AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Elina Kombi– Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Elina Kombi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike paraqet ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.

BIRNngaBIRN
16:59 | 27/01/2022
në Skeda
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurorja Elina Kombi e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 28 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Elina Kombi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja e Tiranës, Elina Kombi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elina Kombi deklaronte pasuri me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 13.5 milionë lekëve.

Prokurorja Kombi deklaron 8.2 milionë lekë të dhëna për investime, 2.7 milionë lekë likujditete bankare, 2 milionë lekë pasuri të patundshme si dhe automjet me vlerë 593 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.5 milionë lekë, nga të cilat gati 53% kanë si burim pagën nga funksioni i prokurores dhe 36% nga paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” depozitat bankare me burim të deklaruar prindërit emigrantë, të cilat jepen më pas për të kryer investime në pronën e trashëguar.

Më konkretisht, subjekti Elina Kombi në vitin 2004 deklaron depozitë bankare në vlerën 41,417 dollarë si dhe në kategorinë e detyrimeve vlerën 20,000 dollarë, që sipas deklarimit u përkasin prindërve emigrantë në Greqi. Shuma totale e këtyre depozitave prej 62,900 USD tërhiqet nga banka në vitin 2011, me përshkrimin “dhënë për të kryer investime në pronën e tij të tashëguar nga i ati”. Gjithashtu gjatë vitit 2010 bëhet deklarim i njëjtë për shumën 1,436,000 lekë.

Në vitin 2009 deklarohet shtesë 1,400,000 lekë në sipërfaqen e banimit, ende në proces legalizimi.

Në vitin 2015, bashkëshorti i subjektit deklaron shtesë pasurie të paluajtshme me sipërfaqe 13,280 m2 kaluar në pronësi pas çeljes së dëshmisë testamentare, brenda së cilës gjendet pasuria me nr. 320/5 në truallin 220 m2 dhe ndërtesë 124 m2.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkëshortiBIRNBrunilda BekteshiElina KombiFirdes Shuliflamuj të kuqGreqiinvestimeKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollipasuriaprokurorProkuroreProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria e Tiranësraportreporterreporter.alSkedaSuela ZheguTiranë
I mëparshmi

Rama emëron Endri Fugën në krye të ‘Ministrisë së Propagandës’

Tjetri

Kolegji ndryshoi konkluzionet e KPK, por jo shkarkimin për Gurali Brahimllarin

Tjetri
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Gurali Brahimllari

Kolegji ndryshoi konkluzionet e KPK, por jo shkarkimin për Gurali Brahimllarin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.