AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN kërkon transparencë për fondet e tërmetit dhe pandemisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesja e FMN Anita Tuladhar. Foto arkive: Malton Dibra/LSA

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare “të zbatojë menjëherë” masa për transparencë dhe llogaridhënie për fondet e emergjencave të tërmetit dhe pandemisë. Ekonomia pritet të pengohet nga “faktori demografik”.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesja e FMN Anita Tuladhar. Foto arkive: Malton Dibra/LSA

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi të martën qeverisë shqiptare të ndërmarrë “menjëherë” masa për të krijuar sistem transparence dhe llogaridhënie për fondet e stërmëdha që po shpenzohen për dy krizat që goditën vendin gjatë viteve të fundit, tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës dhe pandemia e koronavirusit të ri. Fondi e bëri kërkesën në deklaratën për shtyp të publikuar pas mbylljes së konsultimeve të rradhës për nenin 4 të marrëveshejs së anëtarësimit. Deklarata nuk bën të ditur se cilat janë masat që duhen ndërmarrë apo se për çfarë arsyeje del e nevojshme të ndërmerren masa të tilla. Të dyja, fondet e rindërtimit dhe fondet për pandeminë, menaxhohen nga qeveria shqiptare përmes një skeme të veçantë nën përgjegjësinë e ministrit të rindërtimit dhe të pandemisë, Arben Ahmetaj.

Në deklaratë, fondi përsëriti kërkesën e mëparshme ndaj qeverisë që të rishikojë në kuadër të përdorimit efikas të fondeve, politikat e saj në fushën e investimeve publike, “përfshirë partneritetet publike- private”, kërkesë që e ka bërë rregullisht përgjatë viteve të fundit pa marrë ndonjë reflektim nga ana e qeverisë. Fondi ishte gjithashtu kritik me pretendimet e qeverisë për menaxhimin e borxhit publik në terma afatmesëm, duke paralajmëruar se borxhi publik do të arrijë në 81% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe se në vitin 2026, pra pesë vjet më vonë, do të vijojë të jetë në nivelin 74%. Sipas fondit, Shqipëria ka nevojë të hyjë në një “plan të besueshëm” për konsolidim fiskal, pa shpjeguar se çfarë ka të pabesueshëm plani aktual i qeverisë. Sipas vlerësimeve të qeverisë, [link] borxhi publik këtë vit do të jetë 75% e PBB-së dhe jo 81 ndërsa në vitin 2024 do të bjerë në 72%. Diferenca është në rendin e qindramilionë eurove.

“Drejtorët nxitën autoritetet të zbatojnë menjëherë masa për transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimet emergjente dhe fondet me subjekt rindërtimin me kontrolle të përshtatshme për menaxhimin financiar publik,” shkruhet në deklaratën e fondit.

“Shqipëria ka nevojë të ndërmarrë konsolidim fiskal të besueshëm në bazë të të ardhurave të fiksuara në një Strategji të shëndosë Afatmesme,” shkruhet më tej në deklaratë.

“Eficenca e ulët e shpenzimeve publike duhet të reduktohet dhe mbështetja fiskale duhet të shënjestrojë ato që janë më të nevojshme. Drejtorët theksuan më tej rëndësinë e fuqizimit të cilësisë dhe transparencës së shpenzimeve publike. Do të jetë me rëndësi kritike të trajtohen mangësitë në menaxhimin e investimeve publike, përfshirë partneritetet publike dhe private, dhe për të fuqizuar besueshmërinë e kuadrit buxhetor dhe fiskal,” shkruan më tej deklarata.

FMN parashikon që rritja ekonomike afatmesme e Shqipërisë do të jetë 3.4% në vit, një rënie e konsiderueshme kjo me periudhën para krizës, kur vlerësimi i potencialit të Shqipërisë ishte për rritje prej 4% në vit.

“Rritja afatmesme pritet të konvergjojë në potencialin e saj prej 3.4%, e mbajtur ulët nga faktorë demografikë negativë,” thuhet në deklaratë.

Popullsia e Shqipërisë është prej vitesh në pakësim dhe plakje, kryesisht si pasojë e emigrimit masiv të të rinjve që nuk shohin të ardhme me mirëqenie në vendin e vet.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBorxhiBorxhi publikDibraDurrësEkonomiaFMNMasapandemiaParaPBBQeveriaQeveria shqiptareRritja ekonomikeSHshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Vendimi i lirimit: Kryebashkiaku i Durrësit garantoi punësimin e Lulzim Berishës

Gjykata e Lartë rrëzon lirimin e Lul Berishës dhe kërkon rikthimin e tij në qeli

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.