AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria kërkon përgjigje për shtimin e numrit të vrasjeve me armë

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Një sërë vrasjesh e kanë fokusuar përsëri shqetësimin në Shqipëri tek armëmbajtja e paligjshme dhe efikasiteti i policisë në trajtimin e dhunës me armë.

Foto ilustruese: Pixabay.

Një ish-deputet dhe ish-kryetar komune qëllohet për vdekje në rrugë në një mbrëmje të ftohtë vjeshte; një biznesmen i cili u zhduk dhe u gjet i vdekur në mal pas një kërkimi policor 13-ditor; vrasja e dy personave, me sa duket të lidhura me një bandë; një 27-vjeçar vritet në një market në Tiranë pas një konflikti verbal me një punonjës policie. Dhe të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në tetor, nëntor dhe dhjetor.

Shqipëria është tronditur muajt e fundit nga një varg vrasjesh – 56 deri më tani këtë vit, sipas policisë, krahasuar me 52 në të gjithë vitin 2020 dhe 44 në 2019.

Analistët dhe ekspertët fajësojnë një shtim të armëve të zjarrtit, mungesën e grumbullimit të mjaftueshëm të informacioneve nga policia dhe larjet e hesapeve në vend midis bandave të fuqishme të krimit shqiptarë që janë vendosur jashtë vendit.

Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Tiranës, tha se Shqipëria kishte nevojë për një “strategji çarmatimi publik”.

“Po flasim jo vetëm për parandalimin e qasjes në armë, lehtësinë e mbajtjes së një arme, por edhe për lehtësinë e qasjes me armë në hapësirat publike”, tha Karamuço për BIRN.

Kërcënimi është rritur, tha ai, “për shkak se po përdoren armë më të sofistikuara dhe të rrezikshme dhe po ndodhin vrasje në zona të banuara”.

Thirrje për dënim më të ashpër

Foto nga plaçkitja e depove të armatimit në vitin 1997. Foto: Wikipedia.

Problemi i armëmbajtjes pa leje në Shqipëri daton që nga fundi i viteve 1990, kur rënia e skemave piramidale shkaktoi tre muaj anarki dhe plaçkitje të depove të armëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë grabitur 448,901 armë të të gjitha llojeve. Policia e Shtetit e vendos shifrën edhe më të lartë, në 549,775. Amnistitë e përsëritura kanë arritur të rikuperojnë vetëm një pjesë të këtij numri.

I pyetur muajin e kaluar për shifrat shqetësuese të vrasjeve, ministri i brendshëm Bledi Çuçi u tha gazetarëve: “Policia nuk mund të çarmatosë e vetme ata që janë armatosur që nga viti 1997.”

Ai akuzoi gjithashtu gjykatat se ishin shumë të buta. “Si mund të lini në shtëpi dikë që është gati të vrasë dikë tjetër?” ai pyeti. “Nuk them që policia nuk mban ndonjë përgjegjësi për atë që po ndodh në Shqipëri, por përgjegjësia është e shumëfishtë.”

Adriatik Lapaj, avokat dhe aktivist i shoqërisë civile, thotë se ndëshkimet për armëmbajtje pa leje duhet të ashpërsohen.

“Në Shqipëri rezulton se numri i armëve që mbahen pa leje nga qytetarët është shumë i lartë”, tha Lapaj për BIRN. “Me këto armë kryhen shumica dërrmuese e krimeve dhe për rrjedhojë, zbulimi i tyre bëhet i vështirë. Ky është një problem i madh social.”

Zgjidheni krimin për të parandaluar më shumë

Forca policie duke ndjekur protestues në rrugën Myslym Shyri gjatë protestave në dhjetor 2020. Foto: LSA.

Sotiraq Hroni, drejtor ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, një institut me bazë në Tiranë, tha se autoritetet duhet të fokusohen gjithashtu në parandalimin, kryesisht duke përmirësuar performancën e tyre.

“Ajo që më shqetëson është reagimi spontan dhe formal i institucioneve”, tha ai. “Nuk mbaj mend ndonjë rast kur ka pasur marrëveshje për instrumente apo qasje që do të mundësonin parandalimin. Nuk ka zgjidhje tjetër të qëndrueshme dhe efektive përveç asaj që do të rriste llogaridhënien e institucioneve vendore dhe komunikimin e tyre me qytetarët.”

“Janë ndjekur politika të ndryshme për dorëzim vullnetar apo ndëshkimin e armëmbajtjes pa leje. Por askush nuk habitet për armët që po përdoren. Kjo nuk do të thotë që politikat shtrënguese nuk duhet të forcohen. Por mendoj se në thelb, qytetarët, sidomos në zonat rurale, e justifikojnë armëmbajtjen për shkak të mungesës së besimit te institucionet dhe mangësive në zbatimin e ligjit.”

Duke iu drejtuar komisionit të sigurisë të parlamentit shqiptar në fillim të dhjetorit, drejtori i sapoemëruar i policisë, Gledis Nano, tha se rreth 120 raste vrasjesh që nga viti 2014 mbetën të pazgjidhura.

“Jo të gjitha vrasjet mund të zgjidhen në kohë rekord, edhe pse ka pritshmëri”, tha ai.

Karamuço tha se pikërisht duke zbardhur vrasjet dhe duke ndëshkuar autorët e tyre, policia do të ndihmonte në parandalimin e vrasjeve të tjera që të ndodhin në të ardhmen.

Ai tha se disa nga vrasjet ishin të lidhura me bandat kriminale shqiptare që kanë zënë rrënjë në vende të tjera, veçanërisht në Evropën Perëndimore, por që po i lanin hesapet në shtëpi.

“Kur këtu ndodhin konflikte, policia jonë nuk ka informacion për to”, tha Karamuço për BIRN.

“Policia duhet të jetë në dijeni të të gjitha plejadave kriminale që krijohen nga konfliktet e vazhdueshme që kanë ndodhur. Nëse ata nuk e pengojnë krimin të ndodhë, atëherë duhet të angazhohen për zbulimin e autorëve të krimit pasi ai të ndodhë.”

“Parandalimi nuk kërkon armë, nuk kërkon muskuj apo autoritet të fortë. Nuk kërkon veprime represive, por kërkon inteligjencë”, tha Karamuço.

“Informacioni është baza, prandaj quhet inteligjencë. Pa informacion, policia jonë do të mbledhë vetëm gëzhoja.”

Etiketa: 1997AdriatikAdriatik LapajaktivistArmëarmembajtje pa lejeBIRNBiznesmenBledi Çuçidemokracidepo armatimeshdeputetDhunëgazetarGledis NanoInstitutkryetarmarrëveshjeMyslym ShyriPoliciaPolicia e ShtetitprotestuesshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëvdekjeVrasjavrasjeWikipedia
Tjetri
“Sekret bankar”, 3 banka refuzojnë kërkesën e komisionit hetimor për inceneratorët

PD-PS shkëmbejnë akuza për inceneratorët

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.