AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbrojtja e “Dosjes 184” kërkon pafajësi dhe i quan hetimet të paplota

Sami CurringaSami Curri
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Ish-shefi i komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga u mbrojt duke akuzuar Partinë Demokratike se kishte punësuar paramilitarë në zgjedhjet e vitit 2016 –për të cilat ai akuzohet se vuri policinë në dispozicion të Partisë Socialiste. Mbrojtja këmbënguli se përgjimet nuk provonin fajësinë.

Të pandehurit Robert Aga, Drini Gjeçi dhe Nuri Meda në sallën e gjyqit në Peshkopi. Foto: Sami Curri.

Për herë të parë që prej publikimit të përgjimeve që e implikonin në manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër, ish-shefi i komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga foli publikisht për akuzat në seancën gjyqësore të caktuar për leximin e mbrojtjes.

Aga, i cili sipas përgjimeve vuri në dispozicion policinë për të ndihmuar kandidatin e Partisë Socialiste dhe se u përpoq të pengonte publikimin e një videoje të një rasti blerje vote duke përdorur policinë, mohoi akuzën dhe akuzoi Partinë Demokratike se i kishte vënë në rrezik oficerët e policisë.  “Dhe unë jam fatlum që nuk më janë vrarë njerëz në atë periudhë,” tha Aga në  gjyq. Ai akuzoi demokratët se kishin organizuar një forcë paramilitare që kërcënonte dhe rrihte njerëz.

Seanca e dytë efektive në gjyqin ndaj Robert Agës dhe Hasan Hotit u zhvillua të mërkurën. Në seancë ishte i pranishëm vetëm Aga, i akuzuar nga prokuroria me akuzën për “shpërdorim detyre”, ndërsa mungoi me arsyen e bllokimit nga bora, Hasan Hoti, ish-administrator i Lurës akuzuar gjithashtu për “shpërdorim detyre”. Të pandehurit u përfaqësuan nga avokati Gentjan Rumano.

Rumano në pjesën tjetër të mbrojtjes u fokusua të argumentonte se prokuroria nuk kishte bërë si duhet hetimet. Ai këmbënguli se përgjimet nuk ishin të mjaftueshme dhe tha se provat ndaj Hasan Hotit duhej të konsideroheshin të pavlefshme.

Rumano u shpreh në sallën e gjyqit se Prokuroria nuk ka verifikuar asnjë nga ngjarjet në të cilat pretendon se është përfshirë Robert Aga. Ai solli në mbrojtje të Agës deklarimet e politikanëve të koalicionit ‘Aleaca për  Shqipërinë Europiane’, që sipas tij kishin mohuar se ishin ndihmuar nga policia. Ai po ashtu i cilësoi gjetjet e prokurorisë bazuar mbi përgjimet si interpretime.

Vetë Aga këmbënguli se kishte qenë i kërcënuar. Ai akuzoi PD se kishte mobilizuar njerëz të krimit dhe ish-oficerë policie që kishin intimiduar dhe rrahur kundërshtarët. “Ish-kriminelë, ish-njerëz të botës së krimit, ata kanë qenë prezent,” tha Aga.

Por në përgjimet mbi të cilat është ngritur akuza ndaj Agës, ky i fundit përmendet disa herë si ndihmues i socialistëve dhe kandidatit të tyre dhe përgëzohet prej deputetëve të PS për shërbimin. Ai madje del në biseda telefonike me drejtues të lartë të Socialistëve përshi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputetin e PS, Xhemal Qefalia. Ministri aktual i Drejtësisë, Ulsi Manja dëgjohet gjithashtu t’i premtojë në bisedë Agës se do e ndihmonin të rritej në karrierë, edhe pse Aga kërkonte vetëm të transferohej në Bulqizë. “Ne thomi të shkojsh për ma nalt or burrë…,” citohet Manja në vendimin e gjykatës.

Në mbrojtje të të akuzuarit tjetër Hasan Hoti, avokati Gentjan Rumano tha se përgjimet që janë bërë për të, janë të papërdorshme dhe të paligjshme. “Këto përgjime janë bërë për një vepër penale që nuk kanë një marzh dënimi mbi 7 vite, por më të vogël. Unë kam ngritur pavlefshmërinë dhe këto prova nuk mund të përdoren kundër Hasan Hotit,” tha ai. Ai këmbënguli se prokuroria nuk i kishte identifikuar personat e shantazhuar.

Më herët në 4 nëntor u lexuan në gjykatë qëndrimet e prokurorisë që kërkoi dënimin e dy të akuzuarve.

Dosja 184, e njohur për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të PS u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi çështjen për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë dhe të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal, në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë, të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve” dhe Nuri Meda, ish-administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, janë në gjykim të shkurtuar, i cili po ashtu është shtyrë disa here gjatë muajve të fundit.

Për mungesën e vazhdueshme, Gjykata e Dibrës i gjobiti avokatët mbrojtës të kësaj çështje më 20 tetor me nga 50,000 lekë gjobë. Por pas zhvillimit të dy seancave, gjykata vendosi pranimin e ankesës së bërë nga avokatët dhe heqjen e gjobës.

Etiketa: 184AgaAkuzablerjeblerje votedeputetDosjaDosja 184Drini GjeciGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqHasan HotiHetimetHotikanosjeMbrojtjambrojtjeNuri MedaPartisë SocialistePDPeshkopiPoliciaProkuroriaPSPunëRobert AgarrezikSaimir TahiriSeancaSHshantazhShpërdorim detyreshqipUlsi ManjaXhemal QefaliaZgjedhjet
Tjetri
Armik i shtetit: Si u vu në shënjestër një gazetar serb

Armik i shtetit: Si u vu në shënjestër një gazetar serb

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.