AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Veliaj nuk shkoi në seancën degjimore të Kuvendit me banorët e 5 majit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj refuzoi të paraqitej të premten në Komisionin e Ligjeve në një seancë dëgjimore të thirrur për prishjen e banesave në lagjen 5 maji, duke u mjaftuar me një shkresë sqaruese. Seanca u bë me përfaqësues të banorëve, Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe Avokates së Popullit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e lagjes ‘5 maji’ protestojnë përpara bashkisë Tiranë | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Fadromat e Inspektoritatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Tiranë, të mbështetura nga forcat e policisë, shembën të mërkurën disa banesa private në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një lagjeje të re me pallate. Prishja u bë bazuar në një vendim të qeverisë për procesin e rindërtimit për pasojat e tërmetit të nëntorit 2019.

Pretendimet e banorëve të zonës për prishje të palajmëruar dhe pa një kontratë kompensimi nga ana e bashkisë, nxitën deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve për të kërkuar një seancë dëgjimore me palët e përfshira në konflikt.

Në seancë ishte thirrur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj,  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.  I vetmi që nuk u paraqit në komision ishte kryebashkiaku Veliaj, i cili kishte dërguar një shkresë sqaruese për qëndrimin e Bashkisë lidhur projektin që prek zonën e banesave të shembura.

Në këtë shkresë Veliaj argumentonte se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për shpronësimet e banorëve. Sipas tij shumica e banorëve kishin pranuar marrëveshjet me bashkinë dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre kishin akoma pretendime. “Po përdoren për qëllime të tjera që skanë lidhje me projektin”, shkruante Veliaj.

Por shkresa e tij u cilësua e pavlerë nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan ndërprerjen e seancës dëgjimore deri kur Veliaj të gjente kohën për të ardhur në komision.

Deputeti Enkelejd Alibeaj e cilësoi mungesën e tij si një “mospërfillje” ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe “vetakuzim” të tij për prishjen e shtëpive private.  “Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, po as Kuvendin, të japë sqarime nëse është me ligjin” – tha Alibeaj i cili kërkoi nga deputetët që “të ruhej nderi i Kuvendit”.

Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi tha se “kjo është seancë dëgjimore, jo seancë leximi” duke i kërkuar kryetares së komisionit Klotilda Bushka që t’i përsërisë kërkesën Veliajt për t’u paraqitur para Kuvendit.

Por Bushka e cilësoi vendimin e kryebashkiakut për të mos u paraqitur si të drejtë ligjore të tij dhe tha se Kuvendi nuk e detyron dot që të vijë. “Vetëm ekzekutivi dhe institucionet që raportojnë në Kuvend kanë detyrim të paraqiten”- tha ajo duke e justifikuar refuzimin e Veliajt me autonominë vendore. Edhe deputeti tjetër socialist Toni Gogu mbrojti vendimin e kryebashkiakut duke iu drejtuar kolegëve demokratë se nëse kanë dëshirë kaq shumë ta dëgjojnë Veliajn të kandidojnë për anëtarë të këshillit bashkiak të Tiranës. “Ne do të shohim zbatimin e aktit normativ për këtë rast”- tha ai duke e cilësuar të mjaftueshme shkresën e ardhur nga bashkia.

Debatet për refuzimin e Veliajt vijuan rreth 2 orë ndërsa banorët e pranishëm nisën të revoltoheshin dhe tentuan të largoheshin nga komisioni, por në fund u vendos që seanca të vijojë me personat e pranishëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në raportin e tij tha se forca e ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve ishte në proporcion me reagimin e tyre. Ai bëri të ditur se Policia ka shoqëruar 5 persona, mes tyre edhe një person që ka kërcënuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë një interviste televizive. Sipas Nanos “Policia ka ndërhyrë me kërkesë të Inspektoriatit të Bashkisë Tiranë me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave të prekura nga projekti te 5 maji”.

Nano tha se ndërhyrja e policisë ka nisur në orën 7.00 të mëngjesit, por banorja Liza Marku, 79 vjeç, tha se policia kishte vajtur në banesën e saj që në orën 4.00 të mëngjesit dhe e kishin nxjerrë me dhunë jashtë pa e lënë të merrte as sendet personale.

Marku foli para komisionit të ligjeve duke akuzuar kryebashkiakun Veliaj se nuk i është përgjigjur asnjë  prej kërkesave të banorëve që ia kishin nisur për 4 muaj rrjesht. Ajo tha se që prej ditës që iu shemb shtëpia  fle në rrënoja, ndërsa kërkon me çdo kusht që t’i jepet një shtëpi me parametrat e asaj që iu shemb. “Punuam një jetë të tërë. Se kam ditur që do përballem me policinë e shtetit. E kam ditur që do vdes por se kam ditur që do vij këtu. Ne nuk kemi qenë  në kundërshtim me projektin, ne kemi kërkuar që të vijë Veliaj dhe të na caktoj një kontratë të rregullt”- tha ajo.

Në komision ishte edhe Elson Marku, emri i të cilit u përmend nga drejtori i policisë se kishte kërcënuar Veliaj. Marku tha se kishte ardhur si përfaqësues i 128 familjeve, të cilat nuk kanë rënë dakord me bashkinë Tiranë për kontratën e shpronësimit.  Ai pretendoi se në zonën ku janë shtëpitë e tyre po bëhet një projekt zhvillimor, ku do të ndërtohen jo vetëm disa pallate për të dëmtuarit e tërmetit, por kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare.

Etiketa: 5 MajiAvokati i PopullitBanorëBashkiaBashkia e TiranesdeputetdetyrimEmriEnkelejd AlibeajErinda BallancaErion VeliajGledis NanoInspektoritatit të Mbrojtjes së TerritoritKlotilda BushkaKomisionkonfliktKullaKuvendKuvendiOerd BylykbashipallateParaPoliciaprishjeSeancashqipTiranëToni GoguvdesVendim
Tjetri
Propozimi për hartë të re gjyqësore pritet me parulla proteste në Shkodër

Propozimi për hartë të re gjyqësore pritet me parulla proteste në Shkodër

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.