Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
17:40 | 30/12/2021
Në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se qeveria e tij do të vijojë të paguajë kompanitë koncensionare të inceneratorëve edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga drejtësia. Ai u justifikua me kontratën ligjore, por në rastin “Becchetti” ai tha se nuk do të paguajë sepse “ai është në kërkim nga drejtësia”.

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp | Foto : LSA

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se qeveria do të vazhdojë t’i paguajë kompanitë e inceneratorëve edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Ai iu referua përgjigjes së një dite më parë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sipas së cilës, administrata duhet të zbatojë kontratën ligjore pa paragjykuar nëse personat përfitues janë në hetim.

I pyetur nga BIRN nëse mendonte se ishte politikë e mirë që paratë që merren nga xhepat e varfër të shqiptarëve të shkojnë për të paguar kompani koncensionare, pronarët e të cilave kërkohen nga drejtësia, Rama tha se ishte i detyruar nga kontrata ligjore me ta.

“Përgjigjia e ministres është përgjigjia e duhur sepse janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat. Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia”, tha Rama.

Me 14 dhjetor Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka marrë të pandehur ish-ministrin Lefter Koka. Po ashtu, janë shpallur në kërkim Stela Gugallja, pronare e kompanisë “Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoton, pronar i ITS, dy persona që u shfaqën nga asgjëja gjashtë vite më parë për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të dy pronarët e kompanive i janë fshehur drejtësisë, ndërsa thesari i shtetit vijon të bëjë pagesa për kompanitë e tyre.

Ai i cilësoi inceneratorët “vepra të mëdha” që s’kanë lidhje me veprimet anti-ligjore individuale. “Për sa i përket veprave, asgjë që ka të bëjë me aktet individuale, dhe me gjasën e abuzimeve individuale nuk cënon rëndësinë e atyre veprave, që janë shpëtimtare për njerëzit që ju iu qani hallin”- u përgjigj ai.

Por, pyetjes se pse nuk kishte zbatuar të njëjtin standard ligjor në rastin e biznesmenit italian Francesco Becchetti,  kryeministri tha se rastet nuk janë njësoj.

“Kur ai person, (Becchetti) që është në kërkim me kërkesë nga prokuroria për krime ndaj këtij vendi do t’i marrë ato lekë, atëherë hajdeni të flasim prapë,” tha ai, duke deklaruar se qeveria e tij nuk do ta paguante gjobën e arbitrazhit ndërkombëtar, të fituar nga biznesmeni italian.

Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, pasi fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritë përfshi televizionin “Agon”.

Ndërkohë, një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku aludoi për ngjashmërinë e rasteve, duke thënë se nëse qeveria nuk paguante pronarët e kompanive të inceneratorëve –  Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, qeveria rrezikonte të hidhej në gjyq në Arbitrazh për prishje kontrate.

“Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh,” tha Balluku.

Tjetri
Nëntë zyrtarë në pranga për favorizim në tenderin e uniformave të policisë

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme shpallen fajtorë për tenderin e uniformave

Më të lexuarat

Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

17:40 | 30/12/2021
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

11:40 | 23/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.