AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Saimir Tahiri shkon në burg pas dënimit për ‘shpërdorim detyre’

Ish-ministri i Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë “Rama” u dërgua nga salla e gjyqit drejt qelive të paraburgimit, ku do të vuajë një dënim prej 3.4 vitesh burg për lidhjet me vëllezërit Habilaj dhe përfitimet e padrejta të marra prej tyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
20:23 | 04/02/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke folur per reporteret pasi ka dale nga Gjykata e Posacme e Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, pasi SPAK ka kerkuar te njejtin denim me nga 12 vite burg per Tahirin dhe Jaeld Celen. Tahiri do te gjykohet per veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne bashkepunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale". /r/n/r/nFormer Interior Minister Saimir Tahiri speaks to reporters after leaving the Special Court of Appeals against Corruption and Organized Crime. He will be tried from the beginning for the criminal offenses "Drug trafficking", in collaboration, "Structured criminal group", "Committing criminal offenses by a criminal organization".

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u transportua nga salla e gjyqit drejt qelive të paraburgimit 313 mbrëmjen e së premtes, pasi Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vite e katër muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Vendimi u shpall nga gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,” deklaroi gjyqtari Pëllumbi.

Apeli e rrëzoi pezullimin e dënimit për Tahirin, duke e konsideruar atë të pabazuar.

Ministër i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u kontestua në Apel dhe në Gjykatën e Lartë dhe pas rikthimit për shqyrtim prodhoi sërish të njëjtin rezultat.

Të premten, vendimi ishte paralajmëruar në orën 13:00, por u shpall katër orë më vonë. Kryesuesi i trupit gjykues, Engert Pëllumbi kërkoi ndjesë për vonesën, duke e justifikuar atë me ‘kompleksitetin e çështjes’.

Ministri Tahiri e priti vendimin fillimisht në sallën e gjyqit dhe më pas në korridorin e Gjykatës së Posaçme, ku e shpenzoi kohën duke biseduar me avokatët dhe komunikuar në telefon.

I deklaruar i pafajshëm përgjatë betejës 5-vjeçare me drejtësinë, Tahiri e cilësoi vendimin e gjykatës si padrejtësi.

“Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda,” shkroi ai përmes një statusi në faqen e tij në Facebook.

Procesi i dytë

Gjyqtari Engert Pëllumbi duke shpallur vendimin e dënimit për ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri. Foto: LSA

Megjithëse prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara u qëndruan akuzave për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal, trupi gjykues i kryesuar nga Engert Pëllumbi, me anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalaja, vendosi të lërë në fuqi vendimin e shtatorit 2019 të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënoi Tahirin me 5 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua me 3.4 vjet. Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, pezullimi i dënimit për Tahirin u cilësua i pabazuar.

Gjatë shpalljes së vendimit, u renditën si fakte në dëm të Tahirit edhe bashkëpunimi në një shkallë të lartë të një numri punonjësish policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të anëtarëve të grupit të Habilajve; suksesin dhe vazhdimësinë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve; si dhe shkallën e lartë të përhapjes së këtij fenomenti në atë periudhë. “…Gjë që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimit në mënyrë të paligjshme të autoritete shtetërore dhe pasojat kriminale të ardhura,” argumentoi gjyqtari.

Vendimi thotë po ashtu se nuk janë marrë masat e duhura për t’i dhënë eficensë të plotë strukturave më të lartë drejtuese të drejtorisë vendore të policisë Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara.

“Në ngarkim të Saimir Tahirit rezulton lidhje e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurit me procedim të lidhur, Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj,” deklaroi gjyqtari gjatë shpalljes së vendimit të shkurtuar.

“Lidhje të tilla të pashpjegueshme… kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa në drejtim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarisë kriminale,” shtoi gjyqtari, ndërsa theksoi se Tahiri ka pasur përfitime të drejtpërdrejta nga këto lidhje.

Po ashtu, u deklarua fajtor për shpërdorim detyre edhe i pandehuri tjetër, Jaeld Çela, pasi është konkluduar se kur ai drejtonte policinë e Vlorës është konstatuar një përfshirje e lartë e vartësve të tij dhe funksionarëve të tjerë shtetërore në episodin e trafikimit të 880 kg cannabis sattiva me peshkarexhën “Fatima” në datat 5 dhe 6 maj të vitit 2015.

“Është evidentuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të bimëve narkotike cannabis sattiva në territorin e Drejtorisë së Policisë Vlorë, aktivitetet këto të paligjshme, furnizuese të drejtëpërdrejta të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike”, konstaton gjykata dhe shton se në të nëjtën periudhë i pandehuri ka mbajtur lidhje me trafikantët, si dhe nuk ka marrë masat e duhura për ti parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale.

 

Etiketa: ApelApeliArrestimBurgcannabisDritan PrençiFacebookFlorianFlorian KalajaGjykataGjykata e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësHabilajKrijonKrimeligjzbatueseMinistër i BrendshëmMjaftMoisi HabilajNarkotiknarkotikëprocedimprokurorProkuroriaPunëRamaSaimir TahiriSHShpërdorim detyreshtatorTrafikTrafiku i drogesVendimiVladimir MaraVlorë
I mëparshmi

Pamja nga Kievi

Tjetri

Astrit Avdyli dënohet për trafik narkotikësh

Tjetri
Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

Astrit Avdyli dënohet për trafik narkotikësh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.