AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS gjobit me nga 30 mijë lekë sekretarët e 31 qendrave të votimit

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave, KAS gjate nje mbledhjeje.

KQZ ka ndëshkuar me 30 mijë lekë gjobë 31 sekretarë zgjedhorë, për parregullsi në administrimin e materialeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Mbledhja e KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pranuar të mërkurën kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, për vendosje të sanksionit administrativ ndaj sekretarëve të 31 qendrave të votimit në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sekretarët, pas verifikimit paszgjedhor, rezultuan se nuk kishin administruar sipas parashikimeve ligjore dokumentacionin zgjedhor, duke mos e dorëzuar në KQZ librin e protokollit ose duke e plotësuar atë pjesërisht.

KAS vendosi të pranojë kërkesën për një gjobë prej 30 mijë lekësh për çdo sekretar të 31 KQV-ve, edhe pse anëtarët e kësaj strukture kishin vërejtje për hetimin e Komisionerit.

“Megjithëse u konstatua se procedura hetimore e zhvilluar nga Komisioneri nuk ishte e plotë dhe nuk kënaqte kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe Kodit të Procedurave Administrative, sa i përket hetimit dhe përcaktimit të përgjegjësisë konkrete për secilin nga personat për të cilët është kërkuar masë administrative, konsideron të rëndësishëm faktin që në këtë proces administrativ, vetë personat e interesuar u treguan pasiv, duke mos marrë pjesë në seancë megjithëse kishin dijeni, çka do të interpretohet si një pranim/dakordësim i shkeljeve të pretenduara”, thuhet në vendimin e KAS.

Në mbledhjen e tw martws KAS nuk ka pranuar ankimimin e disa prej 67 numëruesve të votave të cilët janë paditur penalisht nga Komisioneri Zgjedhor pasi nga verifikimi paszgjedhor u konstatuan shkelje në numërimin e votave për kandidatët në disa qendra numërimi.

Celibashi ka çuar për ndjekje penale të gjithë anëtarët e grupeve të numërimit ku është konstatuar tjetërsimi i votave, duke ia lënë prokurorisë të vendosë se cili prej tyre është fajtor.

Ankimimi i bërë nga 4 anëtarë të një grupi numërimi nuk u pranua të mërkurën nga KAS me arsyetimin se “kallëzimi penal ështe detyrim ligjor i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, detyrim i cili buron nga neni 281 i Kodit të Procedurës Penale dhe si i tillë nuk është e nevojshme të merret një vendim administrativ për këtë çeshtje”.

Verifikimi paszgjedhor në 519 Qendra Votimi të zgjedhura në mënyrë rastësore, tregoi se si komisionerët partiak kanë tjetërsuar votat për kandidatët për deputetë, që ishin të vlefshme për rankimin  brenda listës së subjektit të tyre politik, ose siç u pagëzua si “lista e hapur”.  Diferenca deri në 20 vota është cilësuar në raport si gabim njerëzor, ndërsa në 19 qendra numërimi diferencat luhateshin nga 21 deri në 76 vota.

Etiketa: AdministrativedeputetdetyrimIlirian CelibashikandidatëtKASkomisionerKomisioneriKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKQZMASraportSHVendimVotaVotimiZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtarja Ariola Kristo shkarkohet nga detyra

Pamundësia për të provuar burimet e një banese 3 kate penalizoi Ariola Kriston

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.