AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’

Fadromat e Inspektoritatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë, të mbështetura nga forcat e policisë, shembën të mërkurën disa banesa private në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, për ti hapur rrugë ndërtimit të një lagjeje të re me pallate.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Fadromat rrafshojnë shtëpitë për të ndërtuar pallate në lagjen ‘5 Maji’
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Eskavatorët e IMT-së mëngjesin e 19 Janarit shembën banesat private në fundin e rrugës 5 Maji | Foto : BIRN/Nensi Bogdani

Oshëtima e fadromave të IMT-së dëgjohej që nga larg mëngjesin e të mërkurës në kthesat e fundit të rrugës “5 Maji” në Tiranë, të rrethuara nga një kordon i madh policësh. Banorët endeshin të dëshpëruar rreth e rrotull shtëpive të kthyera në rrënoja.

“I joti nuk ta bën këtë, vetëm serbi ta bën këtë,” tha duke fshirë lotët Mirash Marku, i cili sëbashku me vëllezërit jetonte në një vilë e cila u shemb prej IMT-së mëngjesin e së mërkurës.

“Shiko bufetë, janë akoma atje brenda. Kush do mi paguajë mijëra euro që kam bërë kuzhinën dhe mobiljet e reja,” shtoi Mirashi, ndërsa theksoi se po i shkonte dëm mundi i 30 vjetëve.

Mirashi, dy vëllezërit dhe nëna e tij jetonin në atë shtëpi prej vitit 2001, ndërsa prej 2003-shit kishte filluar dhe procesi i legalizimit të pronës së tij.

Liza, e ëma e Mirashit, një grua e moshuar me veshje tradicionale mirditore, me lot ndër sy vështronte vazhdimisht rrobat dhe sendet e saj, një pjesë e të cilave kishte arritur t’i nxjerrë jashtë banesës së shmebur, ndërsa pjesa tjetër mbeti nën rrënoja.

”Për 3 shtëpia 5000 policë. Me pas vra gjysmën e Tiranës familja ime, s’kishin me ardhë kaq shumë”, tha e revoltuar Liza Marku.

“Turp e faqja e zezë për kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë. E kam bo me djersë e me mund, me djersën e fëmijëve të mi këtë shtëpi, jo me lekët e Ramës apo Veliajt,” shtoi ajo.

Familja Marku është një nga dhjetra familjet që preken nga shpronësimet që po kryen qeveria shqiptare për të ndërtuar një lagje të re me pallate në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë. E projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, lagjja e re do të ketë 3,500 apartamente dhe do të strehojë 11 mijë banorë.

Nëpërmjet një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave me 22 shtator, qeveria i ka ofruar banorëve të zonës që preken nga projekti ‘kompensimit me shkëmbim’ të pronave ekzistuese me apartamente të reja që priten të ndërtohen. Bashkia gjithashtu i ka ofruar banorëve bonus qiraje derisa apartamentet e reja të përfundojnë.

Megjithatë, shumë familje që preken nga shpronësimet në lagjen ‘5 Maji’ e kanë kundërshtuar ofertën e qeverisë. Familja Marku nuk ka pranuar të firmosë asgjë. Sipas tyre bashkia u ka ofrur një bonus qiraje që është tepër i ulët. Ata ankohen gjithashtu se marrëveshja për kompensim me shkëmbim është fiktive, pa një plan konkret dhe një afat kohor real për kompensim.

E ulur në një cep te rrënojave, një grua rreth të 40-tave nga familja Mhilli, qëndronte e heshtur mëngjesin e të mërkurës duke i parë fadromat me trishtim.

“Unë e kam shtëpinë pak me tutje, e kam liruar që prej 2 muajsh tashmë pasi e dija që kjo do të ndodhte,” tha ajo, ndërsa shpjegoi se në familje janë vet i shtatë, bashkë me vjehrrën dhe vjehrrin.

“Kemi kaluar me qira, nuk prisnim dot këtu derisa të na nxirrnin prej shtëpie,” shtoi 40-vjeçarja.

Gruaja tha se bashkia i kishte ofruar një bonus qiraje prej 18 mijë lekësh të reja, por kjo shumë ishte e ulët duke marrë parasysh nivelin e qirave në Tiranë.

“Po paguajmë çdo gjë nga xhepi. Na kanë treguar se na ka dalë emri në fletoren zyrtare sipas VKM për të marrë hyrje kur të bëhet pallati, po se kur do të bëhet një zot e di. Ne nuk dimë kur, si, qysh, tek”, tha për BIRN kryefamiljari i familjes Mhilli.

Banorët ankohen se me shpronësimet e bëra nga qeveria për ndëtimin e lagjes së re ato po humbin mundin dhe djersëm e shumë viteve punë të investuara në shtëpitë e tyrë.  

“Tokën e kisha blerë me kursimet e punës në Greqi. Shtëpinë e ndërtova me borxhe. Kam akoma 20 milionë borxh. Shtëpia më iku,” u ankua një grua që preferoi të mbetej anonim.

“Ku do flejmë ne sot. Ja aty në rrënoja, se kolonat i kemi bërë të forta, nuk na zënë brenda”, ironizon ajo me dhimbje.

Edhe bashkëshorti i saj, tepër i brengosur, tha se përveç nxjerrjes nga shtëpia, asnjë nuk kishte denjuar t’i ndihmonte për të gjetur shtëpi me qira. Sipas tij, çdo gjë i është lënë në kurriz banorëve.

”Bashkia na thotë gjeni shtëpi me qira, dhe ju kompensojmë me 180-220 mijë lekë të vjetra. Ku do shkojmë ne me këto lekë. A e dinë këto sa kanë shkuar qiratë këtu te ne,” tha ai.

”Ti po vjen të më nxjerrësh nga shtëpia. Duhet të ma gjesh ti shtëpinë me qira, jo të endem unë rrugëve për të kërkuar shtëpi,” shtoi burri.

Bashkëshortja e tij theksoi se mënyrë si kishin trajtuar autoritet po i detyronte t’i ktheheshin kurbetit për të mbijetuar.  

“U kthyem këtu për të ndërtuar të ardhmen, ja çfarë morëm në fund,” tha ajo e mërzitur. “Të bëj prap letrat greke e të iki. Këtu s’na ka mbet më asgjë,” përfundoj banorja e lagjes ‘5 Maji’. 

Etiketa: 5 MajiBanorëBashkëshortiBashkiaBIRNBorxheEmriEuroFamiljeGreqiIMTInspektoritatit të Mbrojtjes së TerritoritkompensimMarrëveshjapallatePunëQeveriaQeveria shqiptareSerbiSHshpronësimshqiptareshtatorTiranëVendimiVKM
Tjetri
PS kundër zgjatjes së afatit, dështon hetimi parlamentar për inceneratorët

PS kundër zgjatjes së afatit, dështon hetimi parlamentar për inceneratorët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.