AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Mbështetësit e Berishës dhe Bashës përplasen në selinë e PD-së

Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen e dhunshme midis mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
15:52 | 08/01/2022
në Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha me kundragaz përpara selisë së PD-së | Foto: LSA

Policia ndërhyri të shtunën duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët rrethuan selinë e Partisë Demokratike dhe përdorën mjete të forta për të shpërthyer dyert, ndërsa deputetë të kësaj partie dhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha ishin të barrikaduar brenda.

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp Policia e Shtetit njoftoi së ndërhyrja e saj kishte ardhur pas një kërkesë të bërë nga një grup deputetësh të PD-së, të cilëve ‘ju rrezikohej jeta nga protestuesit’.

Forcat e rendit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë përdorën gaz lotësjellës dhe autobotë me ujë për të larguar mbështetësit e Berishës, të cilët më pas marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’, përpara se të shpërndaheshin.

Protestuesit e udhëhequr nga Sali Berisha përdorën shkallë, vare dhe shufra hekuri, në përpjekje për të shpërthyer dyert e selisë së PD-së, ndërsa mbështetësit e Bashës brenda selisë u kundërpërgjigjën me gaz lakrimogjen, përpara se të ndërhynte policia.

Në një deklaratë për gazetarët në përmbyllje të protestës, Sali Berisha deklaroi se protesta e së shtunës ishte vetëm fillimi i një luftë plot sakrifica për ta rikthyer PD-në në pushtet.

“Prej kohësh ju kam deklaruar se ky është një revolucion i pandalshëm,” tha Berisha. “Ky ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit,” shtoi ai, ndërsa theksoi se “ky revolucion synon rikthimin në pushtet përmes votës së lirë të PD.”

Përplasja e dhunshme midis mbështetësve të Partisë Demokratike ka lënë të paktën një person të plagosur. Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyësor Tiranë, ka nisur një hetim duke mbledhur provat nga vendi i ngjarjes.

“Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryerja e veprimeve procedurale, në selinë e Partisë Demokratike, për këqyrjen e çdo ambienti ku u zhvillua ngjarja që degradoi në përdorimin e dhunës,” njoftoi Policia e Shtetit.

Dhuna që shpërtheu të shtunën në selinë e PD-së është kulminimi i përplasjes midis liderit aktual Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për lidershipin e partisë, konflikt i cili shpërtheu pas shpalljes së Berishës ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së me urdhër të Bashës.

Përfaqësitë diplomatike në Tiranë e dënuan dhunën në selinë e PD-së dhe i bënë thirrje palëve për qetësi.

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë,” tha Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. “Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm.”

Deklarata të ngjashme për qetësi pas përplasjes së dhunshme mes mbështetësve të PD-së u bënë edhe nga ambasadorja e SHBA-së, ambasadori Gjerman dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar.

Etiketa: BashaBashkimit EuropianDelegacioni i Bashkimit EuropiandeputetDëshmorët e KombitdhunaDhunëgazgaz lakrimogjengazetarGjyqGrupi parlamentar i PDHetimkonfliktLulzim BashapaktPartisë DemokratikePatia DemokratikePDPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProtestaSali BerishaSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikës
I mëparshmi

Gjyqtarja Eda Kaja u gjet me probleme të shumta për pasurinë

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ermira Dedja–Gjykata e Shkodrës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ermira Dedja–Gjykata e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ermira Dedja–Gjykata e Shkodrës

Të fundit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.