AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë: KLGj e ka futur në ngërç përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Lartë konstaton pamundësinë e thirrjes së mbledhjes së posaçme për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës kuorumit dhe i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të zgjedhë anëtarin e 10 që mundëson vijimin e procedurës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Gjykata e Lartë njoftoi të mërkurën se e ka të pamundur të thërrasë mbledhjen e posaçme për procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk plotëson kuorumin e nevojshëm. Si shkak për pamundësinë e mbledhjes së posaçme evidentohet vonesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ në zgjedhjen e anëtarit të 10-të të Gjykatës së Lartë, që aktualisht përbëhet nga 9 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë.

Në njoftim sqarohet se Kushtetuta e ngarkon Gjykatën e Lartë të zgjedhë tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED ka miratuar listën e katër kandidatëve për vendin vakant të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha dhe i ka dërguar Gjykatës së Lartë dhe gjithë dokumentacionin shoqërues, kjo e fundit thekson se e ka të pamundur të vijojë procedurën.

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ku është konstatuar kjo pamundësi dhe i është kërkuar KLGJ-së që të ushtrojë kompetencat e saj për të zgjedhur anëtarin e 10-të.

“[…]Në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, […] mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, citohet në njoftim.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk iu përgjigj pyetjes për koment që BIRN i drejtoi lidhur me këtë kosntatim të Gjykatës së Lartë, deri në publikimin e këtij shkrimi.

Për vendin vakant të ish-gjyqtarit Fatmir Hoxha në Gjykatën Kushtetuese, kanë aplikuar katër kandidatë, Albert Demirneli, Alket Jaupi, Ervin Karamuco dhe Sandër Beci. KED po kryen procedurat edhe për plotësimin e dy vendeve vakante të tjera, të gjyqtares Vitore Tusha dhe ish-gjyqtarit Gani Dizdari.

Gjykata e Lartë njoftoi më 23 dhjetor 2021 se procedura për vendin vakant të Tushes u pezullua pasi numri i kandidaturave ra nën tre. Ndërkohë, vendin vacant të Dizdarit kanë aplikuar pesë kandidatë, Brunilda Kadi, Ilir Toska, Holta Zaçaj, Manjola Xhaxho dhe Tartar Bazaj.

Etiketa: Albert DemirneliAlket JaupiBIRNBrunilda KadiFatmir HoxhaGani DizdariGjykataGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarHolta ZaçajIlir ToskaKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJkushtetuesepaktSandër BeciSHSokol SadushiTartar BazajVitore Tusha
Tjetri
Shqipëria mbyllet më 8.30, festat vetëm me familjen

KLSH padit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.