AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Skeda

Skeda e pasurisë – Gjon Kodra – prokuror në Prokurorinë e Tiranës

BIRNngaBIRN
4 years më parë
në Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij nga viti 2003 deri ne vitin 2016.

Prokurori i Tiranës Gjon Kodra do të përballet të premten në mëngjes në seancë publike me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjerësisht si veting.

Trupa gjykuese KPK-së që do shqyrtojë profesionalizmin, pasurinë dhe integritetin e Kodrës, përbëhet nga komisionerët Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Kodra e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe të paktën që nga viti 2004 ai shërben në Prokurorinë e Rrehtit Gjyqësor Tiranë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Gjon Kodra nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Gjon Kodra deklaronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8.4 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, Kodra zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 6.3 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.4 milionë lekësh, likujditete bankare prej 430 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 260 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 25.7 milionë lekë, nga të cilat 92% kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq mosdeklarimin e të ardhurave nga paga në vitet 2004-2005, duke rezultuar me burime financiare të pamjaftueshme për të mbuluar shtesa aseti, në vlerë totale 491,392 lekë.

Në vitin 2006 subjekti deklaron shtesë aseti apartament banimi në vlerë 50,952 euro, nga të cilat 15,000 euro mbeten akoma pa shlyer, ndërsa diferenca ka si burim kryesor të ardhura të kursyera gjatë viteve nga bashkëshortja e deklaruesit (e cila deklaron për herë të parë) në vlerë 35,000 euro.

Në vitin 2009 subjekti deklaron huamarrje nga të afërm në vlerë 10,000 euro me qëllimi blerje pajisjesh të ndryshme për banesën e blerë, të cilat më pas me marrjen e aktit të pronësisë do të skontohen nga llogaria e përgjithshme e paguar. Në vitin 2010 rezulton përsëri një huamarrje tjetër shtesë në vlerë 5,000 euro.

Në vitin 2010 deklarohen dhurata cash nga motrat e subjektit në vlerë 2,000 USD , për shtëpinë e re (nuk kuptohet qartë për cilin aset të ri bëhet fjalë).

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNblerjeEuroGjon KodraGjyqgjyqtarkomisionerKontrolliKPKOlsi KomicipaktParaPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorProkuroriraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëValbonaValbona SanxhaktariVetingXhensila Pine
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Lefter Koka –Ish ministër i Mjedisit

Skandali i inceneratorëve, Lefter Koka mbetet në burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.