AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Prefekti nuk është tallje vetëm me Qazim Mulletin

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skenë nga komedia Prefekti. Foto: Printscreen nga YouTube

Një komedi e kohës së komunizmit nuk është asgjë më shumë se sa një mjet propagande ndërsa në rastin e komedisë Prefekti, ajo nuk ka të bëjë vetëm me Qazim Mulletin. Ajo është një tallje diskriminuese ndaj një pjese të popullsisë shqiptare dhe si e tillë, është mirë të mos transmetohet më.

Skenë nga komedia Prefekti. Foto: Printscreen nga YouTube

Në Shtetet e Bashkuara, një debat u hap mbi mënyrën se si duhet të shohim disa krijime letrare apo artistike të dekadave më parë, krijime që janë konsideruar si kryevepra në kohën kur janë bërë e nga pikëpamja artistike, ndoshta janë edhe sot, por që temat që ata trajtojnë dhe mënyra se si i trajtojnë, i bëjnë fyese për komunitetin e afroamerikanëve, forcojnë stereotipet dhe justifikojnë racizmin që është një realitet edhe në ditët tona.

Debati kryesor lidhet me librin dhe filmin Gone With the Wind, (Bashkë me erën), romani i Margaret Mitchell i vitit 1936 dhe filmi jashtëzakonisht i suksesshëm i vitit 1939. Pas debateve në media, rrjeti HBO vendosi ta heqë atë film nga transmetimi për arsyen e thjeshtë se, kryevepër apo jo, ai roman dhe ai film normalizojnë skllavërinë, paraqesin skllavin si një anëtar i lumtur i familjes dhe skllavëpronarin si njeri normal.

Në Shqipëri, komedia Prefekti, për të cilën ka pasur një debat ditët e fundit nëse duhet apo jo të transmetohet, është pak a shumë si Gone With the Wind por pa meritat artistike të kësaj të fundit. Është një komedi që supozohet se tallet me Qazim Mulletin, zyrtar fashist i Luftës së Dytë Botërore, por në fakt komedia stereotipizon të gjithë popullsinë e njohur konvencionalisht si “tiranasit e vjetër”, duke përdorur në skenë dhe në ekran dialektin e tyre shumë vite pasi dialektet u shpallën të paligjshme në kongresin e anti-gjuhës shqipe në vitin 1972.

Edhe te Gone With the Wind ka një element të tillë përccmues, anglishtja e folur nga zezakët e Amerikës si një gjuhë e pakultivuar njerëzish gjysmëanalfabetë që nuk bëhen dot “të bardhë”.

Mesazhi propagandistik i komedisë është i qartë: partia e punës, e cila ishte pagatorja e të gjitha veprave të artit në Shqipëri në atë kohë, synonte të etiketonte një pjesë të popullsisë si e trashë, dembele dhe hajdute banale. Në veçanti, skena në të cilën bashkëshortja e Qazim Mulletit paraqitet si një njeri pa shkollë, të cilës i pëlqen një qilim zyre dhe kërkon menjëherë ta vjedhë, përbën një instrument dhune verbale jo ndaj Qazim Mulletit dhe jo aq shumë ndaj bashkëshortes së tij, por kundër të gjithë tiranasve.

Stereotipizimi i një popullsie ka shërbyer në të gjithë historinë e njerëzimit për të justifikuar persekutimin e saj. Fillimisht ishte skllavëria, pastaj erdhi racizmi për të justifikuar skllavërinë. Hebreu ishte fillimisht makuti fajdexhi para se të përfundonte në kamp përqendrimi. Tiranasi i vjetër ishte i trashë dhe rrjedhimisht duhej të përfundonte punëtor miniere. Tiranasi i vjetër ishte fashist dhe për rrjedhojë, grabitja e pronave të tij ishte e justifikuar.

Mbrojtësit e komedisë, përfshirë Erjon Braçen, që tentojnë ta justifikojnë atë me faktin që Qazim Mulleti ka qenë zyrtar fashist dhe që fashistët kanë vrarë antifashistë, (që në fakt edhe antifashistët kanë vrarë fashistë dhe komunistët kanë vrarë shumë të tjerë që nuk ishin as fashistë dhe as antifashistë), duhet të mendojnë pak më gjatë nëse atyre do t’u pëlqente që ndonjë armik politik të bënte ndonjë komedi për t’i tallur jo vetëm ata, por familjet e tyre apo komunitetet nga vijnë, duke i paraqitur ata si të trashë sepse janë të paaftë të flasin gjuhën zyrtare dhe kanë mbeturina dialektesh në të folur, apo janë hajdutë banalë që vjedhin një qilim nga zyrat e shtetit.

Komedia Prefekti është mirë të mos shfaqet.

Etiketa: kampmbeturinaMediaMiniereParaPartiapropagandePunëPunëtorSHshqipShqipërishqiptareShtetet e Bashkuara
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjosa Zaimi –Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjosa Zaimi –Gjykata e Tiranës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.