AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dërgon për ndjekje penale 67 numërues votash

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetër i Zgjedhjeve, Ilirajn Celibashi | Foto : LSA

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Iliran Celibashi, vendosi të bëjë kallëzim penal për 67 numërues votash dhe 20 shtetas që kanë rezultuar votues në 2 qendra të ndryshme votimi. Ai rekomandoi masa administrative dhe për 32 sekretarë zgjedhorë.

Komisioneri Shtetër i Zgjedhjeve, Ilirajn Celibashi | Foto : LSA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të premten raportet e verifikimit paszgjedhor për 10 për qind të qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 prill 2021.

Pas shqyrtimit të gjetjeve të procesit të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Iliarian Celibashi, bëri të ditur se do të dërgojë para prokurorisë 67 numërues votash, pasi u konstatuan shkelje në numërimin e votave për kandidatët.

“Në total janë 67 anëtarë të grupeve të numërimit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Të gjitha shkeljet që i kemi vlerësuar si shkelje penale, kanë të bëjnë me diferenca në fletët e votimit, apo në rezultatin e votimit për kandidatin, jo për partinë”- tha Celibashi për mediat pas seancës publike.

KQZ e konsideron jashtë kompetencave të saj që të hetojë dhe të verifikojë përgjegjësit për këto parregullsi, kështu që është kërkuar ndjekje penale për të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit. “Do i takojë organit të prokurorisë për të parë nëse janë të 4 anëtarët e grupit përgjegjës, apo vetëm njëri prej tyre”- tha Celibashi.

Në raportin e gjetjeve nga grupet e numërimit vihet re që disa kandidatëve u janë hequr votat dhe disave u janë shtuar. Ndryshime në vota janë konstatuar edhe për subjektet partiake, por sipas raportit “marzhi i gabimit nuk ka ndikuar në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve”.

Celibashi vendosi të referojë për ndjekje penale edhe 20 shtetas, të cilët kanë kryer votim të shumëfishtë sipas gjetjeve të procesit të kryqëzimit të të dhënave. “Janë 20 raste ku kemi parë votim të shumëfishtë”- tha komisioneri duke shtuar se bëhet fjalë për 2 qendra votimi.

Pasi shqyrtoi raportin me gjetjet dhe problematikat e konstatuara, KSHZ vendosi gjithashtu t’i kërkojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative ndaj 32 sekretarëve të komisioneve të qendrave të votimit, të cilët sipas listës janë 17 të Partisë Socialistë dhe 14 të Partisë Demokratike.  Sekretarët kanë shkelur rregullat e administrimit të materialeve zgjedhore.

“Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim pranë KAS”- njoftoi Celibashi.

Verifikimi paszgjedhor në 519 Qendra Votimi të zgjedhura në mënyrë rastësore, tregoi se si komisionerët partiak kanë tjetërsuar votat për kandidatët për deputetë, që ishin të vlefshme për rankimin  brenda listës së subjektit të tyre politik, ose siç u pagëzua si “lista e hapur”.  Diferenca deri në 20 vota është cilësuar në raport si gabim njerëzor, ndërsa në 19 qendra numërimi diferencat luhateshin nga 21 deri në 76 vota.

Veirifikimi u bë dhe për saktësinë e votimit e numërimit elektronik që u zbatua si projekt pilot në zgjedhjet e fundit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon përdorimin e votimit elektronik në një masë më të gjërë pas verifikimit dhe kryqëzimit të të dhënave midis votave fizike të gjetura në kuti dhe rezultatet e sistemit PEVN, ku sipas raportit, “nuk u konstatua asnjë diferencë apo parregullsi”

Etiketa: AdministrativedeputetGrupet e NumërimitIlirjan CelibashikandidatëtKASkomisionerKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZMASMasaParaPartisë DemokratikePartisë SocialistpilotraportVendimiVotavotimVotimiVotuesZgjedhjet
Tjetri
Gjyqi ndaj Shullazit,  gjykata u jep avokatëve edhe dy javë kohë

Apeli lë në fuqi dënimin me 14 vjet burg për Emiljano Shullazin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.