AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rrëzon gjobën e Celibashit për Bashkinë e Tiranës

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fushata e Alqi Bllkaos dhe Erion Veliajt në biblotekë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të martën një sanksion administrativ ndaj njërit prej administratorëve në Tiranë për përdorimin e aseteve publike për fushatë elektorale.  

Fushata e Alqi Bllakos dhe Erion Veliajt në bibliotekën e njësisë nr.2 në Tiranë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, rrëzoi të martën kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi për vendosjen e një gjobe prej 5 mijë lekësh ndaj Florian Pullazit, administrator i Njësisë Administrative nr. 2 në Tiranë për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Masa administrative ishte vendosur pas shfaqjes me foto dhe video të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke bërë fushatë përkrah kandidatit Alqi Bllako në ambientet e një biblioteke publike në njësinë nr.2 në Tiranë.

Celibashi i vlerësoi të mjaftueshme provat e ‘Qendresës Qytetare’, duke konkluduar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjin në vendosjen e një biblioteke publike në funksion të fushatës elektorale të kandidatit për deputet të PS-së. Por sipas vendimit të KAS, administratori Pullazi nuk është personi ligjërisht përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të ndryshme në bibliotekën e kësaj njësie.

KAS vlerësoi se “është detyrë e Komisionerit që të përcaktojë qartë personat përgjegjës për shkeljen konkrete të ligjit, të konstatuar nga hetimi i bërë nga Komisioneri, dhe të riparaqesë në KAS, nëse e konsideron të arsyeshme një propozim konkret për sanksion administrativ për personat realisht përgjegjës”.

Gjatë dëgjesës, administratori Pullazi tha se edhe pse biblioteka ndodhej në zonën që administron ai, nuk ishte ai përgjegjës direkt për përdorimin e saj për aktivitete publike, por një drejtori e posaçme në bashkinë e Tiranës.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv  i organizatës “Qëndresa Qytetare”, e cila denoncoi këtë shkelje të kodit zgjedhor,  i tha BIRN-it se “procedura që u ndoq ishte jo korrekte dhe e qëllimtë për të shmangur përgjegjësinë”. Sipas Xhemollarit, “komisioneri duhej të kishte marrë informacion pranë Bashkisë për të kuptuar se cili është personi përgjegjës për bibliotekën”.

Në shkurt të këtij viti, Celibashi gjobiti me 75 mijë lekë kryebashkiakun Veliaj për shpërdorim të postit gjatë fushatës elektorale, por edhe në këtë rast, KAS e shfuqizoi vendimin.

 

Etiketa: AdministrativeAlqi BllakoBashkiaBIRNdeputetErion VeliajFlorianfushataIlirian CelibashiKASKomisioneriKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveLigjMasaPSQëndresa QytetareRigels XhemollariSHTiranëvideo
Tjetri
‘Kandidaturë ekselente’; PD mbështet Anastas Angjelin për Këshillin e BSH

‘Kandidaturë ekselente’; PD mbështet Anastas Angjelin për Këshillin e BSH

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.