AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rrëzohen në Kuvend kandidatët për KLGJ dhe KLP

Në seancën plenare të së enjtes, Kuvendi nuk arriti numrin e nevojshëm të votave për plotësimin e 4 vakancave në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Procesi i përzgjedhjes së tyre u kontestua nga opozita, e cila votoi kundër kandidaturave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:17 | 10/02/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi gjatë seancës plenare të së enjtes. Foto: LSA

Pas një votimi pa debat, Kuvendi rrëzoi të enjten katër kandidatët e përzgjedhur nga trupat e pedagogëve si anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokukurorisë.

Katër emrat e përzgjedhur për të plotësuar 4 vakancat në këto dy institucione nuk morën numrin e domosdoshëm të votave, duke e rikthyer procedurat e përzgjedhjes së tyre në nënkomisionin e posaçëm të ligjeve.

Kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, Yllka Rupa dhe Orjona Muçollari, morën 87 vota pro, 9 kundër dhe 16 abstenim. Edhe dy kandidatët për KLP-në, Ilir Rusi dhe Mirela Bogdani u rrëzuan pasi morën 87 vota pro, 6 kundër dhe 16 abstenim.

“Çështja rikthehet në nënkomision për të miratuar një listë të re sipas procedurës së parashikuar në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë,” tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pasi lexoi rezultatin e votimit.

Përzgjedhja e tyre në etapat e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligjet përkatëse u kontestua nga opozita, e cila votoi kundër ose abstenoi në seancë, duke e bërë të pamundur miratimin e kandidatëve për këshillat.

Opozita shfaqi rezerva gjatë procesit të përzgjedhjes së tyre në mbledhjen e nënkomisionit të Ligjeve i ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve, ku u debatua për raportin e vlerësimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj kishte skualifikuar për mosplotësim të kritereve ligjore shumicën e kandidatëve, duke i dërguar Kuvendit vetëm 4 emra për 4 vende vakante.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi se qëllimi i mazhorancës ishte që të shkohej në një proces votimi me “kandidatë të paracaktuar”.  PD kërkoi që të kalonin në listën kualifikuese emrat e skualifikuar, por ky propozim nuk gjeti konsensusin e mazhorancës duke e çuar procesin me hedhje shorti, ku në gogla ishin aq kandidatë sa edhe vendet vakante në të dy këshillat.

Pa ndonjë suprizë, shorti nxori kandidatë për KLGJ-në Yllka Rupën dhe Orjona Muçollarin, ndërsa për KLP-në Ilir Rusin dhe Mirela Bogdanin.

Në mbledhjen e posaçme të Konferencës së Pedagogëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë u paraqitën në seancë dëgjimore 9 kandidatë, shumica prej të cilëve kandidonte për të dy këshillat.

 

 

Etiketa: Gazment BardhiGenci GjonçajGjyqIlir RusikandidatëtKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKLPKuvendKuvendiLindita NikollaMirela BogdaniOpozitaPartisë DemokratikePDRusiVotaVotimi
I mëparshmi

Bie numri i shpendëve ujorë si pasojë e degradimit të ekosistemeve

Tjetri

Prokurorja Silvana Lule përmbysi barrën e provës për konfliktin e interesit

Tjetri
Prokurorja Silvana Lule përmbysi barrën e provës për konfliktin e interesit

Prokurorja Silvana Lule përmbysi barrën e provës për konfliktin e interesit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.