AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tritoli në banesën e Armand Dukës, policia arreston të dyshuarin, por nuk zbardh motivet

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, por motivet e ngjarjes që ndodhi në kulm të përplasjeve mes Dukës dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj mbeten të paqarta.

Geri EmiringaGeri Emiri
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendi ku u vendos eksplozivi në shtëpinë e Armand Dukës, president i FSHF-së. Foto:Geri Emiri.

Policia e Durrësit njoftoi paraditen e së mërkurës se arrestoi autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Lënda plasëse shpërtheu të hënën rreth orës 22:10 në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit, pak pasi një person me kapuç e vendosi aty dhe u largua me shpejtësi.

Policia njoftoi për mediat se arrestoi si të dyshuar 34 vjeçarin Arlen Hasanaj, fqinj i Dukës në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Hasanaj është sipërmarrës i një biznesi në Durrës.  Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Por policia nuk bëri me dijet motivet e sulmit që pati vetëm dëme materiale, teksa njoftoi se po vijon punën “për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore”.

Ngjarja ndodhi në një kohë që po zhvillohet gara për drejtuesit e shoqatave rajonale të futbollit, të cilat do të votojnë në zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Ajo ndodhi po ashtu në të njëjtën ditë kur FSHF publikoi një regjistrim audio në të cilin pretendon se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po u bën presion dhe shantazh anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranë.

Më herët presidenti i vendit, kreu i opozitës dhe aktorë të tjerë të politikës dhe biznesit bënë thirrje për zbardhjen e plotë të sulmit me tritol në derën e banesës së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Etiketa: Arlen HasanajArmand DukaArmëDurrësErion VeliajFSHFHasanajPoliciaPolicia e DurrësitPunëshantazhshqiptareTiranëtritolZgjedhjet
Tjetri
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.