AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Familjarët akuzojnë OSHEE për vdekjen 67-vjeçares në Fier

Pamundësia financiare dhe mungesa e mbështetjes sociale nga organet shtetërore e lanë Lilianën të harruar në një banesë të braktisur në Fier, pa kushtet minimale të jetesës, ku ajo nuk mundi t’i mbijetonte dot këtyre ditëve të acarta pa ngrohje.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Energjia, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje-e-baneses-te-nje-familje-ne-pamundesi-financiare_foto_Nensi-Bogdani

Ditët e ftohta të Janarit kanë qenë edhe më të acarta për familjet në pamundësi ekonomike. Në një prej fshatrave të Fierit, një e moshuar 67-vjeçare, Liliana Sema, u gjet e vdekur ditën e enjte nga familjarët në banesën e saj pa kushtet minimale të jetesës.

Familjarët dhe disa prej banorëve të fshatit akuzojnë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, gjë e cila e la të ndjerën pa ngrohje në ditët më të ftohta të dimrit, duke ngrirë për vdekje.

“Ja prenë dritat, unë e gjeta të ngrirë. Doktori tha ka ngrirë nga i ftohti”, u shpreh vëllai i Lilianës në një intervistë për mediat në Fier, i cili e gjeti motrën të vdekur pasi kishte shkuar për ta vizituar.

”Mblidhte kanaçe, ka pasur një pension 70 mijë lekësh”, pohoi nga ana tjetër djali i saj i cili punonte roje në Sarandë.

“Ajo i ka paguar dritat me pensionin, ata thonë nuk I ka paguar”, vijoi ai.

Drejtori i OSHEE në Fier, në një deklaratë për mediat theksoi se kontrata e zonjës Sema ishte debitore dhe energjia ishte ndërprerë para 1 viti, pa asnjë kërkesë për rilidhje të energjisë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, ka reaguar në lidhje me këtë rast duke e cilësuar si diskriminim mosfurnizimin me energji elektrike të familjeve të varfëra.

“Mosgarantimi i energjisë elektrike për personat dhe familjet e pamundura ekonomikisht cënon dinjitetin e tyre duke i mohuar të drejtën për shëndet, të drejtën për strehim, të drejtën për arsim, të drejtën për informim, të drejtën për të qenë qytetarë me të drejta të barabarta”, shkruan Gajda në deklaratë për mediat.

Në lidhje me raste të ngjashme me të Lilianës, komisioneri Gajda i ka bërë thirrje Këshillit të Ministrave të miratojë sa më shpejtë “Statusin e Klientit në Nevojë”, si një e drejtë tashmë e njohur me ligj.

Gajda gjithashtu i ka bërë thirrje OSHEE-së të mos ndërpresë në asnjë moment furnizimin me energji elektrike për familjet në pamundësi ekonomike.

Etiketa: Banorëdiskriminimenergji elektrikeEnergjiaFierKëshillit të MinistraveKomisioneriLigjOSHEEParaRobert GajdaSHtë drejtavdekje
Tjetri
Veliaj nuk shkoi në seancën degjimore të Kuvendit me banorët e 5 majit

Veliaj nuk shkoi në seancën degjimore të Kuvendit me banorët e 5 majit

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.