AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët presin me padurim çelsat e shtëpive të inaguruara nga Erdogan

Një ditë pas ceremonisë së inaugurimit nga presidenti turk në lagjen e re në Laç mbizotëron qetësia, ndërsa banorët presin ditën kur të marrin çelsat në dorë

Elvis HilangaElvis Hila
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Erdogan gjatë vizitë së tij në Shqipëri

Lulzim Dedgjonaj ndjejet me fat. Familja e tij pret të zhvendoset në një apartament të ri me tre dhoma në lagjen e re të ndërtuar nga qeveria turke në Laç.

“Banesat janë shpërndarë që prej fundit të vitit që lam pas, por ende nuk na kanë dhënë çelesat,” tha Dedgjonaj, i cili fajëson për vonesën procedurat mes Entit Kombëtar të Banesave dhe bashkisë së Kurbinit.

“Do bëjnë plotësimin e dokumentacionit dhe sëshpejti na kanë thënë se do na japin çelesat e shtëpive, por një datë nuk na kanë caktuar ende,” shtoi ai.

Asnjë nga 522 familjet që përfitojnë nga banesat e ndërtuara me financim të qeverisë turke, nuk kanë hyre ende në shtëpitë që i presin prej më shumë se dy vitesh. Ata shprehen të kënaqur për investimin e kryer, ndërsa e cilësojnë atë si lagjen më të bukur në Shqipëri.

“Unë jam shumë i kënaqur sepse më takoj shtëpia ku ma ka dashur zemra,” thotë një tjetër banor i pastrehë i Laçit.  “Dua të falenderoj shumë Erdoganin për këtë investim serioz dhe kaq të bukur që ka bërë këtu në Laç,” shtoi ai.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmetit i 26-nëntorit të vitit 2019, duke lënë të pastrehë rreth 2 mijë familje. Deri tani ka përfunduar ndërtimi i vetëm 522 apartamenteve me financim të qeverisë Turke.

Bashkia e Kurbinit bën me dije se shpërndarja e këtyre apartamenteve është bërë që prej fundit të vitit 2021 dhe brenda këtij muaj banorët do të marrin çelesat e shtëpive të reja.

Por kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga tërmeti shkatërrimtar, në Kurbin ka ende shumë familje të pastreha që ende nuk dinë se çfarë do bëhët me shtëpitë e tyre. Ata apelojnë për ndihmë, pasi situata që po kalojnë është shumë e vështirë.

“Prej 12 muajsh më ka dalë shtëpi për prishje, por akoma nuk ka ardhur njeri,”  tha Marte Lleshi, njëra prej banoreve të pastreha të Kurbinit.

“Vi në bashki, interesohem e më thonë do vim sot e do vimë neser. Se kur do vinë unë s’po di,” u ankua ajo.

Marta prej 2 vitesh jeton me qira në Lezhë. Ajo merr një bonus qiraje prej 12 mijë lekë, por çmimet e banesave janë rritur dhe paguan 20 mijë lekë në muaj për qiranë e apartamentit.

“Unë 80 mijë lekë e kam pension dhe asnjë të ardhur tjeter,” tha Marta.

“Jemi në një situatë shumë të vështire dhe i bëj thirrje shtetit që të mendoj dhe për ne që kemi ngelur rrugash që prej tërmetit,” përfundoi ajo.

Etiketa: BanorëbashkiBashkiaErdoganFamiljefinancimKurbinLaçprishjeQeveriaRecep Tayyip ErdoganshqipShqipëri
Tjetri
Mrekullia e natyrës shqiptare në imazhe (Foto)

Kalimi i kufijve: Një obsesion shqiptar i lindur nga izolimi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.