përfshirë në analizën financiare.

Subjekti ka përmendur disa vendimarrje të tjera të KPK-së, ku sipas saj janë përllogaritur të ardhurat nga toka bujqësore, si dhe shpenzimet e jetesës së familjeve bujqësore për shkak të ekonomisë bujqësore janë konsideruar më të ulëta.

Trupi gjykues vëren se ndryshe nga rasti i gjyqtares Hoxha, subjektet e tjerë kanë marrë hua në vlera më të vogla.

“Pra, në këto raste, shumat në fjalë janë marrë në konsideratë duke gjykuar mbi bazën e parimit të proporcionalitetit, pasi duke qenë shuma modeste, mundësia për t’i dhënë hua ose ndihmë është më reale. Ndërsa në rastin konkret, bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme që e bën më të vështirë dhe më të largët qasjen me situatën faktike,” arsyeton KPK.

Sipas Komisionit, në rastin konkret pretendohet se huadhënësi i ka mbuluar gjithë shpenzimet e tij dhe të familjes me të ardhura nga toka bujqësore 1000 m2. Ndërsa të ardhurat e fituara nga emigracioni gjatë 10 viteve dhe të ardhurat nga toka bujqësore në pronësi të babait është deklaruar se janë përdorur për huanë, pavarësisht se në familjen e origjinës janë katër vëllezër.

“Komisioni krijoi bindjen se provat e administruara në raport me rrethanat specifike të këtij subjekti nuk vërtetuan dhe as i krijuan bindjen Komisionit që personi tjetër i lidhur P. H. ka pasur të ardhura të ligjshme për dhënien e huasë prej 60.000 euro subjektit në vitin 2010”, konkludon KPK dhe duke mos e konsideruar huanë në analizën financiare ku si rrjedhojë ka rezultuar balancë negative në shumën 6.1 milionë lekë për blerjen e apartamentit.

Subjekti ka rezultuar në pamundësi financiare edhe për shlyerjen e huasë gjatë periudhës 2011-2016, ndërsa nga analiza financiare përfundimtare për periudhën e rivlerësimit ka rezultuar balancë negative totale në shumën 7.3 milionë lekë. Në përfundim, trupi gjykues ka çmuar se gjyqtarja Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe nuk ka burime të ligjshme për krijimin e saj.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBIRNBrunilda BekteshiEuroFirdes ShuliGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqtareGreqihuaILDKPKIIrena HoxhaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrijonMASMosdeklarimpasuriaPunaPunëraportSHshqipShqipëriSuela ZhegunTiranëTokaVendimVeting
Tjetri
Hipokrizia e gjelbër e botës së pasur

Hipokrizia e gjelbër e botës së pasur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.