AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryesia e PD përjashton Sali Berishën nga partia

Në një mbledhje që nisi të hënën në darkë dhe mbaroi në orët e para të mëngjesit të së martës, kryesia e Partisë Demokratike vendosi që të përjashtojë ish-kryetarin Sali Berisha dhe 8 mbështetës të tij, si dhe të pezullojë 19 të tjerë, kryesisht deputetë dhe zyrtarë partiakë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11:17 | 11/01/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha me kundragaz përpara selisë së PD-së | Foto: LSA

Lulzim Basha thirri të hënën një mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike që zgjati më shumë se 9 orë, ku u vendos përjashtimi përgjithmonë nga anëtarësimi në parti i ish-kryetarit  Sali Berisha me motivacionin e “nxitjes së dhunës dhe urrejtjes në protestën e 8 janarit”.

Basha nuk u kursye as me deputetët e tij, duke përjashtuar katër prej tyre dhe duke pezulluar me kusht që të distancohen nga Berisha edhe gjashtë të tjerë.

Kryesia e PD-së vendosi përjashtimin nga PD dhe nga të gjitha funksionet drejtuese apo anëtarësinë në grupin parlamentar për 8 anëtarë të saj; Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja dhe Klevis Balliu.

Për 19 demokratë të tjerë, kryesia ka vendosur pezullimin e tyre nga anëtarësia në PD dhe funksionet që mbajnë “deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike”.

Ata janë; Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Çlirim Gjata, Edi Paloka, Edit Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luan Baçi, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

Dhuna që shpërtheu të shtunën në selinë e PD-së është kulminimi i përplasjes midis liderit aktual Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për lidershipin e partisë, konflikt i cili shpërtheu pas shpalljes së Berishës ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së me urdhër të Bashës.

Duke e cilësuar protestën e 8 janarit një “sulm të dhunshëm dhe të parapërgatitur” që vuri në rrezik jetën e drejtuesve dhe anëtarëve të saj, kryesia e drejtuar nga Basha u kujton të pezulluarve se ky është “shansi i fundit” për ta që të jenë anëtarë të PD-së.

Disa prej deputetëve që e kanë parë veten në këtë listë e kanë cilësuar vendimin pa vlerë, duke mos e njohur legjitimitetin e organeve drejtuese të PD-së.

 

Etiketa: Agron ShehajAlbana VokshiAldo BumçiBashaBelind KëlliçiBujar NishanideputetdhunaDhunëEdi PalokaEdmond SpahoFlamur NokaGrupi parlamentar i PDIvi KasokonfliktLuan BaçiLulzim BashaMbledhjeOerd BylykbashiPartiaPartisë DemokratikePDrrezikSali BerishaShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSulmTritan Shehu
I mëparshmi

Si përfunduan dy blegtorë shqiptarë në listën e më të kërkuarve të Interpolit

Tjetri

Shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit i lë punëtorët duarbosh

Tjetri
Shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit i lë punëtorët duarbosh

Shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit i lë punëtorët duarbosh

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.