AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë rrëzon lirimin e Lul Berishës dhe kërkon rikthimin e tij në qeli

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Gjykata e Lartë prishi një vendim kontradiktor të Gjykatës së Apelit Durrës, që i fali Lulzim Berishës më shumë se 6 vite nga dënimi, edhe me mbështetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Berisha është prej dhjetorit 2020 në kërkim nga SPAK. 

Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Një trupë e Gjykatës së Lartë me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtar Ilir Panda e Klodian Kurushi vendosi të martën të prishë vendimin kontradiktor të Gjykatës së Apelit në Durrës, që i pati dhënë liri me kusht Lul Berishës, i akuzuar si drejtues i të ashtuquajturës Banda e Durrësit.

“Prishjen e vendimit të gjykatës së Apelit Durrës. Lënien në fuqi të vendimin të gjykatës së Rrethit Durrës,” thuhet në njoftimin shkurt të Gjykatës së Lartë mbi vendimin e marrë nga Kolegji Penal.

Berisha u lirua me kusht në 5 dhjetor 2016, pas një vendimi kontrovers të Gjykatës së Apelit Durrës, sipas të cilit ai përfitonte lirim të parakohshëm pasi kishte shlyer ¾ e dënimit prej 25 vitesh burg dhënë nga gjykata.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Berisha duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Prej dhjetorit 2020, ai është i shpallur në kërkim nga SPAK për akuza të reja.

Një investigim i BIRN i dhjetorit 2016 [Lexo këtu] gjeti se pas lirimit të Lul Berishës ishte një skemë kontraverse me ulje dënimesh dhe amnisti.

Uljet dhe amnistitë u dhanë me vendime  kontradiktore dhe me bazë ligjore të diskutueshme dhe shpesh të mbivendosura.  Bazuar në këto ulje dhe amnisti, trupa e Gjykatës së Apelit kryesuar nga Arben Vrioni, me anëtar Petrit Çenon dhe Anita Micin, i llogariti Berishës 18 vjet, 9 muaj e 22 ditë burgim, edhe pse fizikisht që prej arrestimit më 6 prill 2006,  ai kishte vuajtur vetëm 10 vjet e tetë muaj në burg.

BIRN gjeti edhe se Berishës iu dha mbështetje prej ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili veç një profilizimi pozitiv të familjes, i dha gjykatës garanci se Berisha do të punësohej në Bashkinë e Durrësit, nëse ai nuk gjente punë në sektorin privat.

Pas lirimit në fund të vitit 2016, Lulzim Berisha ishte disa herë pjesë e debatit politik në vend, ndërsa opozita akuzoi shumicën socialiste se kishte ndihmuar lirimin e tij. Berisha po ashtu u bë shënjestër e të ashtuquajturit Operacion Forca e Ligjit, por masa e vetme që u mor ishte sekuestrimi i përkohshëm i një sasie nafte që kishte në pronësi kompania e tij.

Së fundmi në dhjetor 2020, SPAK ngriti akuza të reja ndaj Berishës dhe disa anëtarëve të grupit të tij. Ai po hetohet ndër të tjera për vrasjen në atentat me tritol të biznesmenit Vajdin Lame dhe Artan Arsit në shkurt të vitit 2005. SPAK njoftoi se Berisha ishte shpallur në kërkim, pasi rezultoi se ishte arratisur para se akuzat ndaj tij të bëheshin zyrtare.

 

Etiketa: AkuzaAlbana BoksiArben VrioniatentatBandaBanda e DurrësitBIRNBurgDakoDurrësGjykataGjykata e LarteGjykatëGjykatësIlir PandaInvestigimKlodian KurushiKolegjiLulzim BerishaMasambështetjeoperacionOpozitaParaPoliciaPolicia e ShtetitPunëSHSPAKtritoluljeVajdin LameVangjush DakoVendimVendimi
Tjetri
“Sekret bankar”, 3 banka refuzojnë kërkesën e komisionit hetimor për inceneratorët

Kërkesat pa përgjigje shtyjnë hetimin për ‘inceneratorët’

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.