AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përplasja në PD transferohet në sallën e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njoftoi të hënën përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike sipas kërkesës së kësaj partie. Deputetët demokratë të franksoni anti-Basha e cilësuan anti-ligjore këtë vendim dhe i kërkuan Nikollës të mos pozicionohet në përplasjet brenda PD-së.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në mbledhjen e parë më 10 shtator 2021. Foto: LSA

Përplasja e demokratëve për drejtimin e partisë ëshë zhvendosur në sallën e e Kuvendit gjatë seancës së parë parlamentare për këtë vit. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi ndryshimet në përbërjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe në komisionet parlamentare sipas kërkesës së dorëzuar të hënën nga kryesia e këtij grupi.

Ajo njoftoi se kryetari i ri i do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe se deputetët Albana Vokshi, Luan Baçi, Edmond Spaho dhe Flamur Noka përjashtoheshin nga grupi demokrat. Po ashtu ajo njoftoi zëvendësimin e disa deputetëve që njihen si kundërshtarë të kryetarit të partisë, Lulzim Basha, nga detyrat që mbanin në drejtimin e komisioneve parlamentare e këshillat e përhershëm.

Akti i kryeparlamentares u kundërshtua nga deputetët anti-Basha si i paligjshëm dhe si pozicionim në punët e brendshme të një partie politike.

Me anë të një letre dërguar po të hënën në zyrën e saj, e firmosur nga disa deputetë nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së”, ata i kërkuan Nikollës që të mos merrte parasysh vendimarrjet partiake pasi ishin në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe vendosnin një “precedent të rrezikshëm për jetën parlamentare”.

Deputeti Oerd Bylykbashi citoi Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit për të kundërshtuar “përjashtimin” nga një grup parlamentar si koncept ligjor.  “Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë dhe Kushtetua përcakton që mandati ynë është i pakushtëzuar. Deputetët e formojnë grupin parlamentar dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultateve të deklaruara nga KQZ, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit parlamentar. As ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshon dot”- tha ai gjatë seancës.

Sipas Bylykbashit e vetmja mundësi që i jep rregullorja e Kuvendit është largimi me dëshirën e vet i  deputetëve nga një grup parlamentar, ku është zgjedhur. Ai i kërkoi Nikollës dhe mazhorancës që të tërhiqen nga kjo procedurë. “Përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent i rrezikshëm që cënon përfaqësimin”, theksoi Bylykbashi.

Kryetarja e Kuvendit u përgjigj se po zbatonte rregulloren dhe vendimarrjen e grupit parlamentar të PD-së dhe se nuk interpretonte vendimmarrjet politike.

Por deputeti demokrat Flamur Noka e akuzoi se po i shërbente interesave të palës tjetër në përplasjen brenda PD-së. “Mendoni se do ta fusni në thes opozitën”- i tha ai, duke i kërkuar që të njihte si autoritet përfaqësues të PD-së vetëm Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit, një organ i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i cili u mbajt nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij brenda partisë.

Vendimin e Nikollës e mbështeti kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke argumentuar se përjashtimi i deputetëve nga një grup parlamentar është e drejta eskluzive e vetë grupit dhe mbështetet në rregullore. “Me vendim të grupit të PD-së është përjashtuar Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli”- tha ai duke sjellë shembuj të hershëm. Ndërkohë që u kërkoi kolegëve demokratë që të sqaronin konceptimin e “pezullimit” të deputetëve të tjerë pasi nuk ekzistonte në rregullore duke iu referuar një vendimi të kryesisë së PD-së për pezullimin e disa deputetëve të tjerë.

Përjashtimet nga grupi parlamentar erdhi si hakmarrje e Bashës për deputetët që u rrjeshtuan në krah të ish-kryetarit Berisha dhe që drejtuan një protestë kundër tij më 8 janar, protestë që përfundoi në përplasje të dhunshme mes demokratëve për marrjen e selisë së kësaj partie.

Etiketa: Albana VokshiBashadeputetEdmond SpahoEnkelejd AlibeajFlamur NokaKomisionet parlamentareKQZKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseLindita NikollaLuan BaçiLulzim BashaOerd BylykbashiparlamentPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPunëSali BerishaSHshqipTaulant BallaVendimVendimi
Tjetri
Filmi propagandistik kroat s’do ta ringjallë karrierën e Kevin Spacey

Filmi propagandistik kroat s’do ta ringjallë karrierën e Kevin Spacey

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.