AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK u nda në vlerësimin e prokurorit Ardian Braho

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, KPK, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Ardian Braho pas seancës në KPK. Foto:BIRN

Sipas shumicës së trupit gjykues të KPK, prokurori Ardian Braho nuk ka provuar burimet e prindërve që kanë shërbyer për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti ku jeton, ndërsa pakica vlerëson se nëse do të kryhet analiza kumulative ndër vite, rezulton me balancë pozitive. Komisioni është ndarë edhe për depozitimin e disa shumave në llogarinë e babait nga tezja në SHBA, për të cilat janë ngritur dyshime se pjesërisht mund ti përkasin familjes së subjektit.

Prokurori Ardian Braho pas seancës në KPK. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 nëntor të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Ardian Braho pasi konkludoi se nuk ka deklaruar saktë pasurinë dhe janë konstatuar elemente që ngrenë dyshime për fshehje të pasurisë.

Vendimi i shkarkimit u mor me shumicë votash nga komisionerët Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj, ndërsa relatorja Suela Zhegu kundërshton analizën e tyre dhe shprehet se balancat negative që janë gjetur të shtrira në vite nuk mund të sjellin penalizimin e prokurorit Braho. Gjithashtu, ajo vlerëson se nuk rezulton të ketë fshehje të pasurisë dhe konkudon se braho duhej të ishte konfirmuar në detyrë.

Braho u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe i aftë për profesionalizmin.

Debati mes trupit gjykues të KPK zhvillohet lidhur me të ardhurat e prindërve që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti prej tyre në vitin 2007, ku jeton edhe subjekti i rivlerësimit. Megjithëse trupi gjykues është dakordësuar për mos konsiderimin e të ardhurave të prindërve nga sektori privat ndërkohë që ata ishin në pension, për të cilat nuk janë paguar detyrimet tatimore, shumica ka dalë me analizë financiare të ndryshme nga pakica.

Ndryshe nga shumica që nuk i ka konsideruar mundësitë e kursimit pasi nuk janë deklaruar në vite si gjendje likujditetesh, Zhegu në pakicë vlerëson se nëse do të kryhej analiza financiare në mënyrë kumulative ndër vite, do të rezultonte se subjekti dhe prindërit kanë pasur burime të ligjshme financiare, edhe pa u përfshirë shumat e deklaruara se janë përfituar nga puna e prindërve në sektorin privat.

Shumica vëren paqartësi në destinacionin e disa shumave monetare të dërguara nga tezja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA në llogarinë e babait të subjektit, ndërsa Zhegu argumenton se janë provuar të ardhura të mjaftueshme të personave të tjerë të lidhur për krijimin e vlerave në fjalë, si dhe nuk rezulton që Braho apo familjarët e tij ti kenë përdorur apo të kenë pasur interes për to.

Konstatimet për apartamentin

Për një apartament me sipërfaqe 53 m3 të blerë në vitin 2007 në Tiranë kundrejt shumës 3 milionë lekë, ngjitur me banesën e mëparshme të blerë nga prindërit para fillimit të detyrës, Braho ka deklaruar si burime krijimi të ardhurat nga paga e tij si prokuror dhe të ardhurat e prindërve nga pensionet dhe puna në sektorin privat gjatë periudhës 2001-2007.

Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka depozituar në llogarinë e tij në bankë shumën 20 mijë euro në majt të vitit 2007 dhe e ka tërhequr atë në gusht të atij viti kur është blerë apartamenti.

Për të provuar mundësinë e prindërve për kursimin e kësaj vlere, subjekti ka depozituar dokumentacion provues lidhur me të ardhurat e tij, të babait dhe të nënës, përfshi edhe nga ato në sektorin privat.

KPK vlerëson se ka rezultuar mungesë dokumentacioni për pagesat e detyrimeve tatimore për të ardhurat e deklaruara si të përfituara prej prindërve nga sektori privat gjatë periudhës 2001-2007 dhe ato nuk janë përfshirë në analizë si prej shumicës, ashtu dhe nga pakica.

Duke ju referuar edhe jurispudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shumica shprehet se ka konsideruar në analizën financiare vetëm të ardhurat për të cilat është dokumentuar pagesa e detyrimeve tatimore, ndërkohë që nuk ka përfshirë mundësitë e kursimit pasi nuk janë deklaruar në vite gjendje likujditetesh. Për rrjedhojë ka rezultuar balancë negative në shumën 1.7 milion lekë për kursimin e vlerës 20 mijë euro.

Zhegu në pakicë çmon se analiza e shumicës nuk është në përputhje me faktet dhe rrethanat e administruara gjatë procesit të rivlerësimit dhe me deklarimet e subjektit. Relatorja sjell në vëmendje faktin se është provuar që subjekti jeton me prindërit dhe se ka deklaruar që është kontribues në këtë pasuri, si dhe faktin se gjatë gjithë kohës të ardhurat e tyre familjare janë menaxhuar nga babai në cilësinë e kryefamiljarit.

Sipas Zhegut, prindërit e subjektit nuk kanë qenë subjekte deklarues dhe për rrjedhojë në deklarimet periodike vjetore subjekti nuk ka pasur detyrim të deklarojë të ardhurat e tyre nga punësimi në sektorë privatë, shpenzimet, si dhe kursimet e tyre vjetore.

Ajo ka vlerësuar të analizojë të ardhurat e ligjshme familjare duke përdorur metodën kumulative për periudhën 2001 – gusht 2007, prej nga ka rezultuar bilanc pozitiv në shumën 1 milion lekë, pavarësisht se nuk janë përfshirë të ardhurat e prindërve nga punësimi në sektorë privatë për të cilat nuk është provuar pagimi i detyrimeve.

Transfertat nga jashtë vendit

Nga verifikimi i llogarive bankare të babait të subjektit janë evidentuar fonde të mbërritura me transferta nga jashtë vendit, në shumën totale 46 mijë e 561 USD gjatë periudhës 2003-2004, të cilat nuk janë deklaruar nga subjekti. Gjithashtu, nga verifikimi i llogarive bankare të babait janë evidentuar depozitime cash në monedhat euro dhe dollar.

Braho ka shpjeguar gjatë hetimit administrativ se nuk ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve bankare të kryera nga babai i tij, ndërkohë që ka mësuar prej të atit se janë dërguar nga tezja dhe bashkëshorti i saj, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA që prej vitit 1993.

Ai ka shtuar se babai i ka treguar se llogarinë bankare e ka çelur me kërkesën e tezes dhe bashkëshortit të saj, me qëllim transferimin e vlerave monetare në Shqipëri dhe që kur t’u nevojiteshin do të tërhiqeshin po nga i ati.

Sipas deklarimit të tezes, qëllimi i dërgimit të vlerave monetare nëpërmjet llogarive bankare apo fizikisht, ka qenë për t’i përdorur për blerjen e një sipërfaqeje toke dhe ndërtimin e një shtëpie në qytetin e Tiranës, por që nuk është realizuar dot pasi kanë kryer shpenzime të tjera.

KPK ka hetuar edhe lidhur me depozitimin e një vlere 30 mijë USD cash nga babai i subjektit në vitin 2005, prej nga ka rezultuar se tezja dhe bashkëshorti i saj kanë qenë fizikisht në Shqipëri, por nuk është provuar me dokumentacion sjellja e shumës në fjalë.

Megjithëse tezja dhe anëtarët e familjes së saj kanë rezultuar të kenë qenë në Shqipëri dhe kur janë mbyllur llogaritë bankare në vitin 2007, shumica vlerëson se nuk ka dokumentacion që të vërtetojë që likujditetet tu jenë kthyer atyre apo të jenë transferuar në SHBA me transaksione bankare.

KPK ka kryer analizën financiare të familjes së tezes për periudhën 1999-2005, prej nga ka rezultuar një balancë negative fondesh në shumën 24 mijë USD për vlerat e depozituara.

Gjithashtu, shumica ngre dyshime për destinacionin dhe kthimin e vlerave monetare tezes së subjektit. Në vendimin e KPK thuhet se kanë mbetur pa përgjigje dhe shpjegime bindëse një sërë pyetjesh që kanë të bëjnë me mënyrën e futjes në territorin shqiptar të një pjese të vlerave të depozituara cash; përse nuk janë përcjellë nëpërmjet sistemit bankar; përse tezja nuk i depozitoi në llogari të sajën kursimet ndërkohë që rezultonte të kishte qenë në Shqipëri dhe përse nuk u përdorën kurrë në territorin shqiptar. Gjithashtu, shumica ngre pikëpyetje për faktin se babai i subjektit i ka tërhequr këto vlera në vitin 2007 kohë përpara se tezja të mbërrinte në Shqipëri.

Bungo dhe Hamitaj shprehen se kanë krijuar bindjen se shumat e derdhura cash nga babai i subjektit, në llogaritë e veta bankare, janë pasuri e luajtshme e familjes së prokurorit Braho dhe se ai ka tentuar të evitojë verifikimin dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga pamjaftueshmëria financiare.

Relatorja Zhegu në pakicë paraqet mendim ndryshe lidhur me shumat e dërguara nga tezja në vitet 2003-2005 nëpërmjet sistemit bankar apo cash. “[…]Nga hetimi i kryer nga Komisioni nuk kanë rezultuar të jenë përdorur nga personi i lidhur (babai i subjektit) dhe as të kenë shërbyer si burim për krijimin e ndonjë pasurie, as si përfitim në formë ‘dhurate’”, konstaton Zhegu.

Lidhur me analizën financiare për mundësinë e familjes së tezes për kursimin e shumave të transferuara, Zhegu argumenton se tezja dhe familjarët e saj nuk e gëzonin statusin e personit tjetër të lidhur për periudhën 1993-1998 dhe për rrjedhojë nuk kishin detyrim të tregoheshin të kujdesshëm në ruajtjen e dokumentacionit në atë kohë.

Pasi subjekti ka provuar të ardhurat e familjes së tezes për periudhën 1999-2005 në shumën afro183 mijë USD, Zhegu ka rishikuar analizën financiare prej nga ka rezultuar një balancë nekative në shumën 8723 USD.

Ajo vlerëson nuk është arritur të konfirmohet ndonjë interes pasuror i subjektit apo babait me vlerat e depozituara dhe konkludon se është përtej çdo dyshimi që këto shuma të lidhen me funksionin e subjektit dhe të vijnë nga burime të paligjshme.

“Në këtë rast, merr një rëndësi fakti që subjekti nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi disiplinore, mbi një situatë të paparashikuar ligjore”, shprehet Zhegu dhe e cilëson konkluzionin e shumicës si një barrë përtej asaj që ligjërisht subjekti i rivlerësimit është i ngarkuar të mbajë.

Në analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2003-2016 shumica konkludon pamundësi financiare në shumën totale 2.1 milionë lekë, ndërsa Zhegu vlerëson se pamundësia ka qenë 1.3 milionë lekë dhe e shtrirë në disa vite, që lidhet më së shumti me babanë e subjektit.

Sipas Zhegut, balancat negative nuk janë të asaj shkalle që të mund të penalizojnë subjektin e rivlerësimit.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëArdian BrahoBashkëshortiBIRNdetyrimEuroFondeGenta Tafa BungokomisionerKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKLigjlulzim hamitajpakicaParapensionetprokurorProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëPunaPunëPunësimiSHSHBAshpenzimeshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSuela ZheguTiranëTransfertaVendimi
Tjetri
KESH: Ia dolëm të shmangim përmbytjet

Prodhimi i energjisë elektrike rritet me 84%

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.