AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Në vetingun e Arbena Ahmetit u konsiderua vendimi për konfirmimin e bashkëshortit

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sqarohet se në vlerësimin përfundimtar për hetimin e pasurisë së gjyqtares Arbena Ahmeti është marrë në konsideratë çështja e përfunduar e bashkëshortit, prokurorit Arens Çela, i cili u konfirmua në detyrë më parë me shumicë votash, por që mori formë të prerë pasi nuk u ankimua.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:35 | 06/01/2022
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Arbena Ahmeti | Foto : Edmond Hoxhaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Tiranë, Arbena Ahmeti u konfirmua në detyrë më 1 nëntor 2021, duke arritur të bindë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK për barrën e provës për pasurinë, ashtu si dhe bashkëshorti i saj, prokurori Arens Çela – i cili e kaloi vetingun me formë të prerë, megjithëse me shumicë votash. Po ashtu, Ahmeti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe u konsiderua se kishte arritur nivel kualifikues për profesionalizmin.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se vlerësimi i pasurisë së Ahmetit është bazuar dhe në vendimin për konfirmimin e bashkëshortit, duke u konsideruar si gjë e gjykuar. Më 23 mars 2021, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, aktualisht shef sektori në Sektorin e Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Arens Çela u konfirmua në detyrë me shumicë votash, pasi trupa e KPK-së u nda në vlerësimin e pasurisë dhe kriterin profesional.

Anëtarët në shumicë të trupit gjykues të KPK, kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Firdes Shuli vlerësuan se prokurori Çela ka pasur burime të ligjshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 67 m2 + 9 m2 në bashkëpronësi në Tiranë në shtator të vitit 2008 kundrejt vlerës 60 mijë e 800 euro. Ndërsa anëtarja në pakicë, Xhensila Pine konkludon se Çela gjendej në pamundësi financiare për kryerjen e këtij investimi.

Pine ngriti problem dhe për profesionalizmin e Çelës, duke vlerësuar se ai nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë.

Në rastin e Ahmetit, anëtarët e trupës së KPK-së të kryesuar Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin, kanë ndarë të njëjtin qëndrim, duke i vlerësuar bindëse shpjegimet e subjektit.

Komisioni i ka kaluar gjyqtares Ahmeti barrën e provës për apartamentin në Tiranë, si burime krijimi të të cilit ka deklaruar të ardhura e saj nga paga si magjistrate, gjyqtare dhe juriste pranë Bashkisë Tiranë; të ardhurat e bashkëshortit si prokuror dhe si magjistrat; kontratë huamarrje verbale në vlerën 10 mijë euro me nënën e saj, N.T dhe 5000 euro në të njëjtën formë nga vjehrri I.Ç; si dhe kontratë kredie bankare me “Alpha Bank”, në vlerën prej 3 milionë lekë.

Komisioni vëren se Ahmetaj nuk ka përcaktuar në deklaratën ‘veting’ se sa kanë qenë të ardhurat nga paga që i janë paguar palës shitëse, megjithëse ka pasur detyrimin ligjor të kryejë deklarim të saktë.

“Duke qenë se subjekti ka deklaruar në DPV-në e vitit 2008 se i ka paguar shoqërisë “***” sh.p.k., shumën 7,000 euro (por as në këtë deklaratë periodike nuk deklarohet burimi), si pagesë e këstit të parë dhe të dytë, duket se 10,000 +5,000 euro ishin nga huat dhe 22,000 euro duket se janë përballuar nga të ardhurat nga paga”, vlerëson në vijim KPK.

Për huamarrjen nga nëna nuk ka rezultuar asnjë dokumnt shkresor për të vërtetuar këtë transaksion, ndërkohë që subjekti e ka deklaruar në vitin 2008 kur pretendon se e ka marrë shumën 10 mijë euro, si dhe ka pasqyruar shlyerjen deri në vitin 2013.

Ndërkohë, nga analiza financiare ka rezultuar pamundësi në shumën 493 mijë lekë për dhënien e huasë 10 mijë euro.

Ahmeti e ka kundërshtuar këtë konstatim. Ajo ka preteneduar se e ëma e ka pasur të disponueshme shumën 10 mijë euro, duke argumentuar se huadhnësja kishte përfituar të ardhura nga shitja e banesës në Lushnjë. Ajo ka shtuar se shpenzimet e jetesës së familjes së origjinës janë mbuluar me të ardhurat nga paga e anëtarëve të familjarëve, punës së saj, disponimet në shumat monetare që kanë pasur si rezultat i llogarive bankare që datojnë që prej vitit 2001, si dhe nga shitja e pasurive.

“Pavarësisht pamundësisë sime aktuale për të provuar me dokumentacion burimin e tyre, por mbi bazën e dokumentacionit shkresor të depozituar arrij të provojë disponibilitetin e tyre, […] dhe nuk rezulton të jenë përdorur në shpenzimet apo investime për krijimin e pasurive të tjera, por vetëm për shpenzime të familjes”, ka argumentuar Ahmeti dhe ka pretenduar se e ka shteruar detyrimin kushtetues për barrën e provës.

KPK i ka konsideruar bindëse shpjegimet e Ahmetit për burimet financiare të nënës, si dhe për një gjendje cash të deklaruar nga subjekti në vitin 2012, duke konkluduar përfundimisht vetëm një balancë negative në shumën 1759 lekë.

Situatë e njëjtë është konkluduar dhe për dhënien e huasë nga vjehrri I.Ç. në shumën 5000 euro, ku fillimisht është konstatuar balancë negative në shumën 2.6 milionë lekë.

Duke ju referuar hetimit administrativ për bashkëshortin, Ahmeti ka pretenduar se është provuar se vjehrri kishte pasur mundësi për dhënien e huasë në vitin 2008.

Trupa e KPK që kreu vetingun për prokurorin Çela e filloi analizën financiare nga viti 2006, kur prindërit i kanë dhuruar dhe shumën 500 mijë lekë për blerjen e një automjeti, duke e shtrirë deri në dhënien e huasë 5 mijë euro në 2008-ën prej nga ka rezultuar fillimisht një balancë negative në shumën 4 milionë e 918 mijë lekësh.

Çela i kundërshtoi këto konstatime duke pretenduar se, blerja e dy apartamenteve në Lushnjë nga prindërit është pasqyruar si shpenzim i kryer në vitin 2008, ndërkohë që janë kryer në vitet 2006 dhe 2007, përpara dhënies së huas. Shumica i vlerësoi bindëse këto shpjegime dhe e përmbysi balancën negative të Çelës, në pozitive.

Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se babai i bashkëshortit të subjektit kishte të ardhura të ligjshme të mjaftueshme dhe për një huadhënie tjetër në vlerën 1,4 milionë lekë në nëntor të 2011-ës.

Në përfundim Komisioni i ka vlerësuar bindëse shpjegimet e Ahmetit për të ardhurat e familjes së origjinës dhe ka konsideruar në analizën financiare huanë 10 mijë euro – ndërsa në lidhje me barrën e provës për pamundësinë e vjehrrit për shumën 5000 euro është marrë në konsideratë vendimi për konfirmimin në detyrë të bashkëshortit, duke e përfshirë dhe këtë vlerë si të ardhur të ligjshme.

Komisioni sjell në vëmendje faktin se vendimi për prokurorin Çela ka marrë formë të prerë dhe konkludimet e asaj vendimarrje janë konsideruar si gjë e gjykuar. “Një konflikt që është zgjidhur me vendim të formës së prerë nuk mund të gjykohet përsëri, përveç kur ligji parashikon ndryshe”, citohet në vendim.

Nga analiza financiare e përgjithshme, pas konsiderimit të shpjegimeve të subjektit, ka rezultuar balancë negative totale në shumën 115 mijë lekë për të gjithë periudhën e rivlerësimit, që nuk është konsiderur penalizuese.

Komisioni shprehet se në vlerësimin përfundimtar është marrë në konsideratë dhe çështja e përfunduar e bashkëshortit të subjektit dhe është çmuar se Ahmeti ka kryer deklarim të saktë dhe se ka pasur burime të ligjshme financiare për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve nga fillimi i detyrës, deri në vitin 2016.

Etiketa: AdministrativeAhmetajAnaliza financiareAnalizëArbena AhmetiArens ÇelaBashkëshortiEuroFirdes ShuliGenta Tafa BungoGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtareinvestimeKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKPKMagjistratPamela QirkoprokurorProkuroriPunëSHshpenzimeshtatorVendimVendimiVetingXhensila Pine

Të fundit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.