AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK: Ermir Lelçi nuk provoi të ardhurat e babait nga blegtoria

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPK, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi pas vendimit të sjhkarkimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi nuk arriti të dokumentojë të ardhurat neto të babait nga blegtoria që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti, si dhe u gjet me mangësi profesionale.

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi pas vendimit të sjhkarkimit.

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi u shkarkua nga detyra më 28 tetor pasi u konkludua se ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe se ishte i papërshtatshëm profesionalisht për të vazhduar detyrën.

Problemet kryesore në kriterin e pasurisë janë gjetur për një apartament me sipërfaqe 138 m2 në Shkodër.

Trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Roland Ilian ngre dyshime se prokurori Lelçi është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pronësinë mbi apartamentin e blerë në vitin 2007 në Shkodër kundrejt çmimit 6.2 milionë lekë, ku ai ka deklaruar se gëzon 33% pjesë takuese, kurse babai N.L, 67% të pronës.

Komisioni, konstaton se babai i subjektit vijon të jetojë në fshat dhe se ky apartament është përdorur gjithë kohës prej subjektit. Ndërkohë, në kontratën e kaparit ka figuruar si blerës vetëm subjekti i rivlerësimit. Po ashtu, në dy transferta të kryera nga babai në vitin 2006, është specifrikuar se pagesat nga i ati janë kryer për djalin e tij, Ermir Lelçi dhe kontratat e energjisë elektrike dhe të ujësjellësit janë lidhur në emër të subjektit.

Sipas trupit gjykues, duke paraqitur si bashkëpronar dhe kontribues të atin, subjekti është përpjekur të fshehë nga kontrolli apo verifikimi marrdhënien e plotë të pronësisë me këtë pasuri, si dhe pjesën më të madhe të burimeve të krijimit në shumën 4.1 milionë lekë që përfaqësojnë pagesat e kësteve të nga ana e babait.

Si burime krijimi për shlyerjen e vlerës së apartamentit subjekti ka deklaruar kursimet e babait nga vetëpunësimi në bujqësi dhe blegtori prej vitit 1991 e në vijim dhe një kredi në shumën 2.1 milionë lekë.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se subjekti ka dorëzuar dokumente se babai ka përfituar 40.2 dynymë tokë bujqësore nga ligji “Për tokën”. Lelçi ka depozituar si prova dhe vërtetime për pagesën e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore të prindërve si të vetëpunësuar në bujqësi prej vitit 1993 e në vijim.

Po ashtu, ai ka vendosur në dispozicion të hetimit edhe dokumente që vërtetonin se babai kishte blerë një traktor me vlerë 500 mijë lekë në vitin 1996 dhe se kishte krijuar një minifermë ku në vitin 2004 kishte pasur të regjistruara 8 krerë lopë, ndërsa në 2007-ën 50 specie të leshta dhe 8 gjedhë. Në kohën e emergjencave civile të vitit 2011, prindërit e subjektit rezultonin se kishte pasur 6 krerë lopë, 40 dele dhe 10 derra.

Për të konkluduar mbi mundësinë financiare të krijuar prej babait të subjektit nga blegotoria, Komisioni i ka kërkuar informacion Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, MBZHR lidhur me datën e regjistrimit si fermer dhe statusin jetësor të gjedhëve.

Gjithashtu, KPK ka kërkuar informacion për rendimentin vjetor të qumështit të prodhuar për çdo vit kalendarik nga një krer gjedh; konsumin vjetor të qumështit nga secili viç dhe atë për nevoja personale familjare; se sa viça kishte lindur secila prej gjedhëve; çmimin mesatar të shitjes së qumështit dhe mishit për cdo vit; si dhe kostot për mbarësshtimin e tyre.

Por, kjo kërkesë ka mbetur pa përgjigje pasi MBZHR ka informuar se regjistrimi individual i kafshëve dhe funksionimi i sistemit të informacionit blegtoral “RUDA” ka filluar në vitin 2011 dhe se nuk mund të verifikohen të dhënat për periudhat e mëparshme.

Ndërkohë, MBZHR-ja ka vendosur në dispozicion të Komisionit tabelat në lidhje mbi prodhimin e mundshëm të kafshëve, për rendimentin e qumështit në nivel qarku dhe për çmimin mesatar të shitjeve me pakicë të qumështit dhe mishit të viçit.

“Komisioni krijoi bindjen se babai i subjektit të rivlerësimit ka ushtruar aktivitet në blegtori, por subjekti nuk ka provuar të ardhurat neto të realizuara nga ky aktivitet, sipas kërkesave të pikës 3, të nenit D, të Aneksit të Kushtetutës”, vlerëson Komisioni dhe nuk i ka konsideruar në analizë pagesat e kryera nga babai i subjektit për apartamentin, prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 4.1 milionë lekë.

Për të njëjtat arsye ka rezultuar pamundësi për shlyerjen e kredisë së marrë nga subjekti, me shumën 2.1 milionë lekë të dhënë nga babai.

Për të mbështetur konkluzionin për pamundësi të babait të subjektit për krijimin e kursimeve të deklaruara, në vijim Komision vëren se në depozitat që dispononte i ati janë kryer derdhje cash në vlera të konsiderueshme dhe në një kohë të shkurtër para pagesës së kësteve.

“Këto ndryshime të rëndësishme në llogarinë bankare të tij që përkojnë me shlyerjen e kësteve të blerjes së apartamentit dhe të pagimit të kredisë, ngrenë dyshimin lidhur me mundësinë e tij për krijimin e shumave të mësipërme”, argumenton trupi gjykues.

Mangësitë profesionale

Komsisioni ka gjetur mangësi të hetimeve në disa çështje të hetuara nga subjekti i rivlerësimit, që janë konsideruar si të pariparueshme nëpërmejt trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

“Komisioni vlerëson se subjekti ka shfaqur mangësi profesionale, për sa i përket aspektit të njohurive ligjore, bazuar në treguesin e aftësisë për të ndërmarrë logjikisht hetimin, sipas kërkesave ligjore, për të mbledhur provat e kërkuara me ligj dhe për të interpretuar ligjin”, konkludon trupa e KPK për një vendim mosfillimi të prokurorit Lelçi, që është rrëzuar nga gjykata pas ankimit të kallëzuesit i cili ka kryer në vijim kallëzim penal dhe ndaj subjektit të rivlerësimit për “shpërdorim detyre”.

Megjithëse Prokuroria e Lezhës nuk ka gjetur shkelje të ligjit nga prokurori Lelçi dhe ka vendosur të mos e fillojë procedimin ndaj tij, KPK evidenton se denoncuesi ka pretenduar se në çështjen e pushuar nga subjekti ka pasur prova për falsifikim dokumentesh.

Sipas KPK, Lelçi ka vendosur mosfillim duke konkluduar se ishte parashkruar ndjekja penale, por pa kryer më parë asnjë veprim hetimor. “[…]në vendim nuk shprehet dhe në dosjen penale nuk pasqyrohen veprimet hetimore që provojnë faktin nëse i akuzuari e ka përdorur ose jo dokumentin, dhe nëse e ka përdorur kur është momenti i fundit i përdorimit dhe më pas të vijonte me arsyetimin nëse janë plotësuar ose jo afatet e parashkrimit të ndjekjes penale”, arsyeton KPK.

Në një rast tjetër, ka rezultuar se subjekti nuk ka dhënë shpjegime pse e ka pushuar një çështje penale për “ndërtim të paligjshëm” ndaj një shoqërie ndërtuese, në kundërshtim me ligjin e vitit 2014 “Për dhënie Amnistie”. Hetimi ndaj kësaj shoqërie ka nisur nga subjekti në vitin 2014, dërkohë që drejtuesi i prokurorisë i ka bashkuar dhe një procedim tjetër për një aksident në punë me pasojë vdekje në vitin 2015. Po atë vit ka rezultuar një tjetër aksident me pasojë vdekjen.

Në kërkesën për gjykim, Lelçi ka arsyetuar se vepra penale “ndërtim i paligjshëm” duhej pushuar pasi ishte amnistuar. Ai ka argumentuar se aksidenti me pasojë vdekje nuk ka ndodhur në punë, pasi punimet ishin të pezulluara me vendim të INUV Velipojë. Sipas tij, viktima ka shkuar në kantierin e objektit për të marrë disa vegla pune kur ka humbur jetën.

Por, sipas KPK nga dokumentacioni administruar ka rezultuar se punimet kanë vazhduar pa lejen e organeve përkatëse dhe se plotësohen elementet e një vepre penale me karakter vazhdues përsa i përket ndërtimit pa leje.

Në një prej çështjeve të denoncuara nga publiku, KPK ka gjetur se subjekti nuk ka verifikuar pretendimet e kallëzuesit ndaj disa punonjësve shtetërorë, duke mos analizuar veprimet e këtyre të fundit; përgjegjësinë individuale të tyre si dhe nuk ka hetuar lidhur me falsifikimin e pretenduar nga denoncuesi.

Po ashtu, ka rezultuar se subjekti ka pushuar një çështje ndaj DAR Shkodër, pa kryer hetime dhe pa verifikuar pretendimet e kallëzuesit lidhur me parregullsinë e një procedure konkurrimi për një vend pune në një shkollë. Në vendim sqarohet se subjekti e ka bazuar vendimin e pushimit në konkluzionet e Gjykatës Administrative, e cila ka konkluduar se aktet e kundërshtuara nga paditësja lidhur me procedurën e konkurrimit nuk janë të llojit administrativ.

“[…]Gjykatat administrative nuk kanë shqyrtuar ligjshmërinë e akteve të kundërshtuara nga paditësja apo ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga institucionet dhe, si pasojë, referenca që bën subjekti në këto vendime për të arritur në përfundimin se fakti nuk parashikohet si vepër penale është e pavend”, konkludon Komisioni dhe vlerëson se Lelçi nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Në një rast, Lelçi rezulton të mos ketë kryer detyrat e lëna nga gjykata që kishte prishur një vendim pushimi të tijin, si dhe i ka zgjatur tej afatit hetimet.

Etiketa: AdministrativeaksidentblegtoriBlegtoriaErmir LelçiGjykataGjykatëGjykatësgjykimhetimeHetimetKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKPKkrediLezhëLigjPamela QirkoParaprocedimProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit ShkodërPunëPunësimiSHShkodërShpërdorim detyreTransfertavdekjeVendimviktima
Tjetri
Shtyhet seanca për gjyqtarin Rexhep Karaj, njoftoi se ishte sëmurë

KPK përfundon pa vendim përfundimtar vetingun për Kliton Spahiun

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.