AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Patronazhistët’, Gjykata e Lartë rrëzon SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto:LSA

Një vendim njësues i Gjykatës së Lartë lë të kuptohet se SPAK nuk ka kryer hetime te burimi fillestar i databazës së ‘patronazhistëve’ dhe përcakton se mjetet e punës së gazetarëve profesionistë nuk mund të sekuestrohen pa u shteruar të gjitha burimet e tjera.

Gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Foto:LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK është rrëzuar për herë të tretë në kërkesën e saj për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, për t’i bërë pjesë të hetimit lidhur me rrjedhjen e databazës masive të ‘patronazhistëve”.

Lapsi.al ekspozoi para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit se si të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës po shfrytëzoheshin për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Gjykata e Lartë publikoi të premten arsyetimin e përmbledhur të vendimit të Kolegjit Penal të përbërë nga gjyqtarët  Albana Boksi, Ilir Panda, Medi Bici, Sandër Simondi dhe Sokol Binaj, ky i fundit në cilësinë e relatorit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë lë të kuptohet se SPAK nuk ka kryer hetime te burimet fillestare që e zotëronin databazën si dhe vendos një praktikë për rastet përjashtimore, kur mund të kërkohet sekuestrimi i të dhënave të sistemeve kompjuterike ndaj gazetarëve profesionistë.

“Gjykata duhet të lejojë sekuestrimin, pasi të jetë shteruar kërkimi në të gjitha burimet e tjera të mundshme të të dhënave, duke patur parasysh paragrafin 3 të nenit 159 të KPP,” thuhet në vendim, ku përcaktohet se ndërhyrje të tilla duhet të jenë të mirëargumentuara dhe vetëm në rastet kur e dhëna nuk mund të merret në burimin e saj.

“Në raste të tilla përjashtimore, gjykata duhet të saktësojë të dhënat konkrete që kërkohet të sekuestrohen, përse ato janë të domosdoshme/thelbësore për zgjidhjen e çështjes sipas nenit 211/2 të KPP, si dhe përse sekuestrimi i tyre është i pamundur të realizohet në një mënyrë tjetër,” çmon gjithashtu Kolegji Penal.

Vendimi përcakton gjithashtu se duhet të tregohet kujdes për moscenimin e marrëdhënies së gazetarit me burimin e informacionit, duke shmangur zbulimin e këtij burimi kur vërtetësia e të dhënave mund të verifikohet në një mënyrë tjetër.

Në përfundim, Kolegji Penal ka marrë vendim njësues për të mospranuar rekursin e SPAK, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të mos u sekuestruar kompjuterat dhe telefonat e Lapsi.al dhe të gazetarëve të kësaj redaksie.

Përdorimi i të dhënave personale dhe zyrtare nga “patronazhistët” e Partisë Socialiste u kritikua si shkelje zgjedhore që cenon fshehtësinë e votes dhe besimin e publikut në sistemin zgjedhor nga OSBE/ODIHR.

Megjithatë, SPAK shpalli moskompetencën për hetimin e kësaj çështjeje, duke e dërguar dosjen në Prokurorinë e Tiranës.

E pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se hetimi vazhdon.

“Po kryhen veprime, të cilat nuk ishin kryer nga Prokuroria e Posaçme,” tha ajo.

Rrjedhja e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës rezultoi të ishte vetëm ‘maja e ajsbergut”. Përgjatë tre ditëve të fundit, në telefonat e mijëra qytetarëve shqiptarë po qarkullojnë databaza me të dhënat personale, sensitive dhe pagat e mbi 700 mijë shqiptarëve si dhe targat e automjeteve.

 

Etiketa: Albana BoksiArmand ShkullakuBIRNElisabeta ImerajgazetarGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarhetimeIlir PandaImerajKolegjiLapsi.alMedi BiciODIHROSBEPagatParaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePatronazhistëtProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëSokol BinajSPAKTiranëVendimVendimi
Tjetri
Zbulohet një skemë zhvatjeje përmes ‘call center’ në Tiranë

Zbulohet një skemë zhvatjeje përmes ‘call center’ në Tiranë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.