AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

KPA dëgjon konkluzionet për çështjen e Lindita Zigurit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komsioneri Publik Florian Ballhysa konstatoi se prokurorja Lindita Ziguri Male ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurisë duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia, ndërsa ajo e kundërshtoi duke argumentuar se arrin nivel të besueshëm në të tri kriteret dhe kërkoi konfirmimin.

Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurorja Lindita Ziguri Male paraqitën të enjten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e kryer ndaj vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Ndryshe nga sa kërkoi në ankimin e tij, kur Ballhysa u shpreh për ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit, pas hetimit gjyqësor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, konkludoi se prokurorja Lindita Ziguri Male duhet shkarkuar për deklarim të pamjaftueshëm dhe cënim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Prokurorja Ziguri Male e kundërshtoi fort këtë kërkim të Komisionerit dhe u shpreh se pavarësisht vendimit që do merret, nuk mund ta humbasë kurr ndershmërinë profesionale që e ka kultivuar gjatë tre dekadave që ka ushtruar detyrën. “Do humbas vetëm një rrogë me të cilën ushqej familjen”, deklaroi ajo.

Megjithëse Komisioneri konstatoi se nga hetimi në KPA ishte provuar se bashkëshorti i subjektit apo shoqëria e tij nuk kishin kryer investime dhe nuk kishin pasur përfitime nga veprimtaria në fushën e ndërtimit për periudhën 2005-2007, ai theksoi nuk është plotësuar detyrimi për të deklaruar transaksionet.

Ballhysa evidentoi se nuk rezultonte të ishte dokumentuar kthimi i një shume 40 mijë euro që sipas një kontrate porosie shënohej se ishte përfituar nga bashkëshorti i subjektit prej porositësit. Sipas Komisionerit, edhe nëse do të konsiderohej pretendimi i Zigurit se vlera 40 mijë euro nuk ishte dorëzuar nga porositësi R.K., por ishte vendosur formalisht, ka rezultuar se pasojat juridike kanë vijuar. “Këto veprime nuk gjejnë pasqyrim në deklarimet vjetore dhe në atë ‘veting’”, pohoi Ballhysa.

Prokurorja Lindita Ziguri Male e nisi fjalën e saj me një portretizim të karakterit të saj dhe profesionalizmit. “Kam 30 vjet në sistemin e drejtësisë. Të dalë vetëm një rast që mund të jem korruptuar. Kam punuar gjithmonë me ndërshmëri dhe profesionalizëm. Në vitin 1997 kur kam qenë drejtuese jam goditur me armë dhe nuk më ka përkrahur askush, as shteti, asnjë. Kam kandiduar për të qenë pjesë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të kontribuar në shkëputjen nga sistemi i drejtësisë të asaj pjese të molepsur që na ka bërë të vuajmë. Me rrogën time kam përballuar shpenzimet për katër anëtarë të familjes. I kam veshur fëmijtë me rroba të përdorura, jo si kolegët e mi”, deklaroi e emocionuar Ziguri dhe theksoi se kur kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për veprimtarinë e bashkëshortit, e kishte thënë me përgjegjësi.

Ajo vërejti se konstatimet e paraqitura nga Komisioneri gjatë konkluzioneve përfundimare nuk i kishte gjetur në barrën e provës. “Tërësia e gjithë provave të administruara nga Komisioni dhe në Kolegj vërtetojnë se plotësoj gjithë kriteret dhe se vendimi është i bazuar në ligj e prova”, pohoi subjekti dhe u ndal në konstatimet për veprimtarinë private të bashkëshortit gjatë periudhës 2005-2007.

Sipas Zigurit, bashkëshorti ishte tërhequr nga kontrata e sipërmarrjes dhe kredia pasi firma ndërtuese kishte dalë nga projekti fillestar. Ajo këmbënguli se ishte vërtetuar se bashkëshorti nuk kishte kryer asnjë shpenzim si dhe nuk kishte përfituar asgjë, as ai dhe as shoqëria e tij. “Ky konkluzion përkon dhe me parashtrimet e Komisionerit Publik. Rezulton se i vetmi veprim juridik është lidhja e kontratës së porosisë e zgjidhur pas dy muajve dhe pa pasoja”, pohoi Ziguri.

Lidhur me shumën 40 mijë euro ajo tha se ka qenë një e dhënë formale në kontratën e porosisë, me qëllim që të ndihmohej porositësi për të përfituar kredi. Ajo shtoi se nuk ishte dhënë ndonjë shumë dhe lidhur me konstatimin për moskthimin e kësaj vlere, argumentoi se nuk kishte pasur asnjë proces civil për kthimin e shumës. Sipas subjektit, nëse do të kishte pasur një detyrim real të pashlyer, porositësi do ta kishte kërkuar në rrugë gjyqësore këtë shumë. Gjithashtu, ajo solli në vëmendje edhe deklarimin e porositësit se nuk kishte dhënë shumë në moemntin e nënshkrimit të kontratës.

Sipas subjektit, nga një raport kontrolli i tatimeve rezultonte se bashkëshorti nuk kishte kryer asnjë shitje. Ziguri theksoi se nga hetimi kishte rezultuar se nuk ishte gjendur asnjëherë në kushtet e konfliktit të interesit me individët apo shoqëritë me të cilët kishte pasur marrdhënie pune apo kontraktuale bashkëshorti.

Lidhur me konstatimin e Komisionerit Publik gjatë parashtrimeve më 18 nëntor se Prokuroria e Tiranës kishte informuar vetëm për vitet 2014-2021, Ziguri shpjegoi se ajo nuk kishte qenë pjesë e task-forcës për për periudhën e mëparshme dhe për rrjedhojë nuk kishte kryer asnjë hetim ndaj shoqërive që ishin subjekt i asaj strukture.

Po ashtu, Ziguri theksoi se nga hetimi gjyqsor në Kolegj ishte vërtetuar se nuk kishte qenë në kushtet e konfliktit të interesit as me personat të cilëve bashkëshorti u ka marrë hua në vitet 1933-1994, kur ende nuk kishin lidhur martesë.

Komisioneri vijoi me shkakun tjetër të ankimit, që ka të bëjë me huanë 5000 euro që subjekti i ka marrë dajës në vitin 2008, shumë që ka shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 68.8 m2 në Tiranë. Sipas Ballhyës, nga provat e administruara në Kolegj, nuk u arrit të provohej se huadhënësi kishte pasur burime të ligjshme për kursimin e shumës 5000 euro në vitin 2008.

Ziguri theksoi se, nëse në analizën financiare do të përfshiheshin edhe të ardhurat e bashkëshortes së dajës që ishin vërtetuar nga institucioni i sigurimeve shoqërore, si dhe nëse do të zbriteshin shpenzimet jetike të kushërirës që jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, atëherë familja e vëllait të nënës rezulton se ka pasur mundësi për dhënien e huasë 5000 euro. Ajo kundërshtoi konsiderimin e huasë si shpenzim, ndërkohë që nuk përllogaritet si e ardhur.

Avokati i Zigurit, njëkohësisht djali i dajës që i ka dhënë huanë, pohoi në seancë se kishin pasur mundësi në vitin 2008 për dhënien e huasë dhe kërkoi që Kolegji ta marri në konsideratë deklarimin e tij për të krijuar bindjen e brendshme. Ai sqaroi se familja e tij kishte blerë dy automjete në vitet 2006 dhe 2009, përkatësisht në shumat 4000 euro dhe 5000 euro dhe i konsideroi këto fakte si argumente që tregonin se familja e tij kishte pasur mundësi të krijonte kursime në atë periudhë.

Po ashtu, Ballhysa konstaton se subjekti nuk ka deklaruar detyrimet e marra përsipër nga bashkëshorti i saj nëpërmjet marrdhënieve me zëvendësim debitori në shumën totale 3.9 milionë lekë, sipas një vendimi të Gjykatës së Përmetit të vitit 2002. Sipas Komisionerit, pretendimi i subjektit se nuk ka qenë në dijeni bie në konflikt me faktin se më vonë bashkëshorti ka qenë më anëtar i këshillit mbikqyrës të shoqërisë me administrator personin që i ka kaluar kredinë si detyrim.

Në përfundim, Ballhysa konkludoi se prokurorja Lindita Siguri Male ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe se ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.

Ziguri mohoi që ajo dhe bashkëshoti të kishin pasur dijeni për procesin gjyqësor që kishte sjellë zëvendësimin e debitorit. “Prezenca e bashkëshortit tim në gjykim është një fakt i rremë. Gjykata në këtë rast ka marrë cilësinë e noterit pasi palët duhej të dakordësoheshin tek noteri për kalimin e kredisë”, pohoi Ziguri dhe e cilësoi vendimin e Gjykatës së Përmetit të pavlefshëm. Sipas saj, gjykata duhej të kishte shpallur moskompetencën për gjykimin e padisë.

Ziguri argumentoi se edhe shteti nuk e njeh vendimin e gjykatës dhe se është kryer kallëzim penal ndaj debitorit të vjetër.

“Nga tërësia e hetimeve të kryera në Kolegj del se nuk ka veprime të paligjshme të kyera nga ana ime, se kam shpjeguar bindshëm pasurinë, se jam figurë e përshtatshme dhe gëzoj profesionalizmin e duhur”, deklaroi prokurorja LIndita Ziguri Male dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të saj në detyrë.

KPA vendosi ti japë fund shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq për vendimarrjen përfundimtare që do të shpallet më datë 6 dhjetor, ora 13:00.

Etiketa: 1997AnalizëBashkëshortidetyrimDrejtësiaEuroFlorianFlorian BallhysaGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimhuaInspektori i Larte i DrejtesiseinvestimeKolegjKolegjiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikkonfliktKontrolliKPAkredikrediaLigjLindita ZiguripasojaprokurorProkuroriaProkuroria e TiranësraportrivlerësimiSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTiranëVendimiVetingZiguri
Tjetri
Tjetër aksident në minierë, vdes 50-vjeçarja pasi goditet nga një makinë

Policia arreston administratorin e një fabrike pasurimi kromi për ndotje të ujërave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.