AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria shton 48 milionë dollarë borxhe për rrugën e Qafës së Plloçës

Pasi nisi të ndërtohet më shumë se një dekadë më parë, rruga 43 kilometra e gjatë pritet të gllabërojë edhe 48 milionë dollarë të tjera, ndërsa ka ngrënë sakaq 160 milionë, me një tejkalim kostosh prej 60% mbi vlerësimin fillestar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
20:06 | 26/01/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kantieri i rrugës së nisur 11 vjet më parë që lidh Qukësin me Qafë Plloçën. Foto: Dhorjela Çule.

Qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua tjetër me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, me qëllimin për të përfunduar punimet në një segment rrugor 43 kilometra të gjatë, një rrugë me dy  korsi që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë.

Këshilli i Ministrave miratoi në parim të mërkurën marrëveshjen e huasë shtesë me Fondin Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas vendimit të publikuar, sauditët kanë rënë dakord të japin 184 milionë rialët pasi kanë dhënë një pjesë të kredisë fillestare si dhe një kredi tjetër shtesë në vitin 2014.

Rruga në ndërtim

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës. Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014. Punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018, por tre vjet pas tejkalimit të afatit, rruga nuk është ndërtuar dhe do të kërkojë, përveç kohës shtesë, edhe 48 milionë dollarë të tjera.

Kreditë e dhëna për këtë rrugë kanë afat shlyerje të gjatë dhe një periudhë fillestare pesëvjeçare gjatë së cilës nuk paguhet principal, por vetëm interesa. Megjithatë, ndërsa rruga mbetet e pandërtuar, taksapaguesit paguajnë interesat pa e përdorur investimin e kryer në këtë rrugë. Shqipëria filloi të paguajë principalin e kredisë së parë në vitin 2019, kohë në të cilën rruga duhej të kishte filluar të përdorej.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, mes të tjerave, duke u tallur me nismat e shumta të qeverisë paraardhëse për ndërtim rrugësh pa pasur paratë. Ai sajoi edhe togfjalëshin “rrugët e mbetura rrugëve”. Nëntë vjet më vonë, disa nga rrugët e nisura nga qeveria e tij kanë mbetur rrugëve gjithashtu dhe Qukës-Qafë Pllocë nuk është segmenti i vetëm. Rruga Kardhiq – Sarandë duhej të kishte përfunduar, por u përball me një tunel të shembur dhe me mbi 80 milionë euro investim, ndërsa rruga e Dibrës, e nisur me një kontratë koncesioni, është aktualisht e përbërë nga një segment malor që bie në kategorinë e rrugës së fshatit, pavarësisht se pritet t’i kushtojë taksapaguesve mbi 330 milionë euro.

Etiketa: 184Abu DhabiBorxhebuxhetiEdi RamaEurohuaKardhiqKoncesionikrediLibrazhdParaPogradecQeveriaQeveria shqiptareQukëRamaSHshqipShqipëriashqiptarezhvillim
I mëparshmi

KLSH padit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë për koncesionin e laboratorëve

Tjetri

Shtohen dyshimet për mospërputhjet në testimet për COVID në Maqedoninë e Veriut

Tjetri
Naiviteti në prokurimin e vaksinës i kushton shtrenjtë Maqedonisë së Veriut

Shtohen dyshimet për mospërputhjet në testimet për COVID në Maqedoninë e Veriut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.