AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rikthyen trafikun e emigrantëve me gomone, 47 të arrestuar në Itali, Greqi e Shqipëri

Një hetim i koordinuar nga Eurojust (AJA) mes Italisë Greqisë dhe Shqipërisë solli shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të njerëzve me gomone dhe katër grupeve kriminale. SPAK njoftoi arrestimin e 25 personave në Shqipëri.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
4 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gomonia e sekuestruar nga operacioni. Foto:Jerola Ziaj

Një hetim i koordinuar nga Eurojust (AJA) kundër katër grupeve të strukturuara të trafikut të qenieve njerëzore mes Italisë Greqisë dhe Shqipërisë, u përmbyll të mërkurën me arrestimin e 47 personave, nga të cilët 25 vetëm në Shqipëri.

Në një njoftim të SPAK që drejtoi hetimet për palën shqiptare bëhet me dije se grupet që vepronin në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali kishin trafikuar 1120 persona, kryesisht emigrantë nga vende të Lindjes së Mesme.

“Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet pjesë të skuadrës dhe në disa shtete të tjera”, njoftoi SPAK. Sipas Prokuorisë së Posaccmë gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar se pjesëtaret e 4  grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim aktivitetin.

Nga hetimi  rezultoi se 2 grupe vepronin në në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi. “Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit bëri me dije se në Shqipëri operacioni ishte zhvilluar në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë dhe se ishin arrestuar në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme. Policia tha se kishte kryer arrestimin e 25 personave, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinez, irakian, iranianë, egjiptianë dhe turq).

SPAK vlerësoi përfundimin e aksionit dhe skuadrën e përbashkët të hetuesve. “Hetimet e kryera nga kjo Skuadër e Përbashkët Hetimore (JIT) kanë konfirmuar dhe një herë faktin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe ligjzbatuese të shteteve të ndryshme mund të garantojë sukses dhe efektivitet në luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes autoriteteve të policisë dhe prokurorisë italiane dhe asaj shqiptare u bë me dije se hetimet për grupin kishin filluar pas një episodi trafiku në prill të vitit 2020. Atëherë Policia e Shtetit raportoi arrestimin e 2 personave që u akuzuan se kishin vjedhur një gomone në Greqi. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gomonia ishte e vjedhur në Greqi dhe dy të arrestuarit Paulin Koçi, 25 vjeç, dhe Dushan Spahiu, 43 vjeç, u referuan në Prokurori për akuzën e “trafikut të mjeteve motorike”.

Por në një njoftim paralel Ministria e Mbrojtjes, e cila ishte bërë pjesë e aksionit përmes Rojes Bregdetare e cila kishte bllokuar gomonen, raportoi se të arrestuarit dyshoheshin për trafik klandestinësh. Ministria e Mbrojtjes e fshiu më pas këtë njoftim duke pretenduar se bëhej fjalë për lapsus.

Prej vitit 2018, fluksi i emigrantëve të parregullt të ndaluar në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale, duke e kthyer vendin në një korridor të rëndësishëm të lëvizjes së emigrantë drejt vendeve të BE-së. Referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në Shqipëri për 10 muajt e vitit 2021 janë shënuar 14,013 emigrantë të huaj të parregullt. Përgjatë periudhës Tetor 2017-2021 numri mesatar i emigrantëve të huaj të parregullt të kapur në vend është 1,272 persona.

Etiketa: BEEgjiptegjiptianelbasanEuroEurojustFierGjyqgomoneGreqiHetimHetimetIrakItaliligjzbatueseMinistria e MbrojtjesoperacioniPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriSHshqipShqipërishqiptareSiriSPAKTrafiktrafikuTurqi
Tjetri
Gjyqtarja Kapedani i kërkon KPK-së që të mos vlerësojë videot në TikTok

‘Ndodh njëherë në jetë’: Mbrojtja e Kapedanit për pasurinë, denoncimet dhe videot në TikTok

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.