AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Menutë për natën e ndërrimit të viteve: midis të bërit ekonomi dhe festimeve tradicionale

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Servetja duke bërë pazarin e fundvitit | BIRN/Nensi Bogdani

Nëpër tregjet e fruta-perimeve dhe markatat e hapura të mishit, peshkut dhe bulmetit, pak ditë përpara ndërrimit të viteve, qytetarët shihen me qese dhe çanta nëpër duar, duke diskutuar me njëri-tjetrin se çfarë do të gatuajnë këtë vit, e me kë do të festojnë natën e ndërrimit të viteve.

 

Tregtarë dhe blerës në ditët e fundvitit pranë Pazarit të Ri | BIRN/Nesni Bogdani

Kryefjala e këtyre ditëve të fundvitit është menuja e Vitit të Ri, ku shumica e qytetarëve i qëndrojnë menusë tradicionale me gjelin ose pulën e detit dhe përsheshin, ndërsa një pjesë preferojnë byrekun, filetot e mishit, dhe sigurisht nuk mungon asnjëherë në tavolinat e shqiptarëve bakllavaja apo kadaifi.

Disa prej qytetarëve shprehen se mundohen të bëjnë ekonomi duke gatuar vetë në shtëpi, edhe për shkak të situatës akoma të vështirë të pandemisë. Të tjerë do ti drejtohen restoranteve me muzik që do të jenë të hapura natën e ndërrimit të viteve.

“Bakllavanë e bëj përherë vetë, nuk ka si bakllavaja e shtëpisë,” u shpreh Servetja, një qytetare 52-vjeçare që po blinte disa perime për sallatërat e fundvitit në një nga tregjet e e Tiranës.

“Ato që blihen nëpër dyqane nuk kanë fare shije, lëre pastaj sa shtrenjtë  i shesin,” shtoi ajo.

Servetja tha se darka e saj ‘modeste’ do përmbante si përherë gjelin e detit, byrekun dhe bakllavanë.

“Më datë 31 do ftoj familjen e nuses, ndërsa më datë 2 do shkojmë të mblidhemi tek prindërit e mi”, shtoi ajo.

NJë vit më parë u festua nën kufizime të rrepta për shkak të përhapjes së virusit Sars-CoV-2, por sivjet Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se natën e 31 Dhjetorit do të lejohen festimet edhe pas mesnate.

Ndërsa mosha e thyer duket se preferon t’i kalojë festat në rehatinë e shtëpisë, të rinjtë mesa duket mezi kanë pritur heqjen e kufizimeve të COVID-19 për natën e Vitit të Ri.

”Sivjet kemi prenotuar me disa miq të afërt për të festuar në një restorant me çmim të arsyeshëm,”  tha Romina, një e re 34- vjeçare, e cila po blinte bakllavanë pranë tregut të Vasil Shantos, e cila u shpreh e lumtur që kwtw vit do tw lejohen grumbullimet pas orws 12:00 natwn e Vitit tw Ri.

“Datën 1 Janar pastaj, me prindërit në shtëpinë e tyre”, shtoi ajo, duke nënkuptuar se dhe familjen nuk e ka lënë pas dore.

Nata e ndërrimit të viteve si traditë shoqërohet me antipasta, sallatëra, gjelin e detit, filetot e mishit me patate, dhe ëmbëlsirat si bakllavaja dhe kadaifi.

Ministria e Shendetesise deklaroi se naten e nderrimit te viteve nuk do te kete kufizime ne fashen orare | BIRN/Nensi Bpgdani

Por, disi ndryshe nga vendasit, të huajt që jetojnë në Shqipëri sjellin përherë gatimet e tyre në tavolinën e fundvitit.

”Ne kemi gjithmonë tradicionale sallatën ruse, brusketa me vezë peshku, si edhe petulla me lakër,” i tha Marina, një vajzë ruse e cila jeton në Shqipëri prej shumë vitesh.

“Pavarësisht se burrin e kam shqiptar, këto ushqime i gatuaj çdo vit dhe u pëlqejnë edhe familjarëve të burrit,” shtoi ajo.

Pavarësisht blerjeve të shumta që bëhen për tavolinat familjare, ndryshe nga blerësit, tregtarët shprehen se ky fundvit është më i zbehtë se të tjerët.

Vini, një tregtar i mishit pranë Pazarit të Ri, u ankua se ky fundvit nuk po i jepte fitimet e një viti më parë.

”Vjet me datë 29-30 këtu nuk çaje dot rrugën për të kaluar, aq shumë njerëz kishte,” kujtoi ai, ndwrsa shtoi se sivjet wshtw bosh.

“Mishin e grirë që kam pregatitur nuk është as gjysma e atij që bëra vjet, dhe akoma nuk është mbaruar”, tha ai, duke treguar banakun.

Vini shtoi se as çmimet nuk i kanë rritur për fundvit në mënyrë që njerëzit mos të stepen për të blerë.

”As me 10 % nuk ka lëvizur fitimi, krahasuar me një ditë normale. Të mendosh që është periudhë festash”, i tha ai BIRN.

Edhe të tjerë njësoj si Vini thanë se fuqia blerëse ka rënë.

“Njerëzit nuk mblidhen më aq shumë si dikur. Prandaj edhe sasia  e ushqimeve që blejnë nuk është më aq e madhe”, pranoi Lumja, një tregtare pranë tregut fruta-perime në Pazarin e Ri, e cila edhe vetë do e festojë ndryshe Vitin e Ri të sivjetshëm.

”Rinia ka ikur. Ne pleqtë nuk shkojmë aq shumë tek njëri-tjetri”, tha ajo. ”Vajza ime që jeton jashtë, sivjet donte të vinte, por kur llogariti gjithë kostot e tamponëve dhe biletave për udhëtim, tha më mirë nuk po vij”, u shpreh ajo, e zhgënjyer se këtë fundvit nuk do e ketë pranë të bijën.

Servetja duke bërë pazarin e fundvitit | BIRN/Nensi Bogdani

Shumë familje të tjera kanë gjetur lehtësi në shërbimin me porosi të restoranteve.

Ata që nuk preferojnë të gatuajnë apo nuk kanë hapësirë kohore për të përgatitur pjatat e Vitit të Ri i janë drejtuar menuve të gatshme të restoranteve që ofrojnë shërbimin ”delivery” në shtëpi.

”Duke qenë se unë dhe ime shoqe jemi tërë kohës në punë, nuk kemi dhe aq kohë të gatuajmë. Do porosisim pjata nga menutë e gatshme tek një restorant i njohur në Tiranë”, tha Bledari, 47 vjeçar, biznesmen në Tiranë.

”Time shoqeje i jepet shumë për kuzhinë, por sivjet thamë ta bëjmë pushim, të shplodhemi pak”, përfundoi ai.

Etiketa: BIRNBiznesmenCOVIDCOVID-19ekonomiFamiljekufizimeministria e shendetesiseNensi BogdaniPiSSARS-CoV-2SHshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.