Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

KLSH padit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK shtatë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë për shkelje të dyshuara ligjore në dhënien me koncesion të shërbimit të laboratorëve. Tre zyrtarë të tjerë u kallëzuan për tenderin e blerjes së respiratorëve në kulmin e pandemisë së COVID-19.

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
18:11 | 26/01/2022
Në Lajme
0
Shqipëria mbyllet më 8.30, festat vetëm me familjen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke dalë nga parlamenti në Tiranë më 26 nëntor 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi të mërkurën se ka dërguar për ndjekje penale tetë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy të tjerë nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO, për shkeljet e dyshuara ligjore në dhënien e kontratës së partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik si dhe me një tender gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Nga auditimi i procedurës së koncesionit të lartpërmendur, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të shtatë punonjësve, anëtarë të Kominisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë,” thuhet në njoftimin e KLSH.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes” u firmos në 24 prill 2019 mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe konsorciumit të kompanive Labopharma me 41%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Ky shërbim pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose 104 milionë euro në dhjetë vitet e ardhme dhe po operohet nga kompania koncesionare “Laboratory Network”.

Shkeljet në dhënien e kontratës PPP të laboratorëve janë pjesë e raportit të KLSH-së për buxhetin e vitit 2020. Sipas KLSH, komisioni i dhënies së koncesionit/ PPP ka refuzuar të marrë në konsideratë kundërshtimin e konsulentit IFC ndaj kualifikimit të konsorciumit që u shpall fitues.

IFC është akronimi i Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, pjesë e Bankës Botërore.

Sipas auditimit, IFC rekomandoi skualifikimin e konsorciumit fitues, nisur nga dyshimet se njëri prej operatorëve ekonomikë ishte në ndjekje penale në Spanjë, ndërsa njëri prej operatorëve nuk ka përqindjen e nevojshme të së drejtës së votës në kompaninë mëmë të tij.

Sipas KLSH-së, në raportin përmbledhës të hartuar nga Komisioni i dhënies së Koncesionit nuk janë paraqitur kundërshtimet e IFC-së  dhe nuk janë kryer hetimet e arsyeshme në përputhje me Dokumentet e Procedurës Konkurruese të miratuara.

KLSH del në përfundimin se komisioni “duhej të kishte skualifikuar bashkimin e operatorëve të mësipërm”.

Përveç kontratës së shërbimit laboratorik, KLSH ka gjetur shkelje edhe në një tender për blerjen e respiratorëve gjatë emergjencës së shkaktuar nga COVID-19.

Lidhur me këtë tender, janë kallëzuar në SPAK tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

KLSH ka konstatuar se ka pasur furnizim të vonuar ose mungesë furnizimi me respiratorë.

“Në përfundim u siguruan vetëm 5 respiratorë, nga 54 që ishte planifikuar nevoja për përballimin e situatës Covid, duke rrezikuar kështu shëndetin publik,” thuhet në raport.

Nga auditimi i fondeve të caktuara për përballimin e COVID-19, KLSH thotë në raportin përmbledhës për buxhetin e shtetit 2020 se ka pasur mungesë të konsistencës së kodeve të projekteve të dedikuara për përballimin e situatës, duke e bërë gjurmimin e realizimit të tyre të vështirë ose thuajse të pamundur.

Sipas auditimit, në këto fonde janë përfshirë edhe shpenzime operative për pagesën e energjisë, internetit, dietave e deri te lavanteria si dhe janë zbuluar raste të ndryshimit të destinacionit të fondeve në shumën 16.7 milion lekë.

Etiketa: KLSHKoncesioni i laboratoreve
Pas

Gjykata e Lartë: KLGj e ka futur në ngërç përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Tjetri

Qeveria shton 48 milionë dollarë borxhe për rrugën e Qafës së Plloçës

Tjetri
Rruga “Egnatia” thith miliona dollarë shtesë, ndërsa fundi nuk duket

Qeveria shton 48 milionë dollarë borxhe për rrugën e Qafës së Plloçës

Më të lexuarat

Shqipëria mbyllet më 8.30, festat vetëm me familjen

KLSH padit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve

18:11 | 26/01/2022
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Petrit Hysa

Prokurori Petrit Hysa shkarkohet nga detyra

10:34 | 24/05/2023
Prokurorja Miranda Bushi shkarkohet nga detyra

Prokurorja Miranda Bushi shkarkohet nga detyra

10:43 | 25/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
KPK kërkon shpjegime për transaksionet me apartamente të prokurorit Hyrjet Lamaj

KPK kërkon shpjegime për transaksionet me apartamente të prokurorit Hyrjet Lamaj

18:36 | 24/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.